Shpërblimet për festat e fundvitit/ Braçe: Vendimi më i mirë. Dënglat për luftë klasash, banale

19 Dhjetor 2014, 18:03Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe, kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, ka komentuar vendimin e Qeverisë për shpërblimin me festat e fundvitit të disa kategorive dhe punonjësve të shtetit.

Braçe i është përgjigjur kritikave në lidhje me politikën e ndhekur nga qeveria për shpërbimet, ndërsa thekson se kjo është zgjidhja më e mirë

“S’ka shpërblime për Qeverinë, administratën e qeverië, Kuvendin, politikën e politikanët!!

Edhe një herë, sinqerisht, as që i kuptoj e as që i pranoj një pjesë të komenteve për “shpërblimin” e caktuar nga Qeveria për disa kategori sociale dhe shërbyesish publikë!!

Sidomos, këto denglat me luftë klasash apo rikthim të Enverit!! Banale tërësisht!!

Thjeshtë e qartë;

Asnjë qeveritar, President, nëpunes të tij, Kryetar Kuvendi, nëpunës të Kuvendit, deputetë, Kryeministër, ministra, zëvendësministra, nuk do të marrë shpërblim!!;

Asnjë nëpunës i administratës së Qeverisë, Sekretar i Përgjithshem, Drejtor i Përgjithshëm, përgjegjës, nëpunes etj, nuk do të marrë shpërblim!!;

Asnjë i zgjedhur vendor, Kryetar Bashkie, Komune, këshilltar, nuk do të marrë shpërblim!!;

Pra, qartë e troc: asnjë politikan, qeveritar, drejtues politik në administratë e nënpunës i Qeverisë nuk do të marrë shpërblim!!

Në anë tjetër, të gjithë ata që përfitojnë shpërblim, nuk janë njerëz të administratës!!

Janë pensionistë dhe pensionistë kryefamiljarë, familje me ndihmë ekonomike, persona me aftësi të kufizuara, veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare, ish të përndjekur politikë mbi 65 vjec, familje të policëve të vrarë në krye të detyrës, familje të ushtarakëve të vrarë në krye të detyrës, mësues të 10 shkollave të renditura si të tilla nga rezultatet e maturës shtetërore, nxënës e studentë të ekselencës, personeli mjekesor i tre qendrave mjekësore më të mira në vend, policë të njësisë më të mirë operacionale që është ajo e qarkullimit rrugor, rojtarë të parkut më të mbrojtur në vend, parkut të Divjakës.

Çfarë ka këtu për klasë e luftë ndaj klasave tëtjera? Po Enverizmi ku qenka këtu? Boll me idiotësi!!

E kam thënë e do vijoj t’ja them kujtdo: Qeveria nuk ka para të sajat, as Kuvendi, as unë e cilido tjetër!! Janë të gjitha para të krijuara nga tatimet e taksat që paguajnë shqiptarët në çdo cep të këtij vendi!!

Natyrisht, politikisht do kërkoja që të gjithë të përfitonin nga një shperblim për vitin e ri!!

Por, politikisht secili nga ne ka detyrën të mos dëmtojë me vendimet që merr të përgjithshmen, stabilitetin e financave që kemi detyre te mireadministrojmë.

Miq, jemi ende në vështirësi ekonomike!! Nuk duam të gënjejmë kërkënd!! Kaq para kishte dhe këto shpërndamë duke bërë më të mirën e duke mos dëmtuar apo cënuar financat publike!!

Duhet më shumë? Patjeter që duhet më shumë, punë më shumë e përgjegjësi më shumë!!

Kush nuk i ka s’ka pse të ngrohë vendin!!”, shkruan Braçe në Facebook. /gj.k/

6 komente në “Shpërblimet për festat e fundvitit/ Braçe: Vendimi më i mirë. Dënglat për luftë klasash, banale”

  1. Angjela FR says:

    po ti je si shpirt o zemra ime!
    te perq2afojme nga te gjitha femrerat e Fierit.

    Je me i miri! ta shperblefte edhe ty zoti Kokedhima

  2. ALDO says:

    O Brace na u bere si mori ne koke. Te jesh kaq i shqetesuar per financat publike heton, burgos e u konfiskon pasurine atyre qe vodhen shtetin ne rrugen Durres-Kukes e banken Shqiptare! Beni kete e hallall ti keni shperblimet..hheheh po nuk ju le kryetari se e ka ngjyer menderen gjitheandej. Hajt te fala Taulant Balles

  3. Te zemeruarit e "kllases" says:

    “Lufta e kllasave” eshte pshm. kur nga njera arestohen me buje qytetare pa hesap sa per te bere propagande dhe per t’i perhapur panik ne popull, dhe nga ana tjeter t’i leshosh pas dica ditesh nga frika se mos pellcasin burgjet, gje qe i kushton shtetit miljona para.

    Nese kjo nuk po ndodh, atehere ata qe flasin per lufte klasash e kane gabim.

    Poooor z.Brace s’duhet te harroje se njerezit kane sy te shikojne, dhe veshe te degjojne… Dhe se jo shume larg, por tamam nje dite me pare, te zemeruarit e “kllases” dolen ne Vlore me valixhe neper duar per te kerkuar azil ne Gjermani. Dhe kjo s’eshte pak!

    Nje shprehje thote: “Aty ku ka fjale, nuk eshte pa gje!”

  4. Stela says:

    Epo nuk rri dot pa duartrokitje per kryetarin e rradhes ky. Bau-bau-bau…. Boll lehe e brace aman,

  5. Dibrani says:

    Brace Sarinen e ka zen rehatlleku tani,….nuk degjohet me per problemet e popullit

    Aq ishte lufta fjaleve ,…tani qe e ka qeverin vet nuk ndihet qelbesira cdo gje ne rregull

    Na henksh topat o Brace Sarina

  6. buum says:

    Z.Brace!Ju mbeshtesni arbritariten e KM i cili i perdor paret e taksa-paguesve me standarte qe i shpik ai, si i gjithedituri.Do te shperbleje te gjithe mesuesit e vetem 10 shkollave, edhe mesuesit, edhe mesuesit e edukimit fizik (sic duket i kane kalitur nxenesit fizikisht-ne trup te shendoshe u krijua mendje e zgjuar). Po mesuesit ne shkollat 9-vjecare (edhe ata te edukimit fizik ne keto shkolla), a nuk jane po aq te shkelqyer sa ata qe do shperblehen? Ose pranoni qe vetem mesuesit (qe te gjithe, pa perjashtim)e 10 shkollave te mesme duhen paguar per pune, te tjeret duhet ti pushoni nga puna se nuk jane te shkelqyer.Kujt ja thoni keto brockulla. Turp. Ai i pyesni njerzit se cfare mendojne per cka beni? Jeni administratore te financave publike dhe jo te silleni si pronare te tyre. Mbi ke kuader ligjor apo sistem i vendosni shperblimet? Therritini mendjes se po beheni kopje e keqe e atyre qe iken ne 23 qershor. Sic duket, dackat e 23 qershorit do ti merrni edhe ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje