Knut Fleckenstein: Javën tjetër do jenë të gjithë në Kuvend

19 Dhjetor 2014, 11:26Politika TEMA

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, është shprehur me nota optimiste për një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës për rikthimin e në Kuvend

Pas takimit që ka mbajtur me Lulzim Bashën ditën e sotme, ai ka thënë se javën tjetër të gjithë do të jenë në Kuvend.

“Besoj se javën tjetër do jenë të gjithë bashkë në Kuvend,” tha Fleckenstein.

Ai u shpreh se gjatë vizitës së tij në shqipëri, ka pasur takime të mira dhe pozitive me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkohë kreu i PD-së, Basha nuk ka thënë qartë nëse opozita do të jetë në Kuvend javës tjetër apo jo, ka deklaruar se vullneti i opozitës është të ecë përpara në një Kuvend të dekriminalizuar e ku sundon ligji.

“Vullneti i opozitës për të ecur para me eleminimin e shkaqeve që e cuan situatën këtu, pra dekriminalizimin e kuvendit dhe pajtueshmërinë e tij me sundimin e tij.

Ky është proces që kërkon vullent politik, opozita e ka këtë vullnet dhe e ka nënvizuar që prej shtatorit që opozita do që të jetë në Kuvend”, tha ai.

Pyetur nëse opozita ka komunikim me shumicën apo vetëm me ndërmjetësit, Basha ka thënë “procesi është proces komunikimi, i vlen rezultatit që presim jo vetëm opozita, por qytetarët, ia vlen të angazhohemi për t’i dhënë fund situatës së paprecedentë, ishte vullneti politik i mbrapshtë që e solli situatën këtu dhe uroj që vullneti politik t’i japë fund kësaj situate”.

Pas deklaratës së tij, tashmë duket se rikthimi i opozitës në Kuvend është fakt i kryer./b.l

 

 

3 komente në “Knut Fleckenstein: Javën tjetër do jenë të gjithë në Kuvend”

  1. Lok says:

    Epo urime ju mori perdore Europa si femij te llastum t’ju fusi ne parlament. Gjersa ky popull nuk ka bole mos t’ju zgjedhi fare, ose me mire t’ju shpalle te gjitheve non-grata, vazhdoni beni qejf.

    1. Pilo Lala says:

      Te gjithe Hajdutet vendosen te futen ne Parlament. Ky eshte sihariq, nuk do kete vjedhje.

  2. kaurri realist says:

    Politikanet skipper-tare jane femijet mâ te llastuem ne Ballkan. Duhet me ardhe urdhni prej “nanes” Evrope me i bâ me u ule ne kuvend si njerez te pjekun.

    Shtét e shoqni adoleshente, qi nxjerre kakareça( aguridhe) te tilla ne pazar, kjo asht Skipper-ia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje