Shkojnë për të vjedhur, vriten nga pronari i banesës/ Identifikohen dy grabitësit e vrarë në Selitë

17 Dhjetor 2014, 17:00Politika TEMA
Shkojnë për të vjedhur, vriten nga pronari i banesës/

Dy persona janë vrarë mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selitë.

Dyshohet se ata janë futur në një shtëpi për të grabitur dhe janë vrarë nga i zoti i banesës.

Burime të policisë bënë të ditur se pronari i banesës, Flamur Ymeri, ka pikasur hyrjen në banesën e tij dy persona të armatosur dhe të maskuar, dhe në kushtet e vetëmbrojtjes, i ka qëlluar të rinjë duke i lënë të vdekur në vend.

Më pas ai ka njoftuar policinë për ngjarjen dhe është vetëdorëzuar.

Bëhet e ditur se viktimat janë të moshave 22 dhe 27 vjeç.

Ata janë Adnan Luli dhe Ervin Shaba.

Dy viktimat u vranë nga Flamur Ymeri, pas tentativës për grabitjen e banesës së tij.

Banorët e zonës thonë se ata i kanë vënë armën tek koka Ymerit, por ky ua ka marrë atë dhe i ka vrarë.

Grabitësit i kanë vënë armën në kokë dhe thuhet se i ka vrarë me armën e tyre. Ishin familje e mirë, s’ishin të përzier me gjë. Edhe mua më kanë vjedhur shtëpinë para dy vjetësh. Edhe unë po t’i kisha gjetur, do t’i kisha vrarë”, tha një nga banoret e Selitës.

Gjithsesi, policia nuk ka dhënë asnjë version zyrtar të kësaj ngjarje të rëndë.

Policia bën të ditur se ka sekuestruar në vendngjarje një automatik të tipit skorpsions dhe sipas dëshmisë së pronarit të banesës, arma ka qënë e dy grabitësve./b.l

 

12 komente në “Shkojnë për të vjedhur, vriten nga pronari i banesës/ Identifikohen dy grabitësit e vrarë në Selitë”

  1. Goni says:

    Nuk eshte habi qe grabitesit te kene qene vrases me pagese. Flamuri qe i vrau e ka mbiemrin Ymeri dhe njihen hasmerite e Ymerve dhe Xhabafteve ne Selite nga e cila jane shuajtur dy fise.

    1. franci says:

      O goni flamur ymeri (mul topalli).ka qene miku I ngusht I cim xhabaftit mos shiko mbiemrin vlla

  2. fate says:

    ky flamuri eshte maskara

  3. drini says:

    Dy grabitesit i paskan vene armen e te koka, e ky ua paksamarre dhe i ka vrare.Si Stalone ne filmat e Holivudit.Pak e cuditshme…..

  4. GAMORI says:

    ATA JANE DY TE RINJ QE U RRITEN NE SHTETIN FASHIST TE SALES DHE JANE VIKTIMA TE SHTETIT DHE TE FAMILIEVE TE TYRE ;QE EDHE ATO MUND TE JENE FAMILIE EMIGRANTE NE TIRANE DHE PRAPSEPRAPE DUHET MENDUAR QE E TI PLAGOSES POR ASNJEHERE TI VRASES !

  5. nga selita says:

    ate thuj o gazetar Mul Topalli, ashtu e njohim ne .
    “Grabitesit” kane dale huq kete here, Muli eshte treguar me i shpejte. Sa here jane lare rruget e asaj lagjejeje me gjak hakmarrjeje. Une thashe se u shujten, por paskan ngel akoma.

  6. Miri says:

    E c’rendesi ka nese u vrane si hajdute apo per hasmeri.
    A ishin ne shtepine e tjetrit??? A pa Flamuri se kishin hyre te huaj ne shtepi ???
    Cduhej te bente tu nxirrte gruan???
    Plumbin e kan pas hak
    Madje eshte treguar Burre qe ka njoftuar shtetin dhe ka dhene shpjegime
    Hallall
    Haram policia nese e denojne se ska asnje faj

  7. Ylli says:

    E Flamur e Glladiator…

  8. greku says:

    Ky katundari i tirones i paska pa ne kamera , ka pase kohe me marr qiften e me pas me i vra nje e nga nje si 007.
    Mendoj se eshte dashte te lajmeroje policine e jo ti vriste.
    Ose te qellonte ne ajer qe ti trembte nga shtepia …
    ne cilin vend te botes hajduti denohet me vdekje ?
    Per ate vjedhje ata dy te rinj ne baze te ligjit nuk mund te denoheshin me shume se 15 vite burg , pra nuk duhet ndershkoheshin me vdekje , dhe pa gjyq , nga ky katundar profesionist vrases .
    ai duhet te denohet per , vetegjyqsi , vrasje me paramendim te dy personave , armembajtje pa leje etj , pra minimumi me 20 vite burg. Por ka per ta kalu lehte , me pak lek
    kur ai shqiptari vrau ne burg policin grek e me pas vdic nga torturat sikur juve ju dhims krimineli e jo polici , po tani kush po ju dhimset ? Prandaj mesohuni te jetoni me ligjin e jo me kanunet e katundeve ore katundare.

    1. franci says:

      Selita esht lagje tirones plako seshte katund esht ne njesin bashkiake 5 meqe po tregon katundaret mer harten lexoje po dite tlexosh , preferon tjesh kartundar Grek ti ndoshta stvej faj

    2. Tirona says:

      Greku thote katunarë,ti qënke një grek shkërdhatë, edhe ti si ata të dy do përfundosh nëse ke atë zanat, të gjithëve na vjen keq jan djem të rinj por shkoni vidhni shtepitë adndej nga keni ardhur dhe jo ketu ne katunin tonë Tironë, se këtu ashtu do te vriteni dy e nga dy të gjithë hajdutët, dhe vrasësit me pagese kështu do përfundoni.

    3. Tirona says:

      Greku thote katunarë,ti qënke një grek shkërdhatë, edhe ti si ata të dy do përfundosh nëse ke atë zanat, të gjithëve na vjen keq jan djem të rinj por shkoni vidhni shtepitë adndej nga keni ardhur dhe jo ketu ne katunin tonë Tironë, se këtu ashtu do te vriteni dy e nga dy të gjithë hajdutët, dhe vrasësit me pagese kështu do përfundoni.Arabi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje