Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito tha sot se kushdo që aplikon për punë në administratën publike e ka të garantuar transparencën.
Duke marrë fjalën në konferencën ‘për të drejtën e informimit’, Harito tha se aktualisht kemi hyrë në fazën e konkurseve të pranimit në administratë.
“Procesi është i gjithi online dhe gjithkush që aplikon për punë në administratën publike e ka të garantuar transparencën”, siguroi ajo.
“Për 120 pozicione të hapura në administratë kanë konkuruar 5200 persona, të zgjedhur përmes një procedure krejtësisht të selektuar.
Në fund patëm një rezultat të papritur pasi nga 5200 vetë vetëm 38 arritën të kalojnë në të gjitha fazat e konkurimit”, u shpreh Harito, ndërsa shtoi se transparenca është rruga e duhur për të ecur përpara.
Ajo tha se dy ligjet e miratuara së fundi nga parlamenti shqiptar, ligji “Për konsultimin publik” dhe ai “Për të drejtën e informimit” synojnë të konkretizojnë rritjen e transparencës në qeverisje.
Ligji “Për të drejtën e informimit” i jep më shumë akses publikut, ndërsa ai “Për konsultimin publik” tenton të thithë kapacitetet e shoqërisë në procesin ligjvënës. /gj.k/
TOtalisht e paafte
korrupsioni vazhdon kam frike, po kjo nuk ka cfare te beje se ca do i bej IT
http://bit.do/3000-mije-euro-per-tu-futur-ne-pune-ne-administrate
Totalisht e paffte. Ministrja me idiote qe ka edi rama ne kabinet. Ministrja e inovacionit qe merret me konkurset e punesimeve ne shtet, as ne nivelin e nje drejtori drejtorie nuk eshte.
Moj Ministre cfare ke bere me IT ne Shtet, ate dil e fol, se late kokrren e namit
Si transparenca e zevendes ministres qe doli debitore te oshi, dhe u emerua e u shkarkua nga qeveria e Psikopatit Rama?
Give me a fucking break man or woman! Doni te beni shtet ju legena, fillojeni nga rrethi juaj se pari (Parti, Parlament), meqenese e keni marre me shume qejf kete pune dhe pastaj vazhdoni qe tu themi edhe ne hallall. Ne VLore emerohet rishtazi nje kryetar apo kryetare e INUK-ut nje ish zyrtare e ZRPP-se, e cila eshte per ndjekje penale dhe ju na shisni qiqra ne hell per transparence? Pttuuuuuuuu, bth…….qira! Kjo eshte transparenca juaj!
Kjo jo vetem eshte idiote… po nejse… me IT ne shtet o shtet ca behet?
Mjaft folet per transparence znj. ministre,ju nuk i hidhni dot HI syve njerezve qe punuan e luftuan per fitoren e se majtes,sepse kjo qeveri po punon me administraten e se djathtes,dhe me drejtora miq e shok te Koco Kokedhimes,mashtrusit qe i genjen socialistet nga shkon rruges_themi ne nga anet tona
Ku po e shikon paaftesine o Legen, (keshtu je vetequajtur, mua me vjen keq qe ke kete vleresim per veten tende). Keq te bejne transparence, keq te bejne emerime si ne kohen e Don Kishotit, nuk i gjendet karari ketij kombi…