Arvizu premton surprizën e fundit. Cila do të jetë ajo?

18 Dhjetor 2014, 15:19Politika TEMA

Pak ditë përpara përfundimit të mandatit dhe largimit nga Tirana, ambasadori amerikan Alexander Arvizu do të japë intervistën e tij të fundit mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Top Story”, përballë gazetatit Sokol Balla.

Ambasadori do të rrëfejë përvojën e tij të gjatë në Shqipëri, si dhe do të prekë shumë çështje të aktualitetit politik shqiptar.

Por pika më kulminate e kësaj interviste pritet të jetë një njoftim të cilin në faqen e Facebook të Ambasadës Amerikane në Tiranë përshkruhet si “njoftim i veçantë me interes për shumë shqiptarë”.

Ky postim i para disa ditëve i Ambasadës Amerikane ka ngjallur mjaft interes, duke prodhuar edhe hamendësi se cili do të jetë njoftimi i zotit Arvizu.

Nga komentet e shumta në rrjetet sociale, dy janë pritshmëritë e komentuesve. Ata shkruajnë, duke shpresuar se njoftimi lidhet me fitimin e llotarisë amerikane nga të gjithë aplikantët e vitit 2014, ndërsa shumë të tjerë dëshirojnë që njoftimi të lidhet me një liberalizim të mundshëm të vizave me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Gjithësesi, të gjithë duhet të presin intervistën në “Top Story”, ora 21:00, nga ku do të zbulohet surpriza Arvizu.

30 komente në “Arvizu premton surprizën e fundit. Cila do të jetë ajo?”

  1. stela says:

    Arvizuja do na japi Cekun e Bardhe, ate qe harroi Bejkeri me na e dhene ne ’91-shin………

    1. True Detective says:

      Idene e felliqur te Cekut te bardhe e polli Gramoz Pashko, po ne vend te cekut na dhane cdo 4 vjet nga nje suposte te madhe kredish te pashlyeshme matematikisht.

      1. Xha Barka says:

        Surpriza do te jete shume e madhe,do te jeteee… 1 m.. i madh qe do ta hane gjithe shqiptaret bashke!!!

        Ne vend te ulin kokat e te punojne shqiptaret,rrine e enderrojne per surprizat e nje kinezo-japonezi qe tall bythen me ta!

        1. Lul Sallami says:

          Ambasadori Arvizu eshte babai i femijes se Ciljetes!

          Kjo eshte Surpriza e madhe per shqiptaret e lumtur!

          1. LORA says:

            Me duket se keni te drejte,,,djali ngjan shume me Arvizune.

      2. Koli says:

        Sigurisht o kungull jane te pashlyeshme nese vidhen. BKT ne ato vite jepte kredi per fermerat e i benin Benza e kurva ne vend qe te blinin traktor. U be bytha juj nje e dy kunder ambasadorit Amerikan. Mos ishte per kta njerez flisje serbisht sot dhe ai i gjati fo kishte tjeter diskutim me Beograd.

    2. Wendy-B says:

      @stela
      Jo, ka nje suprize edhe me te madhe. Nuk i ndahet dot shpirti nga ne, i kena lon mbresa si komb. Do te na adoptoje hahahaha

    3. sh says:

      Bejker nuk beri premtime financiare ,por e theksoi shume qarte dhe hapur ,qe Amerika nuk ndihmon financiarisht ,sepse po te ndihmonte ashtu ,nuk do te ishte me Amerike .

    4. Dua te shkoj ne amerike says:

      obobo do zoti noj liberalizim vizash edhe u nisem per USA aman o Zot

      http://bit.do/surpriza-e-fundit-e-Arvizus

  2. shkodra says:

    cdo mendim i mire eshte i mirepritur por,le mos te shpresojme…Te punojme qe te meritojme !!

  3. Aldo says:

    Arvizu do te njoftoje per :Armet kimike qe ju u cuat ne proteste u shkaterruan ne ishullin e Sazanit! Pra si e shikoni asgje nuk ndodhi. Amerika ju do fort e do vazhdoje tju perdori ashtu sic i do suma.

  4. Rroku i Druve says:

    Po per ne shqiptaret s’eshte me surprize, pasi e kemi marre vesh qe me 23 qershor 2013! Te tjerat pak rendesi kane per ne, per orten time.

    Do largohesh, po “burrin e shtetit” dhe “yllin ne ngritje” dhe “lleret e perveshur per te numeruar votat” do t’i lesh ne memorien e ketij vendi!Mgjth mirenjohes per rolin tuaj ne shumcka. Edhe per sentencen e njohur te fitores historike te 23 qershorit, si nje nga ngjarjet me te medha te 100 viteve te fundit!
    T’u prifte e mbara!
    P.S Nuk e morem vesh a vendoset “ambasadat” me Jozin. Nje kritizere alargjike dhe e pasjellshme ndaj jush.

  5. 21 janari says:

    Edhe me florin ti shtroje rruget e shqiperise I nderuari arvizu nuk mund ta mbuloje poshtrimin qe I beri vehtes kur I tha nje krimineli ne 21 janar burre shteti.
    Keto 23 vjet nga mbreterimi I rajersonit deri te mbreti I fundit I shqiptarve LMT arvizu LEKA I TRETE me 21 janarin,gerdecin,rrugen e kombit,varrezat e grekut,vjedhja e bashkise me menge te perveshura dhe qendrimi nekrofil karshi enverhoxhes e bejne kete ambasador jo vetem te dyshimte por dhe qe ka demtuar vete interesat amerikane ne shqiperi.
    Kete lloj poshtrimi ne kohen e demonkracise nuk e pame as ne fashizem as ne komunizem.
    Do ta kujtoni Vloren Gjeneral !

  6. stelio says:

    Do thote qe nga nje studim i fundit amerikan rezulton se rakia e rushit nxirret vetem nga rush. Ju jeni te paret qe e degjoni. Gezohuni dhe pini. Kush nuk gezohet te pije se ndoshta ja del te gezohet. Kush as pi te gezohet se ndoshta pi nga qejfi. Kush as nuk pi as nuk gezohet te shkoje te pirdhet ne amerike :))))

    1. LORA says:

      Fantastik,stelio.

  7. timeta says:

    Dhurata me e bukur per Shqipetaret do te jete krijimi i Gjykates Speciale, per te ndeshkuar te gjithe te korruptuarit e 25 viteve te fundit. Kjo gjykate do te kete per synim pastrimin e te korruptuarve, konfiskimin e mjeteve monetare ne vendet si zvicra, qipro, etj, kofiskimin e pasurive dhe ne fund denimin maksimal per korrupsion. Ky eshte lajm i gezuar, me ne fund do te kemi nje gjykate te pavarur me gjykates te huaj qe vendimet do ti marrin mbi bazen e dosjeve te mbledhura ne Shqiperi dhe ne Ballkan. Kjo i jep fund rrezikut qe i kanos korrupsioni Ballkanit. Nuk ka as para e as viza do te kete drejtesi.

    1. LORA says:

      O sa mire timeta,,,tashti beji gati t’i dorezosh edhe qycet e shtepise(mos harro edhe poturet) ketij kumbarit te “burrit te shtetit” dhe “yllit ne ngjitje” .

  8. Agroni, Detroit, MI says:

    Shkoj me shprese se Tema On-line do te jete si gjithmone e para ne dhenien e lajmit on-line…edhe 5-ore

  9. MEMEDHETARI says:

    Surpriza e vetme qe do gezoje gjithe popullin shqiptar eshte kjo:
    “Sali Berishen,”burrin e shtetit” do ta marr me vete …” ?

  10. arixhiu says:

    Do martohet eshte fejuar ?

  11. Ann says:

    Kam shume simpati per kete ambasador !

  12. rrumpalla says:

    nje i ditur ka thene “edhe florinj te rrjedhin lumenjte, shqiptaret kripe do te ngelen prape”, kuptojeni vete se ça mund te na beje ne surpriza e arvizut.

  13. Gezimi says:

    Mendoj se eshte nje bllof! Kjo behet per ti rritur audiencen Sokol Balles, pasi kane nisur qe ta braktisin shume shqiptare per arsye te reklamave te shpeshta gjate emisionit (ashtu sic veprojne gati te gjithe televizionet tona). Ka te dhena qe me se 75% e kohes se tyre te programacionit e zene reklamat! Gje plotesisht e peshtire!!!

  14. FAN says:

    Mbase do ju kerkoje falje shqiptareve per oksigjenin qe i ka dhene Sales gjate mandatit te tij.

    Me mire vone se sa kurre.

  15. ona says:

    Nuk me besohet as per llotarine edhe as per liberalizimin e vizave,ndoshta nje kredi me afat gjate

  16. uk says:

    Supriza; Arvizu mer nenshtetesin Shqiptare dhe do jetoj ne Shqiperi si mbret ?

  17. Mos e fshini komentin says:

    Sa “ish” Sigurimsa punojne në Ambasaden e Shteteve të Bashkuara në Tirane… ?
    20:18, February 5, 2014 by Pafragje under: Histori, Politikë | 8 Comments

    S. DrasatiPregatiti per botim Sokol Drasati-Iniciator i levizjeve Demokratike në Shkoder – 1990

    Pjese e nomenklatures te Sigurimit (famekeq) te Shtetit, Instruktore qe kane ne Curiculumin e tyre pregatitjen e Grupeve terroriste qe nga Lindja e Mesme e deri tek Grupet Marksiste te Amerikes Latine etj., spijuna e xhelat që kanë larë duart e krahët me gjakun e martirve që i mbytën me duart e tyre për Lirinë e Fjalës, të fesë, të mendimit e për një Shqipëri Demokratike, për ironi sot “strehohen” me bujari dhe punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë prej vitit 1991 e në vazhdim.

    Selia Diplomatike e Shteteve te bashkuara ne Tirane, ndoshta nga keqinformimi apo nga pa mundesia per te kontrolluar te kaluaren e ketyre personave, fyejne kujtimin e te kaluares diktatoriale 50-vjecare te popullit shqiptar duke punesuar keto pinjolle te dhunes marksiste te cilet masakruan nder celi e burgje dhe te likujdimit të njerezve që luftuan për Lirine e fjales e te mendimit, symbol i te ciles ato besuan deri ne vdekje se jane Shtetet e Bashkuara.

    1- Astrit Pullazi, nga Tirana.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.

    2- Belul Cuka, nga Peshkopia.

    Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»

    3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.

    Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»

    4- Emri Baja, nga Kukësi,

    Survejues i ambasadës amerikane në Tiranë. Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:

    «Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»

    Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:

    «Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».

    I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».

    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.

    Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:

    «Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»

    Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.

    6- Selami Liço, nga Peshkopia.

    Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:”Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!” Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në Bllok.

    7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.

    Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:

    «Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto Bllaci. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»

    Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.

    8- Bashkim Male, nga Erseka.

    Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.

    «Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.

    9- Sadik Hasko, nga Skrapari.

    Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:

    «I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:

    “Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »

    10- Veli Varfri, nga Tepelena.

    “Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja”, thekson Veliu me modesti.

    Edhe sikur të mos quhej Lug i Zi, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»

    Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit

    11- Bardhyl Poda, nga Erseka.

    Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj. «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.

    12- Qemal Bashkurti nga Tropoja,

    Baba i profesorit dhe akademikut, Presidenti i Universitetit, Lisen Bashkurti. I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar: “Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha”.

    13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.

    Dëshira e tij më e madhe në jetë: “Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!”

    14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.

    Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:

    «Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»

    15- Aleks Ndini, me origjine Korça.

    Shprehja e tij më e spikatur: “Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”

    16- Peti Çala, nga Fieri.

    Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi: “Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument”.

    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.

    “Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen”… është shprehur mes miqsh Xhagolli.

    18- Hajri Mazaj, nga Vlora.

    I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:

    “Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka”. Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:

    “Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!”

    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.

    “Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver”, ka thënë Fejziu me keqardhje.

    20- Mels Arapi, nga Vlora.

    Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet: «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»

    21- Isa Lumani, nga Erseka.

    Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.

    22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.

    “Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm”, ka profetizuar Shtepani.

    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.

    “Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!”, i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.

    24- Halit Haliti, nga Erseka.

    “Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi”, është shprehur i përlotur Haliti.

    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.

    Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:”Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve”.Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:”Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së Imperialistëve Amerikanë në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”

    26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.

    Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.

    Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.

  18. Aron says:

    Te gjithe mbajme mend, se nje nga kushtet e vecanta per te qene komunist i mire dhe i devotshem, ishte urrejtja per Ameriken. Le t’na beje sado mire Amerika neve, komunistet nuk heqin dore nga urrejtja per te. Ndonese, cuditerisht, qejfi ua ka te cojne femijet atje per te jetuar dhe shkolluar. Meazallah se i cojne ne Rusi, ne djepin dhe atdheun e komunizmit.Kete hajde mere vesh po deshe…

  19. robocop says:

    Pse mer Arvizu u ngjall shpresa kot shqiptarve, dhe pastaj zhgenjen?

  20. Demo Gropa says:

    Ky Tao Tao nuk e kish pare as ne ender qe do behej drejtues i nje vendi europian ,gjyshi i tij me prejardhje aborgine ishte kanibal,ndersa ky arriti dhe tall sumen me pellazget e lashte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje