2014-a, përpjekje për sundimin e ligjit

19 Dhjetor 2014, 20:15Politika TEMA

Nga Besar Likmeta, BIRN

 

Qeveria e qendrës së majtë të Edi Ramës ndërmori një numër fushatash për të luftuar kultivimin e kanabisit, për të pakësuar vjedhjen e madhe të energjisë, për të shmangur aksidentet fatale të trafikut dhe për të ndaluar ndërtimet e paligjshme që kanë njollosur peizazhin e Shqipërisë.

Fushatat janë shembull i përpjekjeve të qeverisë për të marrë kontrollin e një vendi ku rreth 40 për qind e ekonomisë është informate, rreth gjysma e energjisë elektrike që hyn në rrjet përfundon e vjedhur dhe ku ndërtesat e paligjshme kanë dëmtuar pjesë të bregdetit që dikur ishin të pacenuara.

Qeveria është përpjekur gjithashtu të forcojë rendin për luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, kushte kyçe për Shqipërinë për të bërë progres ndaj objektivit të anëtarësimit në BE.

Megjithatë, përdorimi i policisë nga ana e qeverisë për të ndihmuar në përpjekjet e saj ka tërhequr kritika dhe ankime se Kryeministri Rama po përpiqet të ndërtoj një shtet policor.

Edhe pse Tirana iu afrua pak më shumë Brukselit këtë vit, duke siguruar në qershor statusin e vendit kandidat, i cili ishte vonuar të aprovohej nga BE për një kohë të gjatë, duhet ende të tregojë progres të vazhdueshëm në reformat prioritare në mënyrë që të arrijë deri te anëtarësimi i plotë.

Nënshtrimi i fshatarëve që kultivonin hashash:

Nga të gjitha përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit në vend, mësymja në fshatin famëkeq dhe të rebel të Lazaratit në jug të Shqipërisë, një qendër e kultivuesve të kanabisit njohur ndryshe si kryeqyteti i Europës për hashash, i dha qeverisë vlerësimin më të madh brenda dhe jashtë vendit.

Për pjesën më të madhe të një dekade, fshatarët kanë qenë jashtë radarëve të policisë. Vlera e drogës së prodhuar në Lazarat është llogaritur të jetë 4.5 miliardë euro në bazë vjetore, e barabartë me afërsisht gjysmën e PBB-së të Shqipërisë.

Në qershor, më shumë se 1000 oficerë policie, përfshirë edhe forcat speciale të Ministrisë së Brendshme, rrethuan për më shumë se një javë fshatin, shkëmbyen zjarr me trafikantët e drogës, teksa morën kontrollin e fshatit nga trafikantët e armatosur rëndë.

Dhjetëra të dyshuar u arrestuan në operacion, përfshirë një baron famëkeq vendas të drogës, ndërsa më shumë se 130,000 rrënjë kanabis u shkatërruan dhe 80 ton marijuanë u sekuestruan.

Në gusht, policia nisi një tjetër operacion masiv ndaj kultivuesve të kanabisit në zonën e Dukagjinit, në veriun e thellë të Shqipërisë, duke shkatërruar më shumë se 86 mijë rrënjë, pavarësisht se hasën me rezistencë të armatosur të trafikantëve që rrëzuan një helikopter të policisë.

Në një deklaratë në fund të gushtit, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se nga 1 qershori, policia kishte shkatërruar mbi 344,400 rrënjë kanabisi.

“Operacioni… është një shenjë e vullnetit tonë për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e narkotikëve,” theksoi ai.

Menjëherë pas operacionit në Lazarat, në fund të qershorit Këshilli i Ministrave të BE-së i dha Shqipërisë statusin kandidat, katër vjet pas kërkesës fillestare të Tiranës zyrtare.

“Shqipëria ka treguar me veprime konkrete se ka vullnetin politik për të ndjekur procesin e reformave të lidhura me BE-në dhe ka konsoliduar… luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” tha ish-Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle, pasi Këshilli i dha dritën jeshile kërkesës shqiptare më 23 qershor.

“Shembulli më i fundit është operacioni i gjerë i policisë në Lazarat javën e shkuar për të shkatërruar kultivimet e kanabisit në zonë,” shtoi ai.

Masat ndaj vjedhjes së energjisë:

Jo të gjitha fushatat e qeverisë janë aq popullore sa masat ndaj Lazaratit dhe kultivues të drogës.

Përpjekjet e Kryeministrit Rama për të goditur vjedhësit e energjisë, veprimet e të cilëve po përkeqësojnë borxhin në industrinë energjetike, tërhoqën kritika se qeveria po tregohej e ashpër ndaj të varfërve dhe klasës së vogël të mesme në Shqipëri.

Lëvizja ishte veçanërisht e pa mbështetur nga populli sepse erdhi së bashku me një deklaratë që konsumatorët do të përjetojnë rritje të çmimit të energjisë në 2015.

Më 24 nëntor, dhjetëra mijëra mbështetës të Partisë Demokratike, shprehën pakënaqësinë përpara zyrave të qeverisë, duke protestuar rreth rritjes së energjisë dhe rreth buxhetit të ri 2015, ku parashikohen edhe rritja e disa taksave.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i tha mbështetësve në një fjalim të zjarrtë se ndonëse qeveria premtoi reforma në arsim, shëndetësi dhe ekonomi ajo nuk ia doli t’i materializojë ato, dhe se dukej se po përpiqej të krijonte një shtet policor.

“Varfëria dhe një shtet policor nuk janë një opsion,” i tha Basha mbështetësve.

“Mos luaj me të ardhmen e Shqipërisë, sepse që njerëzit janë mbledhur këtu në këtë shesh duan punë dhe dinjitet,” shtoi ai.

Protesta ishte më e madhja e mbajtura nga Partia Demokratike që kur humbi zgjedhjet e përgjithshme në qershor 2013 dhe përmasa e turmës u pa si një shenjë se masat shtrënguese të qeverisë po krijojnë pakënaqësi midis shqiptarëve të varfër.

Demokratët, të cilët po luftojnë të ri-organizohen pas humbjes së zgjedhjeve, kanë bojkotuar parlamentin që në qershor, pas një sherri mes deputetëve. Megjithatë, pavarësisht mungesës së parlamentarëve të opozitës nga kuvendi, klima politike e Shqipërisë ka qenë më e qetë këtë vit, ndonëse mbetet e polarizuar.

Telashe në Beograd:

Marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët e saj, veçanërisht me Serbinë, shkaktuan emocione të forta pas vizitës së parë të një Kryeministri shqiptar në Beograd në më shumë se 70 vjet.

Vizita e Kryeministrit Rama më 11 tetor erdhi pas një ndeshje problematike futbolli mes dy vendeve, e cila u braktis pas episodeve të dhunës. Trazirat ndodhën pasi një dron vogël që mbante simbole shqiptare fluturoi mbi stadiumin Partizan të Beogradit, duke nxitur një përleshje mes lojtarëve që u përkeqësua pasi tifozët hynë në fushë.

Me tensionet ende në ajër, vizita e Ramës u shënjua nga diferencat e ashpra mbi Kosovën, pavarësia e të cilës – e shpallur në 2008 – duhet të njihet tashmë nga Serbia sipas Ramës.

Vizita duhej të tregonte se dy vendet e rajonit ishin të përgatitura për të lënë pas diferencat e tyre historike teksa ecnin drejt qëllimi të përbashkët për t’u anëtarësuar në familjen Europiane.

Megjithatë, fjalimi i Ramës për Kosovën në një konferencë të përbashkët me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç në Beograd, i zemëroi Serbët.

“Nuk prisja një provokim nga Rama dhe nuk prisja që ai të fliste rreth Kosovës… Është puna ime të mos lejoj askënd të poshtërojë Serbinë,” u ankua Vuçiç më pas.

2 komente në “2014-a, përpjekje për sundimin e ligjit”

  1. Fronti Demokratik says:

    Po shok, po! Po!

  2. Dibrani says:

    O Besar Likmeta sa lek te paguan Rama per ti pikturuar nje artikull te mir Qeveris Rama

    Jeton me kembe ne toke ,..apo mos je ber dhe ti,.. si ato shkenctaret e NASA qe shpenzojne Biliona Dollare ne kekimet e tyre te kota,.. te bejne Marsin apo dhe polet e Henes planet me uje

    Kur fare mire e bukur ato Biliona te hedhura ne plehra,.. mund te rrisin mirqenjen e popullsis ne toke qe te ket me shum gezim dhe me pak lufte

    Masat e Rames jane si dhia e zgjept ,… e bishtin perpjete

    Rama duhet ta shikoj qeverisjen e vendit ,..si kryefamiljari qe shikon familjen e vete

    Pra ne familjen tende ,…pyetja e pare qe shtrohet eshte: ku buron leku qe te jetojme??????

    Si thua Likmeta ,..e thjesht pyetja por e nevoitshme,..

    E dyta buxheti sa lek i duhen nje familje te jetoj me te ngren ,te paguaj dritat ,ujin,ngrohjen,ilacet,ndonje reck me u vesh,mir do ishte dhe akomoditete por gjithsesi,…esenca eshte jetika

    Normale ne nje familje te shendoshe e kam fjalen ne aspektin kulturor, human,drejtesia ne familje eshte i rendesishem

    Rama mendon vjedhjet ndodhin nga qe nuk ka sitem,…Rama duhet te kuptoj se Sistemet jane skema gjoja sigurie,. per te ber para per kompanit private,.. ne nje far menyre ndihmojn por nuk do te thot qe vjedhje nuk ka

    Nonje here duke besuar nje program sistemi vjedhja mund behet ne masa te paimagjinushme,….quhet mundja e sitemit

    Dua te them kur gjerat jetike ,parimet,dhe te drejtat funksionojne dhe familja do te marr shembull

    Nuk i thojne kot ca te mbjellesh do korresh

    Kurse ato qe po ben Rama me popullin do tja degjosh krismat mbas 3 vjetve kur te behen zgjedhjet

    Mua nuk me vjen cudi qe PD te vij ne pushtet,…kur populli votoi Berishen me gjith ate anarki qe ndertoi me firmat piramidale dhe armet si ne Irak e Siri ne 1997
    Ky regjim mund te kthehet dhe ndoshta edhe me shpejt

    Rama po e nenvletson popullin shume,…harroj kush e votoi

    del si Saliu ne ca Fabrika dhe hapet bythsh me bisnesin e tjetrit ne po krijojme vende pune.

    Po nuk e pyet puntorin ,…apo del rroga me jetu?????,..ate pyetje nuk e njeh Rama
    Eshte turp nje shtet si Shqiperia me nje minister si Tahiri apo Veliaj

    Tahiri thot emigante mos u nisni ne Europ per azil se eshte e kote do tju kthejme mbrapsht dhe do penalizoheni

    Cudia per mua me vjen per mediat ,…se jane bere me qeverin si te dashuruar Valentino

    si nuk u ngrit nje gazetar me i then ,…po mir mo kungull minister i brenshem A din arsyen pse e len shtetin keto shqiptar????? nuk e din,..aaaa as per ta dit nuk ke
    E dyta ca do besh me keto qe kthehen???? Kungulli per te evituar pyetjen do thoj duhet ti drejtohen ministris perkatse

    Hopa del G99 bythqimat qe ja marrin ne goje njeri tjetrit deri ne vdekje….Ky eshte djali me me fat,… ka Ramen krahun e djatht ,…ka hap ca bisnese fantazem oline,….merr ca koncesione nga Rama leku vuuuuuuuuuuuu,..dasem me te car ballin
    Ky shoku del ndonje here ne vidjo me jevgjit gjoja po ndihmojme komunitetet ne sy te Europes ,….Proplemet e tjera ne ministrin e vet nuk i njeh.
    A po,..: del ne ndonje kolegj fantazem te vetin apo kushove dhe promovon Zanat zdrukthatri apo pusetagjiu hahahaha

    Shendetsia falas apapa,apapa moooo eeeejj aaaaaa bukur me fjale qe nuk e di si ku fluturuan

    Raliteti eshte pacientet nuk kane ilace,….por ca dobica te QSUT shesin Ilace me vul spitali,…se di ky Rama beson shum ne keto siteteme
    Doktoret kuptohet operacionin po’s pate gjepat plot ,..e din rugen per ne Sharre hahaha ska dhe vende tani kane vazhdu tu zaptu rrugen e makines

    Ministri enerigjis ,…qe kur ka ardhur ky bandita e Berishes ngelen duke u vra me Banditat e Rames per me zaptu Kromin
    Siguria e minatorve dhe kushtet ku ato punojne per Ramen eshte shume e Rendesishme ,…..aq sa vet justifikimi i Rames per takimin e humbur me zonat e Dibres
    Ketu lista per Ramen nuk mbaron por eshte e kot,…se nuk ja vlen,…Diktaura e re Moderne perdor voten e sovranit dhe aleatet nderkombetar si nje politk per te pikturuar shijen e Rames te nje drogagjiu,..nudisti,…violent ndaj ish partnereve,….arrogant,…mosperfilles ,…jeton ne nje bote tjeter Howard,…apo ne Olso Sweden

    Bota perdhese e ca fmiljeve qe nuk kan buk per te ngren ne kohet e Saliut perdoreshin per politik duke u qar hallin ,…..keto kohet e fundit Rama po i pershendet te varfrit me nje foto duke qeshur me papagallin,…gezoni mos harroni paguani dritat hahahaha qesh Rama me Papagallin,…ironia e nje psikopati ndaj nje shtrese qe po lufton me mjerimin

    Besar Likmeta ti duhet te te vras ndergjegja kur shkruan levdata ndaj nje raliteti te hidhur
    Ne te gjithe ne kete Bote jemi per nje koh te shkurter,…..besoj se Shqiperia ka nevoj per njerez qe e shikojne ralitetin ne sy dhe nuk e evitojne ate

    Ka ardh koha qe keto parti te vjetra nga Socialiste,..ne G99,..tani ne Rilindje pra memedhe quhet toka aty ku me ka lindur koka,..besoj e kupton ku dua te dal
    Jane ato klysh qe perdorin popullin si bagti vetem per interes vetjake duhet te shporren e ven para drejtesise publikisht

    qe ta shikoj dhe populli se kjo lloj fryme e shkuar e nryshuar ne emer nuk ka vend ne shoqerin shqiptare

    por populli duhet te ngrihet si per armet kimike,qe cenoheshin interesat

    kjo qeveri eshte aty nga ky popull ,..dhe duhet ti pergjigjet me pergjegjsi

    Fjala pergjegjsi eshte e madhe,.. nuk peshon vetem ne njeren ane te peshores

    Shpresoj keto qe te kam shkruajtur do te hapin horizontin se me artikullin tend ti me dukesh si Liza ne boten e cudirave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje