Shpërblimet për festat e fundvitit, Rama publikon shifrat dhe kush përfiton

18 Dhjetor 2014, 12:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama publikoi në Kuvend masën e shpërblimeve që do të jepen me rastin e festave të fundvitit për disa prej kategorive që do të përfitojnë nga fondi i akorduar nga Qeveria.

Në seancën parlamentare, Rama tha se me skemën që do të përdoret do  ti jepet fund traditës së lëmoshave dhe mungesës së stimujve për më të mirët.

“Ne besojmë se ashtu sikundër meritojnë vëmendje njerëzit në nevojë, ashtu meritojnë mirënjohje njerëz të spikatur të shoqërisë, që gjatë këtij viti i kanë dhënë shoqërisë një kontriburt të posaçëm”, theksoi Kreu i Qeverisë.

Në vijim ai sqaroi se nga njëra anë Qeveria ka vendosur të shpërblejmë për Vitin e Ri personat me aftësi të kufizuar, familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë, që përbëjnë grupin social më vulnerabël dhe që do të përfitojnë mbështetje edhe përsa i takon përballimit të heqjes së fashës 300 kw, si dhe pensionistët në tërësi, por me një masë tjetër shpërblimi.

Kryeministri theksoi se shumat që do të akordohen tejkalojnë filozofinë e Gjelit të detit.

“Me shpërblimet që do të japim nga njëra anë i shprehim mirënjohjen të gjithë atyre që në sistemin mësimor, shërdetësor, sigurisë i kanë dhënë një kontribut të posaçëm gjatë këtij viti, dhe nga ana tjetër ndihmojmë shtresat më në nevojë”, theksoi Rama.

Shpërblimet për festat e fundvitit

Personat me aftësi të kufizuar, familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë, do të përfitojnë një shpërblim prej 30 mijë lekësh ose 30 dollarë

Pensionistët do të përfitojnë një shpërblim prej 20 mijë lekë ose 20 dollarë.

Veteranët dhe ish të përndjekurit mbi 65 vjec, shpërblimi do të jetë 50 mijë lekë ose 50 dollarë.

Fëmijët e policëve  të rënë në krye të detyrës dhe ushtarakëve me misione jashtë Shqipërisë shpërblimi do të jetë 100 mijë lekë ose 100 dollarë.

Nxënësit e shkëlqyer dhe studentët e ekselencës do të marrin një shpërblim  50 mijë lekë ose 50 dollarë

Mësuesit e shkëlqyer do të marrin një shpërblim 400 mijë lekë ose 400 dollarë

Trupa e shërbimeve më të mira në shëndetësi do të marrë një shpërblim 400 mijë lekë ose 400 dollarë.

Njësia policore e qarkullimit rrugor të Tiranës do të marrë një shpërblim 400 mijë lekë ose 400 dollarë për cdo punonjës

Njësia që shpëtoi parkun Kombëtar të Divjakës do të marrin një shpërblim prej 400 mijë lekë ose 400 dollarë. /gj.k/

 

38 komente në “Shpërblimet për festat e fundvitit, Rama publikon shifrat dhe kush përfiton”

  1. Sh says:

    sa e ka kursin e dollarit? Une them qe dhe ministrit dhe deputetit me te mire ti japim i shperblim…hajde te hapim tenderin kush do fitoj…

    1. qytetar says:

      personat e aftesi te kufizura dhe shtresat e tjera ne nevoje meritojne nje vemendje te vecante e cila nuk po ju mungon

      1. Gjeli i Detit says:

        Leter e Hapur falenderimi per Kryeministrin Rama

        I Dashur Edi, kollolololollloooo Kur erdhe ne pushtet me ato ngjyrat e gjakut te mpiksur me ne sfond rilindjen na fute tmerrin, na kalle daten, se per pak menduam se do beje khasapane tek ne gjelat dhe pulat e detit te Shqiperise, por ja qe kishim gabuar rende. kololollllolllloolloo

        Sot pasi bere publike listen e shkurter te shperblimeve tek buxhetoret kaluam te qete rrugeve te pazarit me koken lart e jo poshte si zakonisht. Askush nga ata qe na lakmonin kofshet, gjoksin, lafshen nuk guxonin me te na shifnin me ne sy. E sme mbetet tju them tjeter vetem Bravo Cuna, Bravo KM kolllolkololllollollo

        E tani qe nuk na pjekin dot, qe nuk na hane dot, Ne gjelat e pulat e detit, fale teje i themi popullit shqiptar: kololllollolloll

        NA HENGSHI GLASEN DHE DHE E GEZOFSHI RAMEN E RI 2015 kololllollollo

        Me respekt shoqata e gjeldeteve Peqin-Lushnje – Tirane 18/12/2014

        1. Albani says:

          BRAVO,e urime per komentin,ti gjeli i detit me shoke hic mos keni frike sa te kemi Ramen te pare.
          SA POLICE KANE RENE NE KRYE tE DEtYRES QE RAMA QENKA BERE KAQ SHPIRtEZI PER jEtIMEt.

      2. Ardiani says:

        ca bohet keshtu po tallet me invalidet kryeministri na i jep me gjysem dore dhe na i mer me te dyja duart me 30 $ nuk blihet as gjysma e gjelit plus qe ato 30 $ do na i mari prap te energjia , un jam invalid dhe kryefamiliar vet i 6 kujt tja tregoj me par ato 30$ femijve apo elektrikut me mir elektrikut se nuk dua te shkoj ne burg e ti lej femijt edhe pa buken thate

    2. eda says:

      Ti gezojne shperblimet se i meritojne

    3. doris says:

      Vleresime per shperblimin e me te mireve

    4. Elma says:

      Po ne shendetesi kush mund te jete trupa me e mire ata qe kane shkaktuar me pak vdekje se nuk e kuptoj me cfare treguesi do te vlersohen keta te shendetesise. dhe sa per vleresimin un besoj se ai eshte shume subjektiv dhe shperblimin ne fund te vitit duhet rta marin te gjithe dhe jo sipas preferencave te shefave.

  2. Luspa says:

    400 dollare jane 48.000 leke
    apo do tatohen 8.000 leke

  3. Komunisti says:

    Po administrata qe e ka te sanksionuar me kod pune rrogen e trete dhe shperblimin? Se per tja kerkuar ligjin dynjas per zbatim ja kerkojme ne vet e shkelim me te dyja kembet! Dhe presim nga adminstratat korrektesi ne pune dhe lufte kundra korrupsionit.

  4. dorjani says:

    Bravo kryeminister per keto shperblime, ndashte ke menduar gjate te dalesh deri aty ne ate perfundim, kush pervec policise ka punuar ne kete vend nuk di se cfare duhet te beje tjeter, keto jane tamam shperblime lemoshe, kur ato duhen te jene per me te miret te pakten zbatoni ligjin per rrogen e trembedhjete qe po genjen edhe ti si sala shkelje hapur e ligjit.

    1. don says:

      Rroga e trembedhjet? Per cfare? Eshte ky model Grek apo Italian? Te dy keto vende jane nder vendet qe kane tregue ekonomik me te ulet ne Europe, per te mos thene se kane ekonomi te rrenuar.

      1. Ana says:

        rroga e 13 eshte ligj i shtetit shqiptar. Ligj qe kjo qeveri po e shkel dhe per kete vjedhje do mbaje kostot shume shpejt.

  5. monkey attack says:

    Rendesi ka te marrin policet dhe doktorret se ata smarrin gjith vitin

  6. demolition mane says:

    perfundimisht ti je gjel deti mor kaposh..o koke gozhde..po pse administraten (qe ne fakt u takon rroga e 13 se vete e pate premtuar ti) vetem policia arsimi dhe shendetsia jane???dhe ke ke zgjedhur..pikerisht atje ku korrupsioni eshte me i madh,,pikerisht ata qe smunden dot gjate gjithe vitin te nxjerin as lek per kafe..o pall!po ksuh i cakton keta te dalluarit?vete i korruptari i te daluarve qe eshte ne krye..thene ndryshe shperblim sivjet marin servilet,spiunet dhe kurvat!sa per teorine e gjelit..aty je akoma..nese ne kohen e qofte largut sali e mernim nje krah gjeli edhe ate na e hoqe ti..perfundimisht ti nuk je i keq po ke njerzit afer teje njeri me pall se tjetrin..por me kete popull fukara do shihesh ne zgjedhjet e ardhshme!ordiner i paafte

  7. ILIRET says:

    Kush e cakton mesuesin e dalluar? Do plase sherri midis mesuesve.

  8. al paci says:

    Shum mir kryeminister po dua te shtojn dhe ty si kryeminister me te mir 40 mij dollar. Po pse talleni pensjonisti 20 mij lek, kurse militantet tuaj 400mij lek se dihet ne shqipri si zgjidhet kjo lloj kategorie. Ata qe jan mjeshtra te mashtrimit do i marin kete 400 mij lekeshin. Sa po vjen dhe me shum po na e mbush mendjen qe sje per kryeminister.

  9. monkey attack says:

    Vras mendjen si do genjej mbas 4 vjetesh per rrogen e trembedhjete
    dhe sa per policet e do doktorret mire e ben qe i shperblen se e meritojne jan ajka e shtetit, ne krye te detyre gjithmone te pakorruptushem, vetmohues dhe te sakrifices

  10. krenari says:

    Turp, me mire hic sesa lemoshe. Mesuesi me i mire, kush e percakton? Drejtori apo partia? Turp edhe per ate qe e pranon se te gjithe jane nevojtare por jo ne kete menyre. Prisnim rrogen e 13 por vitin tjeter do kete ulje rrogash. Rilindje apo Rivdekje!

  11. Shpiragu says:

    Gezuar Festat!Dhurata modeste;ne mot me shume!

  12. Romi81 says:

    Te dh..se qeshuri me kursin e kembimit qe bejne. 50 mije bejne 50 dollare. Si la gje pa marre Salit, po ai te jepte nje kaposh te vogel me kete spo shohim akoma asgje

  13. Andressa says:

    Mesuesit duhet te vleresohen ne baze te rezultateve, pra punes dhe rezultateve me nxenesit. Kush ka pasur rezultate konkrete dhe te dukshme te marri shperblimin sepse e meriton.

  14. shqipe says:

    Mesuesit e shkelqyer ata me shkolle te mesme apo ata me 8 vjeçare.Kush nga keta do te shperblehen?Paradok te punosh ne arsim , pa arsim dhe partia te jep shperblim…….

  15. TIBO says:

    Dicka per ata te Parkut Kombetar Divjake.
    Jetoj ne USA por jam i mireinformuar per kete Park Kombetar. E meritojne jo vec kete shperblim simbolik por me se paku mirenjohjen e gjithe shqiptareve. Me rroga gati me shume se qesharake, me pasionin dhe dashurine qe ne cfardo rrethane (edhe ne rrethana lufte si ne 97)ja dolen te mbronin pyllin e Divjakes qe ngelet i vetmi pyll i mbrojtur ne Shqiperi. Kjo ndodhte edhe kur PD punesonte me dhune ne kete skuader te vogel hajdute militante si Sopjanet e Shenepremtes.
    Me vjen mire qe qeveria kujtohet per keta heronj te heshtur. Sigurusht i dedikohet dhe kultures se larte qytetare te popullit te Divjakes.
    Respekt per te gjithe.

    1. Albani says:

      BRAVO,e urime per komentin,ti gjeli i detit me shoke hic mos keni frike sa te kemi Ramen te pare.
      SA POLICE KANE RENE NE KRYE tE DEtYRES QE RAMA QENKA BERE KAQ SHPIRtEZI PER jEtIMEt.

  16. Braho says:

    Ne jemi vend gallate ! Kryeministrat qeverisim midis bakshishit dhe qokes,tamam pashalle osmanllinj !

    “Shteti eshte i imi,dhe leket i hudh si t’me mbushet mendja “.

    Gjelit te detit i honkshit m… ;se ka me teper tru…

  17. tani says:

    QEVERIA ka bere mire me shperblimet,por ajo duhet te rishikoje pagat nuk ka pse deputetet -ministra,-zyrtare te larte te kene rroga shume te larta te ulet rroga e tyre ne 300.000 lek te vjetra dhe keto te kalojne per ndihma per te varferit apo per investime per te bere rruge te reja,mjaft te kalosh ne rrugen tirane-durres dhe e kupton qe kjo rruge duhej te ishte 4 korsi me 4,trafiku eshte shume I madh ne kete segment 40 km.

  18. sokrat sokrati says:

    Sa per mesuesit e shkelqyer mos kini merak.Ata shkelqejne sapo hyjne ne shkolle.
    Disa vijne si ne te kuqe e disa te tjere si ne lila.
    PO kemi edhe drejtoret e shkollave te gjithe me tesera te PS- LSI edhe ata me injorancen e tyre do te dine ta bejne si eshte me keq perzgjedhjen.
    Menyre me te mire per te bere pislleqe me te ashtuquajturat shperblime as Sali Berishes dhe Ridvanit nuk ju kishte shkuar ne mend ne tete vjet te pushtetit te tyre.
    BRAVO EDI RAMA!
    BRAVO DHE JU SHTETARE TE SHTETIT SHQIPTAR QE DO TE GEZOHENI ME LEMOSHAT E KRYEMINISTRIT TUAJ.
    DURONI,DURONI SE JU ESHTE ARGASUR KURRIZI!

  19. @@@@ says:

    Cjane keto karagjozlleqe qe na degjojne veshet,o Rame o shef..vallaj po na bo me thone “paskena qene mire kur paskena qene keq” tallje trapi e lemosha jane kto..hajde lale se vijne zgjedhjet prape shpejt tkom votu ne lokale e komtare po 2013 t”betohem ishte hera funit tung

  20. Veterani says:

    O Edi, pa bëma pak llogarinë, birçe, sa vjeç janë veteranët,mo? Lufta mbaroi më ’44. Ja po themi se kanë qenë e shumta 20 vjeçarë, kur mbaroi lufta. Sot i bie të jenë 90-vjeçarë. Sa kanë mbetur gjallë, mo? Boll me fjalën veteranë, se nuk ka mbetur më kush i gjallë, o çun.

  21. Astrit says:

    Po ne Lushnje p.sh. si do zgjidhen mesuesit e dalluar??

  22. Astrit says:

    Ne Lushnje kush klasifikohet si mesuese e dalluar?? kush ka paguar 3 mij euro per te mbajt vendin e punes, apo kush ka paguar 3 mij euro per ta perfituar vendin e punes?? Ap thjesht ajo jq ka lene drejtorit?? Vajmedet

    1. Arben says:

      PERSE, VETEM NE LUSHNJE KESHTU.

      AI AMBASADORI OSBE JA THA TROC, NUK LUFTOHET KORRUPSIONI PA DENUAR PUSHTETARE TE “FORTE”.

  23. Arben says:

    O SHOKU KM.

    MIRE QE NUK KE PARA, POR PERSE BEN SI GJEL DETI KOLLLOKOLLLOKOLLLOKOLLLOKOLLLOKOLLLOKOLLLOKOLLLO

  24. Gringo says:

    Po ish kryeministrave? Propozoj nga 50 cent.

  25. alban says:

    Po personeli i ktyre shkollave te dalluara merr gje??? Apo ata jan te njerkes??

  26. albani says:

    Po personeli i shkollave te dalluara do marri gje? Apo ata jan te njerkes???

  27. Luan says:

    Vleresimi i me te mireve eshte nje gje subjektive.Keto shperblime jane sa per te tallur.Me i diskredituar ka qene dhe mbetet pjesa e administrates se thjeshte ne pushtetin lokal.Ka mbi 5 vjet qe nuk jepet asnje shperblim.Ne baze te ligjit cdo vit mbi fondin e pagave krijohet 5% fondi i vecante mbi fondin e pagave, i cili perdoret per qellime te ndryshme.Kryeministri duhet te shikoje rrogat e ministrave, te deputeteve dhe te administrates larte shteterore, gjyqtareve , prokuroreve, doganiereve , tatimoreve etj.Ka 25 vjet qe ndihme ekonomike filloi me 1000 mije leke dhe sot pas 25 vjetesh eshte perseri ne kete nivel.Nuk e kuptoj qe guvernatori i bankes Shqiperise dhe keshilli mbikeqyres te kene rroga marremedese mbi 5000 Euro, kur ato leke jane pasuri e popullit shqiptar.Ju lutemi kush ka dijeni te publikoje rrogat e ketyre personave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje