Flamur Ymeri dhe bashkëshortja e tij kanë rrëfyer në polici tmerrin e përballjes me dy grabitësit mëngjesin e djeshëm.
Fillimisht me grabitësit është përballur gruaja e Flamurit, të cilës grabitësit i kanë vënë armën në kokë, duke e detyruar të futet në shtëpi.
“Fëmijët kishin shkuar në shkollë e kopsht, pak minuta më përpara erdhi furgoni dhe i mori.
Unë po laja oborrin dhe Flamuri ishte ende në gjumë.
Mund të ketë qenë ora disa minuta më shumë se 8 e mëngjesit.
Në një moment po shikoja gjurmë me baltë, në shkallët që sapo i kisha larë dhe fillova të dyshoj.
Ndërsa për pak sekonda pashë me bisht të syrit një si njeri që më kaloi nga ana e shtëpisë.
Në këtë kohë, pa kuptuar asgjë, një person i maskuar më ka vendosur armën në kokë dhe më ka pyetur se ku ishte Flamuri.
Unë bërtita, pak nga frika, por edhe pak që të zgjoja burrin nga gjumi dhe nuk e di as vetë se si më erdhi në mendje t’i thosha që ai nuk ishte në shtëpi.
I thashë që kishte shkuar të çonte vajzat në shkollë.
Atëherë ai më tha që t’i tregoja vendin ku mbanin paratë dhe duke ma mbajtur pistoletën në kokë, u fut bashkë me mua brenda në shtëpi.
Unë flisja me zë të lartë vazhdimisht që të më dëgjonte Flamuri.
Ndërsa një tjetër person i maskuar ishte futur para nesh në shtëpi”, ka deklaruar Entela Ymeri, bashkëshortja e ndërtuesit, në dëshminë e zbardhur nga ana e gazetës “Panorama”.
Ndërkohë, vetë Flamuri ka thënë në polici se në ato momente ishte në gjumë.
Më pas, ai i ka rrëmbyer pistoletën njërit nga grabitësve dhe me të i ka vrarë të dy, duke qëlluar disa herë mbi ta.
“Unë isha në gjumë, por u zgjova kur dëgjova gruan që po fliste me zë të lartë me dikë.
Nuk e kisha idenë se çfarë po ndodhte, derisa dëgjova një zhurmë të fortë që vinte nga dhoma përballë.
Aty kishte qenë njëri nga autorët, që kishte kthyer përmbys gjithçka, duke kërkuar paratë.
Jam ngritur nga krevati dhe kam qëndruar pas derës për të kuptuar çfarë po ndodhte.
Brenda pak sekondash dëgjoja zërin e gruas që fliste me një person dhe ai e kërcënonte, i thoshte t’i tregonte paratë.
Kur ata ndodheshin përballë derës së dhomës ku isha unë, nuk e di as vetë se nga më erdhi ajo forcë, por për të qindtën e sekondës kam hapur derën dhe i kam hequr nga dora pistoletën që ia kishte vënë në kokë gruas sime.
E kam sharrë dhe direkt e kam qëlluar në kokë nga afër. Në atë moment ka dalë nga dhoma personi tjetër, edhe ai me maskë dhe doreza si i pari, menjëherë e kam qëlluar edhe atë. Më pas u kam qëlluar edhe disa herë të tjera me armët e tyre”, ka deklaruar Ymeri në polici./b.l
Te lumte pushka or Flamur. Ngushellime familjeve te viktimave.
Mos u nxitoni o njerez me komentet si tju vijne ne koke. Ato dy te shkretet nuk kane qene hajdute banesash. Policia te shikoje historine e viles se Mul Topallit ( Flamur Harizit ndryshuar ne Ymeri) se si e ka perfituar. Ato njiheshin me njeri tjetrin pasi njeri nga ata eshte nipi I personit qe eshte pronari aktual I viles. Ato kishin kohe qe takoheshin per te negociuar.Ky i ka thirrur ne shtepi dhe i ka ekzekutuar. Durim dhe do e shikoni ” heroin ” qe iu ” futen ” ne banese per ta grabitur. Ngushellime familjes se viktimve.
Komentojme artikullin dhe jo ato fakte qe nuk i dime.
Nqs ata kane shkuar per te negociuar nuk kishin pse te shkonin me maska
Sa naive jeni o njerez. Pse eshte veshtire ti lesh tjetrit kapuc dhe armen ne dore? I ka vra nga afer duke bisedu. Prisni hetimet dhe flisni. Mul Topallit ( Harizit ) do ja kendojne kengen shpejt. Ate qe sberi Mand Faruku ne 94 nga ku mori pseudonimin do e beje ndonje tjeter shume shpejt. Ka vellezer te mire dhe shpresoj mos te perfshihen ne konflikt.
Po te kane ardh’ per te grabit te lumte alltia!
Te lumte dora,ke dhene shembullin me te mire!
Rambo do ja kishte lakmi kete film “action”, po hajde ma. Po qe se kane shkuar per grabitje, duhej ti llogarisnin te gjitha
sido qe te kene ardh te lumte
Propozoj Flamurin per pasardhesin e Liam Neeson ne “Taken”
P.s. Te lumte dora Muli
Si ka mundesi te behet nje vjedhje e tille ne nje ore kur njerezit jane aty,degojne femijet ne shkolle,gruaja duke lare oborin e i zoti i shtepise brenda ne kulle?
Bandiera,faktikishte dyshime kame patur qe kur e kame degjuar si lajm,eshte gati nje sajese(ishalla nuk eshte)vjedhsit nese do kishin plane per ta vjedhur do kishin ardhur ne mes nate,por jo ne kete ore,nga kaluan me arme,me maska,duke ditur qe kishte njerez brenda,lagjja zgjuar….ketu i duhet policie te punoj te vertetoje se ku kane qene personat me pare,cfare njohje kane me njeri tjetrin,nese kane patur probleme apo konflikte,personat a jane njohur si ajdute,dhe te verifikohet aktiviteti i probnarit??????Menyra se si shpjegon autori te le per te deshiruar,ai ishte ne gjume,degjoi zera,u ngrit,dhe pa qe nje person i kishte vene pistoleten ne koke te shoqes,dhe ai si Rambo e mbretheu per fyti dhe ja mori pistoleten e ajduti tjeter hante bar?????.Pik ai i ka theritur ne vile per negocim per dallaveret qe kishin kryer te tre se bashku,dhe aty ne debat,miku ka nxjere patllaken pa leje qe ja dha Salush haleja ne vitin 1997,i ka vrare,dhe me pase u ka vene kapuc dhe doreza,dhe patllaken prane.Policia nxiton tu vere kapak ketyre puneve,i mbyll keto ngjarje si i ka qefi.kete qe ta thashe me kujton nje ngjarje te vjeter qe ka ndodhur diku ne nje fshat te Beratit,nje person qe njihej nga policia si njeri problematik kishte mare borxhe per te bere dru zjari per nje biznesmen nga Berati,dhe personi ne fjale ja kishte mare leket dhe nuk i kishte sjedhe drute,vete djali i tije me nje shok per te biseduar,personi i fute nje te qelluar me arme njerit,dhe tjetrin e plagos,dhe thote me erdhen ne shtepi per te me grabitur,policia Alla Sali e mori te mirqen kete varjant,dhe e shpalli ne kerkim personin e dyte te plagosur,i cili iku ne Greqi,mbase kohesh u vertetua se armen kishte borxhliu nnga ato qe mbajne rendomte gjithe shqipot neper banesa…..te mos zgjatem keshtu vajti puna,edhe kjo e ketije me siper e ka nje hile…..
I nderuar PETRITI ! Jam plotesisht dakort me logjiken dhe dyshimet e tua. Nuk ka mundesi qe nje hajdut te shkoje si derri ne thes pa bere nje plan apo skemi vjedhej. Hetimi i te shkuares se viktimave, marredheniet shoqerore qe kane patur me perpara dhe personaliteti i ture do te ndihmojne hetuesine e sakte te kesaj ngjarje per te ngritur versionet dhe hetuar pistat e ngjarjeve.
Bashkeshortja e tyre?
Pak e dyshimte.
Por nese do te ishte vertete si thote ky,i lumte dora,monument duhet ti ngrene.
Kam frike se eshte ndryshe.
Per policat shqiptare dhe komentuesit e temes eshte e besushme.
Por nje profesionist perendimor besoj se nuk eshte keshtu.
E Thote njeri aty me siper, si rambo.
Ishalla si ka vrare gjekundi dhe I ka sjelle ne shtepi.
Ose nuk I ka ftuar qellimshem ne shtepi.
Po te jete e vertete hallall edhe pse vrau dy te rinj.
Nje zot e di.
Eshte si puna e atij plakut shijaks qe therri ate vajzen 18 vjece me pretendimin qe e kishte lene shtatzane per te mbrojtur te birin e martuar qe kish ne itali.
Po te jene prokuroret si vellai I nishanit dhe komentuesit e temes edhe kau ngel me barre.
O mediat e nderuara te ketij vendi,kur do mesoni te na jepni nje ngjarje te sakte rreth asaj qe ndodhi.Brenda 24 oreve, Flamuri i shkrete njehere i vrau me ciften e vet pastaj i kapi njerit pistoleten dhe i vrau te dy pastaj kur kishte mbaruar pune mori edhe kallashin e njerit prej grabitesve dhe i shtiu perseri per siguri.Mjere ne kush na drejton kush na informon dhe kush na injoron edhe ate pak kulture qe kemi.
HALLALL VLLA TE LUMTE DORA!!!
Ore hajna, ndigjoni nji kshill prej meje: mos mbani fishek kur shkoni per pun, per veten tuj e kom.
Paskan pa shum filma kjo entela ja ka kalu Sharon ston si aktore iiiiiii ngushellime familjeve
Nese kane qene hajdute banesash , te lumte dora .
Nuk e kuptoj shkakun “… i qellova disa here me armet e tyre..”
Ketu ka tradhti burra… edhe gra!
me duket shum e let qe nji njeri te zakonshem t’vrasi dy vet me armat te veta.
NE amerike eshte ligj qe kur dikush hyn ne shtepi per te vjedhur dhe pronari e vret,atehere pronari nuk denohet sepse konsiderohet se e ben vrasjen per vetembrojtje,por duhet ta kete armen me leje.
shum i dyshimt keto dy vrasje,si nuk reaguan fare grabitesit po priten qe i zoti i shtepis tu merte aremen e ti vriste te dy. nga informacione kafenesh thuhet se i vrau me cifte dhe nuk i vrau me armet e tyre. megjithate un kam besim se policija do ta zbardhin ceshtjen plotesisht se nuk eshte fare e veshtir per tu zbardhur
Kjo eshte perralla qe tregon i zoti i shtepise ,por e verteta mund te jete
Krejt ndryshe .Asnjeri nga ju nuk ka qene prezent ,si mund te gjykoni pa pare .Sa per maskat i zoti i shtepise i ka marre masat para kohe .
Nje shprehje popullore thote :kush ben shtamen ,ben dhe veglen!!!
Vegen d.m.th veshin ose dorzenu
ne kete ceshtje ka shum detaje qe bien ne kundeshtim me njera tjetren , hajdut me maska ne oren 8 te mengjesit , i zoti i shtepis i pergjumesh (nje marins amerikan)i vret me armen e tyre . te ashtu quajturit hajdut pyesin te zonjen e shtepis se ku e kishte burrin , . dhe mendoj se ka shume detaje te tjera qe nuk jane thene qe deshmojn qe skena e krimit nuk eshte kjo qe( heroi ) ka thene , mmegjithate mendoj se policia do nxjeri ne drit shum shpejt te verteten . pastaj eshte ceshtje e gjykatave nese do ndeshkoj fajtorin apo fajtoret .
Nqs behet nje hetim serioz do te shikoni qe,qe te dy bashkeshortet genjejne. Me larte ka komente serioze dhe komente te nxituara. E keqja eshte se ne Shqiperi hetimin dhe gjykimin ta bene media dhe njerzit pa experience ne krime. Sot ne Shqiperi jane bere te gjithe hetuesa duke pare filma Hollywoodi. Shqiperia eshte ne duar te sigurta me hetuesit me kurs 6-mujor dhe gjykates 6-mujor. Paskemi qene nje popull i mallkuar. Perendia ju ndimofte ju qe jetoni ne nje vend te bukur por me njerez te liq.