Çmenduria/ Qindra persona dynden në portin e Vlorës, pas mashtrimit se mund të shkojnë në Gjermani për azil

18 Dhjetor 2014, 14:14Politika TEMA
Çmenduria/ Qindra persona dynden në portin e Vlorës, pas

Një gjë jo e zakontë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë.

Rreth 600 persona i janë drejtuar portit të Vlorës, për të shkuar në Gjermani.

Bëhet fjalë për njerëz nga fshatrat e Vlorës, të Fierit, Elbasanit e Gramshit, por dhe në disa zona të tjera.

Prej disa ditësh ata kishin marrë informacion se një agjenci organizonte udhëtime në drejtim të Gjermanisë, me qëllim marrjen e azilit.

Për këtë arsye, ata kanë paguar 150 euro biletë për të udhëtuar fillimisht drejt Milanos dhe më pas me autobusë drejt Mynihut.

Por, autobusët janë ndaluar nga policia.

Dyshohet se një gjë e tillë po ndodh edhe në Fier.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një skemë mashtrimi nga agjencitë turistike që nisin qytetarët drejt Gjermanisë me premtimin se atje do të marrin statusin e azilantit./b.l

 

Ministria e Brendshme: Çdo përpjekje për azil në BE, absolutisht e papranueshme

 

Ministria e Brendshme ka reaguar pas dyndjes së një grupi qytetarësh drejt Vlorës, që synonin të udhëtonin drejt Gjermanisë për azil.

Përmes një deklarate, Ministria e Brendshme paralajmëron të gjithë qytetarët se “do të ketë kontrolle të shtuara në kufi, për të mos lejuar kalimin e asnjë personi i cili nuk do të përmbushë kriteret ligjore për lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen”.

Policia e Kufirit e mbështetur edhe nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit po punon ditët e fundit me regjim të përforcuar për të përballuar fluksin e lëvizjes në Pikat e Kalimit Kufitar me rastin e festave të fundvitit.

Ministria e Brendshme shton se “është e angazhuar për të mos toleruar asnjë rast të abuzimit me të drejtën për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Europian dhe me qëllimin e paligjshëm për të kërkuar azil në këto vende”.

Policia e Shtetit po ndërmerr hetime ndaj çdo personi, shoqërie udhëtimi ose kompanie tregëtare që organizon ose ndërmjetëson për udhëtimin e qytetarëve për qëllime të azil-kërkimit dhe shkeljes së rregullave të lëvizjes së lirë në vendet e BE.

Ministria e Brendshme rikujton të gjithë shtetasit shqiptarë se “çdo përpjekje për të kërkuar azil në vendet e BE në mënyrë abuzive është e absolutisht e papranueshme, pasi tashmë Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt dhe vendet e BE nuk i miratojnë kërkesat e këtij lloji”.

69 komente në “Çmenduria/ Qindra persona dynden në portin e Vlorës, pas mashtrimit se mund të shkojnë në Gjermani për azil”

  1. kaurri realist says:

    “Psikologjia e turmave”-Sigmund Freud.

    1. Vilajet Qyrku says:

      Jo “psikologjia e turmave”, por “psikoza e turmave”. Jo Freud por Ortega y Gasset. Fakti që me një fjalë goje sot mashtrohen direkt qindra veta, duke paguar secili 150€ tregon në çfarë psikoze sociale jetojmë #Rilindje

      1. Adriatik says:

        Merruni me dronin dhe me ndeshjen e futbollit !!!!

        1. Xha Barka says:

          Nuk eshte Psikologjia qe i con njerzit ne te tilla marrezira,eshte fukaralleku material dhe shpirteror, qe ne kete vend nuk paska fund!

        2. tfg says:

          Ku shkoni more korrakeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee………..!!???
          VATANI po qan per ju,Evropa u lodh me ju………
          Qe ne 5 te mengjesit ju kendon hoxha ne arabisht,pse e humbisni kete kenaqsi….!!! ppull zulu,me keq ta gjeni se akoma qani per turkoshakun E.Hoxha,shkerdhysin e gjysherve dhe prinderve tuaj per 45vjt……….

          1. fgtz anticensurë rtzui says:

            në të satëme o turkosumë!

      2. Miri says:

        E njejta situate
        I njejti nivel llogjike
        I njejti Popull

        Hajde se u be Deti Kos nga nje
        luge ne brez edhe do hame

        Ska nderruar mendje ky milet
        edhe Piramidat keshtu ishin
        -tha njeri nje LLAF GOJE
        -fut 1milion se do marresh 3milion
        Vaj me det ku jemi….

        o Zot ki meshire

        se edhe tani ne shekullin e 21 mendojme si mijevjecarin e shkuar

    2. produktiv says:

      hahahaha sa gallat eshte njesoj si te japesh kete lajm
      http://bit.do/Ne-Angli-fitohet-Azil

  2. Prishtine says:

    Duhen futur ne burg keta trafikante,ne Kosove po bejne kerdine,i cojne ne Gjermani apo gjetke…dhe i lene ne meshire te fatit,jo vetem qe azil nuk marrin,por dhe ato 200-300 euro qe me zor i kane mbledhur i hedhin ne kosh…ne fund kthehen ne vendlidnje me te varfer nga c’ishin…mashtrim i paster.

  3. Vilajet Qyrku says:

    Fakti që me një llaf goje sot mashtrohen direkt qindra persona, duke paguar secili 150 € tregon në çfarë psikoze sociale jetojmë #Rilindje

    1. Gimi says:

      Cudi vendi i dyte pas gjermanise te katandisete keshtu per 1 vite!!!!!dhe vetem se u kerkohete te paguajne dritate dhe ujine,cfare padrejtesie qe po bene ky Rama….

  4. Kritiku says:

    Eshte per tu tmerruar qe injoranca tek shqiptaret eshte rrenjosur aq thelle, sa qe nuk ka qeveri ne bote qe ta nxjerre.
    Si eshte e mundur qe akoma ka njerez qe besojne ne marrje te azilit ne vendet e EU-se? Ku ju çon mushka, ore njerez prehistorike qe fati i keq iu ka rene qe te jetoni ne kete kohe moderne?
    Dhe ne akoma vazhdojme qe te pyesim se si ishte e mundur qe nje shpellar si Berisha te qenderojne ne politike per me shume se 24 vjet dhe akoma ai ushtron presion tek shpellaret. Ja pra i kemi me shumice shpellaret ne mes nesh. Kjo eshte shtresa qe beri te mundur ekzistencen e Berishes!

    1. Drite says:

      Asnjehere nuk I jam pergjigjur ndokujt sic po te pergjigjem ty “Kritiku”. Qenke Nje plehre e vecante qe qelb deri ketu ku jam une. Nga gjithe kjo histori , Ty te beri pershtypje injoranca e shqiptareve , apo fakti qe njerezit e mjere kerkojne me cdo lloj menyre se si te mbijetojne. Vdeksh o zot sepse qenke zemer ZI .

      1. Kritiku says:

        Mjerimi i njerezve vjen nga koka e tyre dhe jo nga te tjeret. Me vjen keq qe ty nuk mund te te shpetoje me asnje mjek. Paske ikur per lesh nga trute.
        Nje keshille per ty: Ndrysho emrin nga “Drite” në “analfabete”.

        1. Drite says:

          Nuk ja vjen qe te kthesh pergjigje tek gjallesat si puna jote. Ne asnje moment nuk permenda ndonje qeveri ose pushtetar me emer sepse eshte e natyrshme qe ky mjerim nuk krijohet as per Nje vit she as per dy. Je ti ai qe permend shpellar dhe njerez te eger ne menyre qe te justifikosh qeverine e tanishme. Kjo eshte Pune per Ty dhe Jo per mua. Tu pergjigja ne ate menyre sepse me Ben kaq shume pershtypje qe njerezit si puna jote me shpirt kaq te KEQ edhe ne keto dite kaq te bukura dhe domethenese te festave te fundvitit, jane kaq Jo humane. Nuk eshte problemi se ti je injorant dhe nuk di te ndash shapin Nga sheqeri,( ose me sakte, nuk do ta ndash). Ti je zemer Katil. Eshte me
          Mire te jesh analfabet dhe njeri, se sa te kesh 20 vjet shkolle dhe ta kesh shpirtin , BLOZE !

          1. Kozi says:

            O ti “Drite” qe na ben Nene Terezen per keta njerez.

            Keto turma nuk kane varferi materiale, kane varferi shpirterore. Po te shifje kroniken jane nga zona e Fierit, Vlores etj, pra nga zonat bregdetare dhe me te mira te Shqiperise.

            Pranoje qe jane dembele dhe pa tru. Pranoje se duhet ti bejne hyzmet tokes qe kane, turizmit dhe resurseve te tjera. Pse fshataret bie fjala ne Maqedoni nuk ndjekin kete rruge por me klime jo me te mire se e jona, jetojne aty ku kane token prodhojne perime, fruta, vere, etj, etj dhe nuk tmerrojne Europen keshtu si kjo rraca jone ?????

            1. Drite says:

              O ti Kozi , qe eshte Krim qe po replikoj me Shtaze te kategorise tende dhe te marrte M…… Shalet . Historine nuk e bejne Turmat . Historine e Kane bere, bejne dhe do ta bej ne gjithmone INDIVIDET !!!!!

            2. FANTAZMA says:

              EDHE TI DRITE,QE PO E THEKSON KRITIKUN. SOI JUAJ PO E CON KETE VEND NE KETE DEREXHE. SPIUNE TE NDYRE T SIGURIMIT TE ENVER HOXHES, PUNONI SI MINJTE DUKE SHPERNDARE HELM, SEPSE JENI TE CMENDUR PRANDAJ. KENI NJE JETE QE JU PUNON TRURI MBRAPSHT EDHE BASHKEPUNETORET TUAJ I KENI CMENDUR SA ME CISTE NE TRU E CA ME KANCER ECIN RRUGES SI TE TRULLOSUR, TE SHKRETET AS VETE NUK E DINE C’BEJNE, PER CA PARA SA PER TE NGRENE BUKE SHPERNDAJNE THASHETHEMET TUAJA PER TA TRAUMATIZUAR KETE POPULL. BEJENI!!! LUAJANI FENE! JETA ESHTE INDIVIDUALE, UNE PER VETE BEJ CFARE MENDOJ VETE E NUK BESOJ ASNJE THESHETHEM SEPSE E DI QE DEL NGA GJIRIZET TUAJA…U DJEGSHI NE FLAKET E FERRIT..

            3. FANTAZMA says:

              @KOZI,

              PSE IKU FAN.S.NOLI ME SHOKE?

      2. karl zais jena says:

        o Drite,ai nuk eshte zemer zi.jeni ju 200 vjet mbrapa me boten.

      3. FANTAZMA says:

        EDHE TI DRITE,QE PO E THEKSON KRITIKUN. SOI JUAJ PO E CON KETE VEND NE KETE DEREXHE. SPIUNE TE NDYRE T SIGURIMIT TE ENVER HOXHES, PUNONI SI MINJTE DUKE SHPERNDARE HELM, SEPSE JENI TE CMENDUR PRANDAJ. KENI NJE JETE QE JU PUNON TRURI MBRAPSHT EDHE BASHKEPUNETORET TUAJ I KENI CMENDUR SA ME CISTE NE TRU E CA ME KANCER ECIN RRUGES SI TE TRULLOSUR, TE SHKRETET AS VETE NUK E DINE C’BEJNE, PER CA PARA SA PER TE NGRENE BUKE SHPERNDAJNE THASHETHEMET TUAJA PER TA TRAUMATIZUAR KETE POPULL. BEJENI!!! LUAJANI FENE! JETA ESHTE INDIVIDUALE, UNE PER VETE BEJ CFARE MENDOJ VETE E NUK BESOJ ASNJE THESHETHEM SEPSE E DI QE DEL NGA GJIRIZET TUAJA…U DJEGSHI NE FLAKET E FERRIT..

        1. Drite says:

          @ FANTAZMA , me mire se kaq as zoti nuk do ta Kishte vene Nickname . Po c’thua o I marre. Ku e di ti se kush jam une , dhe cbej une. Komentova dhe ti me bere biografine me Fantazine tende te cmendur si FANTAZEM qe je. Marrezia e pushtetit ju ka kthyer ne FANTAZMA. Zot i madh, kij meshire !

    2. Labi says:

      Jo zotri nuk eshte injoranca por fukaralluku qe i sjellin atj vendi bllokmenet para viteve 90 dhe tani bijte e tyre ,injorant je ti qe nuk e kupton,

      1. Kritiku says:

        Mire keta qe jane akoma ne Shqiperi dhe qe i mbyti injoranca e mbjelle dhe kultivuar nga sistemi shpellar i Berishes, po ti qe shkruan nga jashte vendit, perse nuk je bere pak me i mënçur, por ke ngelur ne vendnumero?
        Perse jane te mjere dhe fukarenj keta njerez, kur u bene te tille per nje kohe prej 1 vit e gjysem? Shqiperia ishte e dyta mbas Gjermanise per zhvillim te ekonomise, sipas Kryeshpellarit Berisha? Sistemi “i perkryer” i arsimit prodhonte çdo vit mijera te dipllomuar qe nuk dinin te shkruanin as emrin e vet.
        Kjo qe po perjetojme jane rezultatet e sistemit shpellar qe vetem analfabete funksionale prodhoi me shumice.

        1. ariu says:

          mjerim je o kritiku.ju premtuat ulje per energjin.i vrat krejte me fatura aforte.ju premtuat shendetsi falas .marrin burg falas,ju premtuat rroga me te larta-ju futet taksa me te larta.ju ofruat 300 mije te punsuar-bete qindra mija azyl.tritol,vrasje tritol-ikin investore ,e si te rrijne te presin vrasesit frroku e ndoka,ndrea e ruqa,ju jenivertet qelbesire Berisha ju ngriti nga neandertale qe ishit.tash po shkoni prap ne gjenez ,bile me keq ne majmun.se rama eshte gorille shizofren.ju Berisha edhe kure dhjen mbani gojen hapur si rama e lere kure flet.tek Berisha ishte rruge,rruge rroga-tash tritol,droge,vrasje.madje edhe kure punsohesh qelbesirat drejtora qe vute te kerkojne seks e para per ministrat e ripjerdhjes.

  5. Elinor,.,.,.,,.. says:

    Ah ah ah, normal se Shqiperine e rilinden, tani do rilindin Gjermanine.

  6. Berisha Strazimiri says:

    Situate e shkelqyer per te trubulluar ujrat , per te ritur ne menyre fiktive pakenaqesitee njerezve. Po diçka me le per te dyshuar…si ka mundesi SHISH dhe policia qe nuk kane mare informacion ,se nuk jane 5 apo dhjete persona ,por qindra te cilet kene kohe qe jane organizuar e pregatitur per kete udhetim.Hajt te fala nga SALA.

  7. andromeda says:

    Duket si një eksod i vogël, instrumentuar nga forca të së keqes!!!

  8. Prefekti says:

    Raaaamaaaaaaa ku jane vendet e punes qe premtove? Skane leke njerezia!!!!

    1. Rama says:

      Do ti kerkoj Sales mbase e ben zemren gur, kthehet ne sSanta Claus e u jep noi dore lek njerzve per krishtlindje. Parate e qorrave i ka se mis i beri me djerse

  9. gimi tropoj says:

    ne shqiptaret nuk kemi asgje te perbashket me ballkanasit apo me europianet , tamam sirian dhe kurd, pu pu turp i madh po hyjme ne 2015 dhe jemi ne kufi te europes, njerzit akoma mashtohen me genjeshtra primitive, edhe sikur te jene hallexhinj te medhenj kjo nuk justifikohet sot

  10. Te denohen armiqte e popullit qe perhapin te tilla thashetheme.ne burg per agjitacion dhe propagande qafirat.me vepren e tyre kriminale shemtojne udheheqjen e lavdishme te komandantit qafir rama.

  11. labi i vlores says:

    Bageti e buqesi.

  12. KA VETEM NJE ORGANIZATOR QE KA DITE QE PO RRINTE NE PRITJE PA BERE ASNJE KOMENT,KY ESHTE VETEM SALI SERB TRADHTAR BERISHA.

  13. altin says:

    Mos komentoni si kokoshi ne maje te plehut pa ditur gje. Ka dy muaj qe ikin njerez,ne Gjermani jane krijuar enkas kater kampe,ku prioritet u jepet familjareve,e dime sepse kemi njerezit tane qe po i integrojne dhe kane filluar pune. Sa per sot,mesa duket aq duhej te merrte shteti gjerman dhe mbylli rubinetin. Reston e lexojme sot,MB qe ben sikur s’di gje,media e shplare qe si gjithmone dezinformon etj etj.

    1. Kritiku says:

      Ti mos shpernda lajme te rreme tek te tjeret sepse nuk eshte e vertete qe shqiptaret pranohen ne azile dhe u siguroka edhe pune atyre. Nuk ka azil per njerez qe vijne nga shtete ku u eshte pranuar levizja e lire, pa viza.

    2. edi says:

      HAHAHA, jo vetem qe kane filluar pune njerezit tend po bile punojne ne kabinetin e Merkelit. Prioritet familjareve patjeter, hahahaha, sa me shume kalamaj aq me mire se gjen pune me kollaj. Po si s’kini turp bre qe talleni me keta hallexhinj qe i ka vrare varferia.

  14. Vilajetet te qirkut says:

    Te paska mbet ora te Rilindja. Shko cik me tutje (tek shoket e tu) mase gjen pse erdhem deri ketu?

  15. xhelal says:

    po te pranohet shqipria ne BE nuk do ngelet kem njeriu vaj medet per shqiprin politikanet bejne jet prrallore bashke me lepirsit biznesmen e gazetar ne kurriz te nje populli te uritur shqipris i duhet nje rrevolicion francez te shpetojm nje her e mir.

  16. tosi kosi says:

    Po si ka mundesi qe ikin. Ka nje vit e gjysem qe ka ardhur Rilindja.

  17. Plisi says:

    Shteti.Ku eshte shteti? Ku eshte Sherbimi I Inteligjences?
    Organizatoret ne burg. Tregetia me njerez me e dhimbeshme se edhe tregeti a me droga!

  18. baca says:

    vilajet qyrku nuk e ke kuptuar pse shkojne? ata duan te marin experience qe tja kalojne pastaj edhe gjermanise ,se aja e para dhe ne sipas sali trapit qe ti e don shume te dytet,

  19. timeta says:

    Shume e thjeshte, vendosini para pergjegjesise te gjithe ata qe i organizojne, agjensionet qe hapin lajme te tilla per qellime fitimi e shesin sherbimet me transport per ne Gjermanie. Shteti ka struktura dhe duhet ti verifikoje, gjobise e ndjeki penalisht te gjithe organizatoret nga agjensionet e tranportit e deri tek agjensionet qe shperndajne letra azili ne cdo vend te Shqiperise.

  20. Wendy-B says:

    Sa lehte manipulohemi ne Shqipetaret, eshte per te ardhur keq.

  21. stela says:

    Amon, ca bohet ne ate vend?! Si transformohen lajmet. Gjermania po ben tentative per ti dhene lejeqendrim, nje pjese te azilkerkuesve qe kane prej vitesh ne Gjermani, pasi ka kosto, po te vazhdojne ti mbajne ne azil. Dhe kjo alternative, po has shume kundershtime nga palet partiake dhe shoqeria civile.

  22. Bond says:

    ‘This is a miracle of freedom’, sic thote Doktori… hahah!
    Ndersa populli osht fukara dhe tallash fare nga trute. Duan patjeter me jetu me paret e botes…pupupu, na qiten bojen fare keta katnaret!

    1. Agimi, DETROIT. says:

      Nuk e dij se cfare eshte kjo, por “CMENDURI” nuk eshte !!!

      @ Bond,…njerezit thone qe doktori e ka thene:
      “Dhiz iz e mirakell of fridom”…or Bond ? ?

  23. udhessshe says:

    po dilni more te mier ne protesta paqsore jo partiake per pun rritje rroge pensini shendetesi shkollimm per gjithcka .mos flini gjum demokraci sdo te thot se ke gjithcka gati por ke mundesin per te luftuar lirishem per te drejtat tuaja

    1. haha says:

      kan dal ne shesh dhe hera e fundit qe dolen ishte kur fitoi gjermania boterorin apo harrove

  24. Smock says:

    Mesiguri qe qellimi vertet qe fshihet pas gjithe ksaj zhurme ,
    eshte tjeter se ai qe shprehen komentuesit ktu .
    Kto te rinj dhe intelektual te tufezuar pran PORTIT TE VLORES,
    nuk jane ata te mjer ,qe mashtrohen me prralat e dikureshme te epokes demokracise kur Shqiperia garonte ne Tour de Franc krah per krah me Gjermanine ,per Kampion Bote si Jan Ulrich(De) vs Marco Pantani(It), apo M.Cipoloni ? , pra s’jan ajo pjes e tufes stanit demokratik qe kendonin kengen Fluturon Gomari me gjith samar ,JO !
    Kta jane njeri i ri demokratik ,jane rinia inteligjente qe pregatiti epoka Demokratit berisha ,te cilet shkojn ne Gjermani per tekontribuar ne demokratizimin e gjermanise .Pthththththth
    (
    Sot dihet boterishte qe asnji shqiptare nuk pranohet si azilant ne Europe . Do ishte marrezi ta besonte kush . Europa ,pra konkretishte Gjermania po pranon vetem kristianet e larguar nga vendet arabe ,prej terrorit te ISIS .

  25. Murlani says:

    Pytjeni Blendi Fevziun sa kopje te librit , presidenti qe u ba nalet i kishin blere , se kto irealitete te fabrikuara po detyrojne njerezit edhe mbas 24 vjeteve te largohen nda vendi i tyre , merremi me nastradinet dhe nuk investigohemi per te rilindur deshiren dhe shpresen se veç me pune dhe me te verteta behet Shqipria .

  26. Albani says:

    ju lutem lxojeni komentin deri ne fund.
    Per artikullshkruesin,dhe komentuesit te cilet i cilesojne te mashtruarit,te cmendur e injorante.tE nderuar bashkebisedues ata nuk jane as te cmendur,as budallenj,as injorante.Ata thjesht jane te varfer,fukarenj te pashprese ne Shqiperine tone te dashur,Shqiperine tone te dashur,por dhe te pashprese,perderisa ekonomine e saj e kane uzurpuar klane e familje mafioze,perderisa SOVRANItEtIN tONE POLItIK E EKONOMIK E Kontrollojne tregjet valutore nderkombetare.Keta njerez te pashprese ne Shqiperi,te perjashtuar nga dashuria e nenes shtet Shqiperi,jo nje here,dhe jo 150-euro,por shume here,dhe me me shume para,do te rrezikojne per me mire,per atje ku do tu jepet shpresa te marrin fryme,dhe do te luftojne deri ne fund,me vetedije ose dhe instiktivisht per egzistencen e tyre.
    SHEMBULL.Ndodhi e vertete.Nje prindi iu paralizua djali 27-vjec ne nje aksident,ne shtylle kurrizore.Stafi mjekesor pas 1-viti i tha qe paraliza e dialit eshte e parikthyeshme,teorikisht e praktikisht kudo qe ta shpiesh.Prindi kish pyetur nje hoxhe.Nje mjek i bente serumin djalit te vuajtur e te tretur,prindi i thote mjekut qe ne serum duhet te hedhin dhe gjakun e nje gjeli(i kish thene hoxha),nevrikoset mjeku,nuk e bej thote,djali prezent i pergjerohet qe perderisa mjekesia ja vrau shpresat per sherim,jo gjak ne serum,por dhe mut do te provonte,po qe se dikush do ti thonte,qe ke shprese.Pra o njerez a mund ti quajme keta njerez injorante?te vret ZOtI.te gjithe ju qe i quani keta njerez injorante keni rrezikuar vete duke paguar mijera euro per matane brigjeve,pa e ditur a do arrinit ne token e premtuar,po ata qe u mbyten a mund te quhen injorante?NjEREZ REFLEKtONI.Nje njeriut tim (qe votoi rilindjen)me dy femije te vegjel 1 dhe 9-vjec,fukara ne kulm pa asnje te ardhur eshte kohe tani ne burg,per mospagim energje,dhe kur e pyeta sa e kishte borxhin mu pergjigj;nuk ka rendesi,se dhe 500 leke te jete une nuk kam.Shteti duhet te krijoje komisione sociale,e te marre persiper sigurimin e energjise falas per njerezit qe nuk jane ne emigracion e nuk jane te punesuar e skane ndihme sociale(me thoni ju ata qe marrin ndihme per femijet sa marrin;5 apo 6 euro ne muaj).DREjtORI i spitalit te Peqinit,une e njoh mire rastin,debitor i madh ndaj shtetit,e arrestuan,per 24-ore e nxoren prape e vazhdon e do te vazhdoj qe te jete drejtor(sepse ai e ka bler shtrenjte qe lart postin).SHtEt DY-FYtYRESH SI I PARI.
    EDI RAMA.POPULLI DO tE tI tHYENtE HUNDEt QE NE ZGjEDHjEt VENDORE,POR ME DUKEt SE NUK DO tE NDODHE PER tE VEtMEN ARESYE(jO PER MERItEN tENDE)QE POPULLI NUK KA ALtERNAtIVE tIEtER.

    1. Agimi, says:

      Mos u lut kot se nuk e lexoj dot te gjithe, eshte shume-shume i gjate per nje postim ne forum. Cfare e ke ti kete, edhe pregatitje per leksion shkolle edhe diskutim ne forum..po kush e lexon te gjithe ate..mos u lut kot.
      Nese don me ta lexu une dhe me te korigju gabimet ortografike ose me te dhene mendim…hudhu lale, paguj !!!

    2. arben says:

      JO nuk eshte kjo zgjidhja.Boll me me ikje.Nuk behesh i pasur ne vend te huaj.Je vetem nje qenie qe as me kafshet nuk te barazojne.Nuk eshte varferia ajo qe e detyron shqiptarin te emigroje ne menyre te tille por eshte psikoza e ikjes nga vendi i mallkuar qe ma aq mjeshteri e mbarsi ne trurin tone Saliu dhe klani i tij.E ardhmja dhe mireqenia e cdo njeriu eshte ne vendin e vet me mire se kudo sado i varfer qe te jete.Kemi 24 vjet dhe akoma nuk na eshte bere mesim se fatkeqesia me e madhe e jona ka qene dhe mbetet hemorragjia e popullsise qe eshte dhe mbetet pasuria me e madhe e nje vendi.Ne duam te behemi vertet europiane ne radhe te pare duhet te duam vetveten dhe vendin ku kemi lere dhe pastaj me pune e dituri vjen mireqenia dhe pasuria.

  27. Titi says:

    Pa dyshim qe keto jane veprime te SHQUP-it , pra te PD-se. Kujtohuni pak se cfare ndodhte ne vitet 2001-2005. Gati cdo dite, ne fletushkat RD e 55, botoheshin materiale se si “filan fisteku” i detyruar nga “raprezaljet” e “komunisteve” ne pushtet, largohej nga Shqiperia sepse (medemek) kishte frike se do futej ne burg apo do ti persekutohej familja e tij. Keto “artikuj” personat e “persekutuar” i paraqisnin neper shtete dhe kerkonin azile plolitike. Jane me qindra shkrime te kesaj natyre ne ato vite, . Hidhini nje sy shtypit te kohes dhe do te bindeni qe edhe kjo e sotmja eshte nje loje e Berishoviceve dhe kelysheve te tyre.Pra vijojne cdo dite te bejne perpjekje te etheshme per te diskretituar vendin tone.

  28. pinguini says:

    PINGUINI
    Une mendoj se sa here ashpersohet lufta politike ne shqiperi,e behet
    thirrje per revolucion,ndodhin keto dyndje ne drejtim te porteve e kufijve per emigrim.Njerez te vecante mundohen te perfitojne per te organizuar udhetimet ,ndermjetesimet etj etj.
    Ku qendron faji:Partite politike te gjejne gjuhen me njeri tjetrin sepse te djathte, te majte ,te qendres e ne cdo pozicion jane, ne radhe te pare jane shqipetare nese mungon njera pale cilado rikalojme ne diktature e kete nuk e duam.Njerzit e shkrete kane halle e nga rrita e presioneve ne vend kerkojne zgjidhje e dynden ne porte e kfi per ti shpetuar njej revolte te mundeshme.Ata qe u fryjne ketyre ererave te djathte te majte te qendres ne radhe te pare jane anti shqipetar,duan apo nuk duan po u bejne nje sherbim armiqev te shqiperise.Kthehni ne rruge te mbare sa nuke eshte vone nje dite drejtesia popullore do te bjere mbi ju.Te djathte apo te majte jeni krahe te nenes shqiperi.

  29. NJE MILION QELBESIRA says:

    PO PERSE IKNI ORE RAMA 300.000 VENDE TE Punes JU KA PREMTUAR PASTAJ RILINDASIT E LESHIT JU KANE THENE SE DO HANI ME LUGE FLORIRI

    1. Open your mind. says:

      Jo,thjesht po shkojne te mesojne gjermanet se me çfare metodash ekonomike ia u kaluam atyre,kur ishte ne pushtet Sulltani i Madherishem Sali.Po keshtu do te bejne dhe tratativa per te çuar Sali Sulltanin ne Gjermani,te zvendesoje Merkelin qe e ka katandisur Gjermanine si mos me keq ,dhe pastaj ne saj te udheheqjes se tij legjendare,Gjermania do t’ia kaloje(sigurisht pas shume mundimesh) Shqiperise per nga rritja ekonomike.

    2. :) says:

      Jo,thjesht po shkojne te mesojne gjermanet se me çfare metodash ekonomike ia u kaluam atyre,kur ishte ne pushtet Sulltani i Madherishem Sali.Po keshtu do te bejne dhe tratativa per te çuar Sali Sulltanin ne Gjermani,te zvendesoje Merkelin qe e ka katandisur Gjermanine si mos me keq ,dhe pastaj ne saj te udheheqjes se tij legjendare,Gjermania do t’ia kaloje(sigurisht pas shume mundimesh) Shqiperise per nga rritja ekonomike.

  30. budallenjte dine vetem te mashtrohen. says:

    Kthehuni more djema ,ku po shkoni ??? Keni votuar goxha Haleance ,si po e leni Ramen vetem ,atij i duhen perseri votat e juaja.kush do te votoje per te ,po u larguan varfanjaket dhe budallenjte si ju ???

    1. njera says:

      gjithsesi duhet te gezohemi, qe nga 23 qershori budallenjte e “varfanjaket”, jane ne minorance

  31. Populli says:

    Varferia eshte nje arsye,por kjo eshte e organizuar me skenar nga mafia berishoviç-basha,per te krijuar opinione ngado

  32. Eraldi says:

    1 milione votat po ja mbathin ne Gjermani? O Ed Kristaq Rama, c’fare po i ben ketij populli qe te ka votuarper me mire? Ore bythec burre, do besh shtet ti apo do vazhdosh qe te kerkosh faturat e Sali Berishes dhe te Ilir Metes? Turp dhe jazek per kete shtet rrumpalle, pavaresisht partise ne pushtet, qe po i katandis njerezit qe tu kacavirren autobuzeve ne Vlore ashtu si anijeve pas diktatures komuniste! Harram votat o b….thqira te rilindjes, me gjithe ata qe keni apo nuk keni ne parlament, dhe ky popull injorant dhe i keqpedorur 70-vietet e fundit mumdessisht te behen njerez dhe te zene mend, duke u shkeputur nga mashtruesat ordinere, qofshin ata ne agjenci udhetimi apo ne politike!!!

    Turp e per faqe te zese, qe ne 2014-en ka ende Shqiptare qe po i zene deren te huajit! Na e nxite faqen ne bote dhe Europe, legena njerez!!!!

  33. Ndoc Sukaj says:

    Le te shpresojme se nuk kane patur frike Burgun per gjobat dhe kamatevonesat e Cezit…….

  34. Edi berisha says:

    Sa keq me vjen per ata njerez, mjere populli I shkret per kokat e ndyra qe ka patur e ka, HAjdute me Cizme

  35. kalar says:

    me mire ne gjermani sesa ne zelende te re

  36. jugu says:

    si mund te jetosh ne nje vend si alb kur shpresat vdesin ku jeta me keta hajdute te paskrupullt qe vjellin votat dhe sbjne asnje gje per fukarenjte si mund te jetohet ne kete vend kur ai qe pretendoi te ndryshoje gjithcka per fukarenjte ka nje vit e gjysem qe di vetem te tregoje sa I zoti eshte te fusi njerez ne burg , eshte e cuditshme se si shqiptaret I besojne ende perallave te nje kryemintri qe kerkon te drejtoje alb me metoda represive duke mos afruar asnje alternative per ata qe duan pune dhe mirqenie. TURP per ca servile te paguar qe I quajn me fjale ofenduese ata njerez te pashprese qe duan te largohen nga nje fer.KJO ESHTE RILINDJA MORE FIRAUNE

  37. avokat says:

    Nuk eshte cmenduri por zgjuaresi te ikesh tani si rrefugjat ne gjermani. Avokati im ne gjermani ka zbuluar disa ligje qe ne shqiperi jane ne kundershtim me te drejtat e njeriut dhe quhen persekutim ne vendin e origjines. Psh per nje fature korrenti denohesh me 3 vjet burg – ca eshte ? eshte persekutim sepse mund te abuzohet sa ti doje qejfi qeverise komuniste. Ose psh nese ne shtepi te gjejne tulla dhe mistri quhet ndertim pa leje dhe denohesh 8 vjet burg – prape quhet persekutim ne vendin e origjines … ca faji ka populli qe Rama ka vene ligje qe shkelin te drejtat e njeriut. Nuk eshte se mund te fitosh azil politik por mund te zvarritesh procedurat nja 3 vjet dhe nderkohe te rrish ne gjermani …. se pas 3 vjetesh ku i dihet … hajt rruga e mbare te gjitheve

  38. Fadil says:

    Këto janë “dhuratat” , vezulluese, verbuese foshnjore të restaurimit feudal-kapitalist në Shqipëri!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje