Ilir Kupa mohon të ketë lidhje me “Babagjyshët” që akuzohen për një sërë vjedhjesh.
Ai thotë se është habitur kur ka lexuar në gazeta, se konsiderohet si kreu i kësaj bande, përgjegjëse edhe për vjedhjen spektakolare në TEG.
“I mësova, kur më erdhi gazeta në qeli. Në fakt, m’u duk si shaka sepse më thanë bashkëvuajtësit që mbrëmë, orëve të vona, po thashë me veten; s’kanë çfarë të bëjnë e bëjnë shaka të hidhura me mua. Sot më erdhën familjarët e më takuan dhe më sollën edhe gazetën.
Nuk e di se sa të vërteta janë këto që thotë gazeta, nëse i thotë edhe policia, por di që po vijojnë të merren me mua kot.
Jam i pafajshëm dhe s’ka lidhje asgjë nga këto që thonë me emrin tim.
Megjithatë e drejta do të dalë herët a vonë”, ka thënë për Shqiptarja.com Ilir Kupa.
Aktualisht ai ndodhet në burg për armëmbajtje pa leje, por tashmë pritet të gjykohet edhe për grabitjet e “Babagjysjëve”./b.l
Fajin e kan Greket qe jan racista. Ata e shpuan qe te behet njeri i keq.
Fytyre e keqe.
Bente si patriot i madh qe te mos e ekstadonin ne Greqi per krimet qe ka kryer.
Qellimi i tij paska qene qe te vidhte dhe grabiste shqiptaret.
Te kaloje 20 vjet ketu ne burg dhe pastaj te kalbet edhe 20 vjet te tjera ne burgjet greke. Kete merriton kjo fare e keqe.