Bashkimi Europian kërkon nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi forcim të sundimit të ligjit. Në konkluzionet e takimit mbi Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, dhe Serbinë u theksua se, sundimi i ligjit ka “rëndësi qëndrore” në procesin e pranimit në BE.
Kjo u theksua gjatë një takimi ndërqeveritar në Bruksel, ku u vendos që të hapen katër kapituj të rinj në negociatat e pranimit me Malin e Zi, raporton EUobserver.
Gjatë takimit u vijuan kritikat për mungesën e sundimit të ligjit në Turqi dhe në rajonin e Ballkanit e më gjerë.
Në takim iu bë thirrje Shqipërisë të bëjë më shumë për të luftuar krimin e organizuar.
Për Maqedoninë u vu theksi tek shqetësimet serioze në lidhje me rritjen e politizimit të institucioneve shtetërore dhe rritje të mangësive në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit dhe lirisë së medias.
Ndërsa në lidhje me hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në BE, Serbisë iu kërkua kësaj të fundit që të përparojë në “normalizimin” e marrëdhënieve me Kosovën dhe që Beogradi të miratojë regjimin e sanksioneve me Rusinë.
Bisedimet për normalizimin e marrdhënieve pritet të rifillojnë në Bruksel në janar pas një pauze për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.
BE-ja gjithashtu ka udhëzuar qeverinë e re të Kosovës të miratojë ligje të reja “, si çështje me prioritet”, për t’i mundësuar EULEX-it, ngritjen e një gjykate të krimeve të luftës së Kosovës në Hagë. Gjykata pritet të hapet dhe të nisë punën e saj në fillim të vitit 2015. /gj.k/
Kur keta te brukselit me estetiken e gjuhes se tyre te thone “duhet te besh me shume”, kjo le te nenkuptosh se je zhytur aq thelle ne llum, sa qe duhet te besh perpjekje te dalesh vete prej saj.
“I mbyturi te mbyt!” – eshte nje shprehje qe ata e dine me mire se kushdo.