Lulzim Basha paralajmëron nga Brukseli rikthimin në Kuvend

18 Dhjetor 2014, 18:53Politika TEMA

Lulzim Basha ka paralajmëruar rikthimin në Kuvend nga Brukseli, ku ka qenë në mbledhjen e Partive Popullore.

Ai ka dhënë një intervistë, duke thënë se do të takojë europarlamentarët që janë caktuar si negociatorë për zgjidhjen e situatës, dhe shpreson që të gjendjet një zgjidhje për kthimin e opozitës në Kuvend.

 

Partia Europiane Popullore ka një rol kyç tashmë në negociatat apo ndërmjetësimin mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri për të zgjidhur ngërçin politik dhe çfarë ju është thënë sot?

Partia Popullore Evropiane është shprehur qartë me rezolutën e asamblesë politike dhe ka ecur një hap më përpara duke emëruar europarlamentarin Kukan si një nga dy negociatorët evropiane të cilët kanë marrë përsipër misionin e ndërmjetësimit midis opozitës dhe shumicës për një marrëveshje politike që do të mundësonte funksionimin normal të parlamentit. Do të mundësonte zbatimin e Kushtetutës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese sot dhe të nesërmen, jo si një favor i njërës palë ndaj tjetrës, por si një detyrim për shtetin e së drejtës. Do të mundësonte procesin jetik për Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian, dekriminalizimin e Kuvendit dhe të institucioneve të larta publike.

Kemi marrë vesh në fakt nga burime të ndryshme se jeni afër arritjes së një marrëveshje dhe mesa duket palët janë dakord për të pestë pikat. Është e vertëtë?

Unë nesër do të takoj në Tiranë zotin Flekenshtajn dhe të hënën zotin Kukan. Shpresat dhe besimi im është që përmes reflektimit në përputhje me problemet kryesore që shkaktuan këtë gjendje, qe ishte përdorimi i dhunës me skenarë të mirëorganizuar në Kuvendin e Shqipërisë kundër opozitës si dhe shkelja flagrante e kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga shumica, të tejkalojmë këtë situatë përmes një marrëveshje politike, do t’i hapim rrugë rikthimit të normalitetit të parlamentit të Shqipërisë.

 Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Lajçak, ka thënë se ai është optimist se në fakt Shqipëria mund të arrijë një marrëveshje shumë shpejt, madje është edhe një lloj dhurate ditëlindje për krishlindjet. Mund të jetë e arritshme kjo?

Unë nuk besoj në dhurata, besoj në vullnet të palëve për të kontribuar në përputhje me parimet, normat, standartet e Bashkimit Evropian për një Shqipëri evropiane e cila nis me një parlament që i bindet kushtetutës, që e zbaton atë, në një parlament të pastër nga influencat e krimit të organizuar, i denjë për përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë. Dhe padyshim, nëse ka vullnet politik, kjo është në dorën e palëve. Në radhë të parë të shumicës që ka edhe përgjegjësinë kryesore për situatën e krijuar dhe së dyti edhe të opozitës shqiptare e cila e ka shprehur tashmë prej kohësh vullnetin për të ecur përpara.

16 komente në “Lulzim Basha paralajmëron nga Brukseli rikthimin në Kuvend”

  1. Braho says:

    Ketij te shkretit asnje nuk ja fishkellen ! Thot ça thot asnji nuk e komenton.

    Si kur thot nai gjo normale (se te zgjuara nuk ja kerkon njeri),sikur thot nai budallik…po prap ne “vend numro” ri !

    Mir qe i ngja i çik Enverit,si profil,se do ishte person traspatrent,edhe kur ecen nuk kishte per ta pa njeri.

    1. goni says:

      Po shyqyr ja mbushen mendjen, i vun kushte dmth se per ti mbushur mendjen e ka te mbushur ky, do bllokoj e do prishi sa me shume pune te kete mundesi, po sikur te merrej pak me bashkine se eshte dhe kryetar.

  2. Treviso says:

    Per te hecur perpara duhet zbatuar ligjigji. Po te zbatohet ligji 100% gjysma e opozites duke perfshire kryekriminelin dhe kriminelin Basha perfundojne ne burg.

  3. kavajsi says:

    Ja paskan fut karroten….

    1. kavojsi_1 says:

      ooo Lulxim mer bythqim
      puna e jote aferim
      gamor ti e gamor kush t’vuni
      sot a neser vlon druni

  4. leka says:

    Po na can derras me keto eurodeputetet e tu qe paskan qene me koqe se ty ,qe te vine mbrapa ,megjithse ti je kone dhe te drejton tutori ne europe , se vet e din qe nuk ja var njeri.Per dekriminalizimin jam dakort ,qe te behet por se pari, paraqit fakte dhe jo mbrockulla ,pasi ato deputet qe ti akuzon nuk jane denuar dhe kane paraqit deshmi penaliteti , dhe jane pranuar nga KQZ qe te dha ty mandatin qe i vodhi Rames ,dhe e fundit te denohet krimi ordiner ne parlament ,por dhe krimi shteteror ku ti dhe tutori i yt jeni pjesmarres ne vjedhje miliona dollar dhe pjesmarres ne vrasje.

  5. Anonimi says:

    Kujt i plasi, nese kthehen apo jo vrasesit e hajdutet ne parlament. Ky bashke me shefin e tij, duhet te futen ne burg, per gjithe te keqijat qe i kane bere ketij vendi. PLEHRAT.

  6. Giacomo Pucini says:

    Ooo sa mire, bravo shquponjat e atdheut!

  7. fatmiri says:

    Po çfare dekriminalizimi kerkon Lulezim Basha kur kryekrimineli eshte Sali Berisha dhe ai vete, te pakten per faljen e detit Greqise, 21 janarin, vjedhjen e mandatit per kryetar bashkie me Ristanin, Rrugen e kom bit, gerdecin….çfare dekriminalizimi kerkon kur eshte kriminel vete?! Pastaj deputetet jane zgjedhe nga populli, vetem per ti regjistruar i ka nez dore Rama e Lulezim Berisha, por per ti hequr s’i heq dot se nuk tallesh dot me voten, ndryshe demokracine kerkon ta vdes ne Shqiperi. Valle do rroje demokracia keshtu apo do kemi vetevendosje nga politikanet pa perfillur se per ke votoi ai popull. Per asnje ngakushtet qe ve Lulezimi nuk eshte i drejte dhe nuk duhen zbatuar. Le te mos futet ne parlament, le te mos futet ne zgjedhje, le te shkrihet se parti drejte perfundimit te jetes se tyre jane. E degjoi Arvziun sso,te ,e tch çfare tha se kush duhet et ishte deputet ne Pd? I dha me emra.

  8. Rudi says:

    Kthimi ne parlament eshte detyra me elementare qe duhet te beshe ore debil. Nuk ke perse te shkosh ne BE qe ta deklarosh. Maskarenj.

  9. illyrians says:

    Hehehehehe, Lulush bibilushi kercenon qe nga Brukseli. From Brussels with rage.. ?

  10. pallemadhi says:

    sic duket aurrella ja paska mbush mendjen nga Amsterdami – te qifte Kina udhet o lul karakgjozi.

    Sic duket ndonje PALLMADH Belg ka bere pune per luljeten e PDH-se…

  11. dinjiteti says:

    NUK E MORREM VESH PSE DOLE DHE MA E KEQE PSE NUK HYJE,O PALLE PRUPI FYLL E MENDJA LA LA LA LA O LULI..

  12. qytetar says:

    Do shkoni, do shkoni si zagari ne kolibe,
    se ju erdhi koha te lini mandatet, e ju s’jeni burra.
    Kur Partis Socjaliste bente bojkotin i thate se mandatet
    do t’ju nderpriten e do ti zevendesonit me listat.
    Ju thonit dhe se per ne zgjedhje ka edhe 60 parti,
    dhe s’ishte problem per ju nese mernin pjese socjalistet.
    Tani po hani ç’keni bere vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje