Mazhoranca është e gatshme që brenda 3 muajve të parë të 2015 të marrë në shqyrtim dhe të miratojë propozimet e opozitës në lidhje me dekriminalizimin e politikës.
Kjo u bë e ditur nga deputeti socialist Taulant Balla, sipas të cilit mazhoranca ka të gjithë vullnetin për të pritur cdo propozim të Partisë Demokratike në lidhje me këtë cështje.
Balla theksoi se i vetmi kusht i mazhorancës është që propozimi që do të bëhet nga Partia Demokratike të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të konsultohet me Komisionin e Venecias.
“Ne e kemi shprehur si mazhorancë që jemi të gatshëm të presim cdo propozim të opozitës. Madje brenda 3 muajve të parë të vitit 2015 Kuvendi është i gatshëm të marrë në shqyrtim propozimin për dekriminalizimin.
Ne jemi të pritje të propozimit, pasi kjo është një kërkesë e bërë nga Partia Demokratike dhe ne duhet të respektojmë këtë të drejtë të saj.
I vetmi kusht që ne kemi është që propozimi të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe të jetë në konsultim me Komisionin e Venecias.
Përsa i takon kërkesave të tjera të opozitës ato janë plotësuar pasi rregullorja e Kuvendit u ndryshua sipas propozimit të bërë nga një koleg i opozitës, Komisionet Hetimore janë ngritur dhe ne presim që opozita t’I vërë në funksion, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë zbatuar dhe do të zbatohen”, theksoi Balla. /gj.k/
Zoterinjte TEMA-s: Po c,fare i ka gjetur keta te KLAN-it
qe nga mbreme ku Kolegu i Bishtperdredhurve,nje fare
Fevziu dhe sot: Shoun nese PD do hyje ne Parlament,
e ka dhene jopak por plote kater here!?Dhe dy bishtuket Bumci dhe Halimi,vetem me dy nota pellasin: Aldo te votat e Korces
dhe thuthuqi Eduard,Dekriminalizimin ta japi me shkrim
z.Rama.pasi per ne te PD e quajme fondamentaleeeee!dhe perplaste kembet si Mushka packa se zerin e kercente per te mbuluar pamundesine
e sjelljeve te fakteve.Nga ana tjeter z.Balla kishte ardhur me faksimile ku gjykata e Tiranes,denonte Ristanin per korupsion me Pese muaj heqje Lirie.Ky eshte nr.2 i PD. pastaj i tha ne Sy te dyve por edhe nje populli te tere se edhe nr. 1 i PD. Luli i akuzuar per 230 miljone Dollare te zhdukura ,dhe per tre vjet nuk u paraqit asnje minute ne Prokurori duke mashtruar gjoja si i semure,dhe kjo sepse do ti shpetonte hetimin ne saje te skadimit te afateve procedurjale.
Po z.Balla ju tha qarte duke cituar z.Patozi se: Keta nuk e kane hallin per kater apo pese kerkesat,keta hallin e kane me veten e tyre brenda PD.Gjate gjithe kohes qofte Bumci ashtu edhe Halimi mbeten shternguar forte me shpatulla per Muri,sa nga dhimbja Ulurisnin si te ishin ne mes te Pyllit.Ku ishim:-Hic gjakundi!