Topi: E turpshme që vijnë eurodeputetë për të pajtuar çiliminjtë e politikës

19 Dhjetor 2014, 18:17Politika TEMA

Pas takimi të zhvilluar me strukturat e partisë  së Gjirokastrës, Fieri ka qenë ndalesa e radhës e Kryetarit të Frymës së Re Demokratike Bamir Topi.  Aktualiteti politik ishte kryefjalë e këtij takimi, ndërsa kreu i FRD akuzoi klasën politike se po shkëput marrëdhëniet me bazën.

Topi u ndal edhe tek reformat e qeverisë Rama, teksa shtoi se ato duhet të finalizohen me sukses.Teksa pohoi se sistemi i drejtësisë është drejt degradimit, Topi nuk kurseu nga akuzat as lidershipin e Partisë Demokratike.

Sipas Topit problemet e popullit nuk zgjidhen në rrjete sociale dhe se ndërkombëtaret nuk duhet të jenë përherë ndërmjetësit për zgjidhjen e sherreve të aktorëve politikë në vend.

Topi shigjetoi kodin zgjedhor, që sipas tij është lënë në fuqi qëllimisht për të dëmtuar partitë e vogla.

“Akoma e mbajnë ligjin zgjedhor, kanë frikë, ata e dinë çfarë frike kanë. Një ligj zgjedhor mizerabël që e ka origjinën tek 2008 kur ndryshuan Kushtutën, një KQZ i cili duhet ta kishte vendin para drejtësisë”,tha ai.

Keu i FRD nuk la pa shënjestruar opozitën, kur tha se problemi nuk qëndron te futja në parlament, por sa efektivë janë.

“ Një shpresë që opozita ti japë shpresë nejrëzve kur janë të mërzitur me pushtetin që ti kthejë në pushtet. Jo. Kjo është një pozitë, opozita nuk ekziston. Pse? Është bërë opozitë nepotike, opozitë e familjes”, tha Topi.

“Shqipëria ka ende probleme të thella me demokracinë. Gjëja më e mjerueshme për këtë vend është çorganizimi i së djathtës”, theksoi kryetari i FRD Bamir Topi.

Gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike Topi ka deklaruar për median dakordësinë mbi reformën territoriale për të cilën është shprehur se duhej të ishte kryer kohë më parë, ndërsa ardhjen e parlamentarëve evropianë e ka cilësuar si të tepruar dhe në një moment jo të përshtatshëm.

“Shqipëria ka të tjera nevoja dhe jo të pajtojë çiliminj të politikës”, është shprehur Topi.

Ai ka kërkuar nga përfaqësuesit e PPE dhe PE  ta shohin më me shqetësim situtatën politike në Shqipëri pasi PD, që e ka konsideruar si një parti të familjes, jo demokratike, e ka lenë vendin pa të djathtë dhe pa opozitë. Sipas kryetarit të FRD, historia e së djathtës në Shqipëri duhet të rikonsiderohet pasi nuk mund të shkohet më përpara me Sali Berishën.

I pyetur mbi reformat e ndërmarra nga qeveria Bamir Topi është shprehur se shteti ka nevojë të futet në normalitet, por burgu nuk është zgjidhja e duhur duke patur parasysh faktin që shoqeria jonë është tradicionalisht e traumatizuar.

“Ata që vërtet duhet të shohin derën e burgut do të qëndrojnë si kokoshi duke parë të tjerët si hyjnë në burg. Gjithsesi jemi seriozisht për rikthimin e formalitet në një shtet të dëmtuar për interesa klanore”, tha ai.  /gj.k/

8 komente në “Topi: E turpshme që vijnë eurodeputetë për të pajtuar çiliminjtë e politikës”

  1. luani u.s.a. says:

    z.Bamir Topi sa ishit president i Shqiperise qe ishte kryeminister Sali Ram Berisha i cili e shkaterroj shtetin dhe popullin me dekada edhe ju z.Bamir Topi ishit cimilinje politike qe nuk keni bere asgje per shtet dhe popull….!

  2. Qehaja me openga says:

    Ashtu eshte more zoteri, por kjo puna e turpit te politikaneve eshte se e hane me buke, njelloj sic e haje dikur dhe ti kur rije i ulur si pule e lagur ne krahun e djathte te qehajahit me openga.

  3. Hahaaaaaaaa ,
    ka nji dukuri mjaft interesante me politikant e djathe ne vecanti sidhe shume pseudointelektuale apo si rendom e quajn veten analiste -gazetare shkrimtare e tjera pordha ne xhiro ,
    qe do te thote ,e gjithe kjo “armate pordhatike” i merr Idete nga komentusit e medias se shkruar dhe dalin kur ,diku ne nji tjeter media ose moment dhe trillojn si ide apo mendim personal !
    Dhe kjo behet me e kuptushme kur te gjithe dijme mire sesa i peshon truri tipave si Topja , ky i perjashtuar nga kopshti cilimijve vagabonde .

  4. qytetari says:

    Ah ,ju jeni njeri ma zi se tjetri.
    Bir Selman i nenes ke te qaj me pare….

  5. Rri shtrember por fol drejte! says:

    Po tani keshtu e kemi ne shqiptaret, kur jemi ne gjak duhet te vije dikush nga jashte te na pajtoj!? Te shikojme se sa kohe do te zgjase “besa” e te pabeseve.
    Pamvarsisht te gjithave z. Topi ka shume te drejte qe ju thote ciliminj, madje e gjithe klasa politike te jepe ndjesin sikur te jete nje kopesht me dreke. Me leje teta dukatore: Ky Edi me shau nga mami- jo, teta dukatore ky Luli eshte genjeshtare.-Jo! Genjeshtare je vete, ja e pane te gjithe qe ti me shave. Une nuk vij me ne kopesht, nuk dua nuk dua. Do ti them babi bishes une dhe ai ta tregon ty qejfin.
    Kush nuk di te bej kompromise per te miren e vendit dhe te qytetareve nuk ka humbur asgje ne politik. Fatekeqesia e Shqiperise jane vete shqipetaret.

  6. Pellumb says:

    Ik o Bamke me qafsh, ik se ta matem takatin ne 23 qershor. U bere te japesh leksione ti per ciliminjte, apo kujton se i harruam pazaret si u bere president. Ta futi Berisha, te nxorri ne pension me ate oferte, nuk besoj se ke per te qullosur gje me ne politike ti.

  7. Ferhat says:

    po kshu ka ndodhur gjithmone ne Shqiperi,

    ne bejme politke injorantesh, me interesa te ngushta politike, dhe sigurisht inatcore

    http://bit.do/ciliminjte-e-politikes-shqiptare

  8. Babai i vertete i Dardanit says:

    Foli, per ate zot, foli ! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje