Ambasada amerikane sqaron lëshimin e vizave tre vjeçare për në SHBA

19 Dhjetor 2014, 09:26Politika TEMA

Pas deklaratës së djeshme të ambasadorit amerikan, se shqiptarët do kenë mundësi për marrjen e vizave tre vjeçare, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë.

Ajo ka shpjeguar lëshimin e vizave, duke thënë se standartet e marrjes së saj nuk ndryshojnë.

Ashtu si edhe deklaroi Ambasadori Arvizu mbrëmë, Ambasada Amerikane në Tiranë do të japë viza tre vjeçare studentore, vizitori dhe punësimi, për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kualifikohen.

Kjo do të thotë që nëse ju konsideroheni të kualifikuar dhe merrni një vizë për të vizituar Shtetet e Bashkuara, viza juaj do të jetë e vlefshme për 3 vjet në vend të një viti.

Kjo periudhë e re vlefshmërie do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët bëjnë pushimet, studiojnë, bëjnë biznes apo vizitojnë familjet e tyre në Shtetet e Bashkuara vazhdimisht.

Është e rëndësishme të theksohet se kualifikimet për marrjen e një vize nuk kanë ndryshuar – secili aplikant duhet të tregojë se do e përdorë vizën ashtu si duhet dhe nuk synon të emigrojë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara,” thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë./b.l

6 komente në “Ambasada amerikane sqaron lëshimin e vizave tre vjeçare për në SHBA”

  1. Meti says:

    Mos kini merak se na e sqaroi dhe shefi juaj. Kjo perkethehet kështu: një mut do merni si më parë,por 3 vjeçar ama :))

  2. Tomorri says:

    Shume mire, lehtesim i madh sidomos per ata qe duhet te shkojne shpesh ne SHBA.

    Ne fakt Ambasada Amerikane e Shkupit ka shume kohe qe ka nisur me viza tre vjecare per shqiptaret e Kosoves.

  3. dinjiteti says:

    O meti po si e don te rruajtur dhe te perfumosur,medet medet me kete popull..

  4. jarani says:

    Po shqiptaret e shkelqyer,qe jane ne Aùerike,pse pa leje qendrimi?(!) Apo nga dashnia e madhe amerikaneve (ne deklarata).Fiasko kinezo’amerikane!

  5. Delo says:

    A do te na vizitoje “urrithi” i diplomacise Amerikane ne zgjedhjet lokale ne qershor per te garantuar Bashen te rimare Bashkine e Tiraes me vota nen menge!Kjo eshte me interes per ne !

  6. Musli says:

    Ose ne fb musli t mustaf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje