Detaje nga ballua e Nishanit

20 Dhjetor 2014, 19:40Antena TEMA

Vendimi për të bërë një ballo nga presidenti u mor nga Zonja e Parë. Ajo kishte një shqetësim serioz. Meqë sa ishte Berisha, Zonjë e Parë quhej Teta Lili, kjo donte të konfirmonte që tani është kjo. Tenativa e parë për t’u kërkuar bisnesmenëve të bëhej një ankand bamirësie dështoi. Edhe pse Zonja e Parë mori listën e Teta Lilit dhe iu telefonoi gjithë biznesnmenëve, të gjithë i mbyllën telefonin.

Atëhere vendosi të bënte një ballo dhe të ftonte të vetët. Mori një koreografe për të bërë përgatitjet për ballon dhe tentoi të bënte disa prova mos vallëzonte me Jarin. As kjo nuk funksionoi, për shkak të hallit që ai ka.

Atëhere u ul të bënte ftesat. Të parën vuri parukieren, pastaj dadon, kishte nja dy kushërira të bukura, i futi dhe ato. Pastaj pyeti kalamajtë mos kanë shokë apo shoqe, i thirrën dhe ata. Pastaj filloi të mendonte ndaj kujt kishte detyrime.  Futi në listë ish- shefat e saj në Ministri dhe Bankë. Këtu ftoi Fullanin dhe Leskajn. Pasi plotësoi tavolinën e saj, ja la listën Jarit. Ky vazhdoi e plotësoi me listën e ngushtë të Doktorit. I vetmi shqetësim ishte që Doktori nuk donte të rrinte në tavolinë me Zenin, se e ka zakon që mezi i pranon nuset e tij në shtëpi. U mban nja dy vjet qëndrim.

Kështu u bë axhenda e ballos.

Kur filloi ballo, Jari duhej të ngrihej të mbante një fjalim. Që të mos krijohej ideja që do çohej të vallëzonte, fjalimin e mbajti nga tavolina ku ishte ulur.

I ra pak shkurt, që të mos mërziteshin njerëzit:

“Kjo është një ballo që organizohet në shenjë solidariteti me njerëzit e varfër në nevojë të Shqipërisë. Siç e dini ky ishte një vit i vështirë ekonomik dhe me plot probleme për shqiptarët, të shkaktuara nga qeveria aktuale. Ne nuk kemi mundësi t’u gjendemi pranë gjithë atyre fatkeqësive që sot janë pa punë, pa bukë, pa drita dhe pa shtëpi për shkak të qeverisë, ndaj jemi mbledhur bashkë t’i kujtojmë ata dhe të ndjehemi pranë tyre.

Ne nuk bëjmë dot ndonjë ankand bamirësie apo fushatë mbledhjesh ndihmash, pasi këtu jemi njerëz të varfër. Këtu në sallë mund të shikoni dhe viktima të kësaj qeverie që sot vuajnë për bukën e gojës, siç është çifti Fullani, çifti Frangaj, çifti Shkëlzen e Armina, dhe çifte të tjerë që ky pushtet u ka ndërprerë jetën e tyre normale dhe i ka zhytur në varfëri.

Në pamundësi për t’i ndihmuar dhe për t’u çuar ndonjë ndihmë financiare, ju ftoj të luteni për ta, dhe të shpresojmë që do të vijë dita t’i ndihmojmë realisht.”

Pas fjalimit pasuan duartrokitjet. Fullani u prek shumë, dhe në përpjekje për të nxjerrë një facoletë të fshinte lotët, i kapi dora një tufë 500-çe euro dhe s’dinte ku t’i fshihte. Uli dorën me shpejtësi dhe i hodhi poshtë tavolinës.

-Le të duken sikur ja kemi hedh orkestrës, i tha gruas.

Armina u kënaq shumë që ju përmend emri dhe për një selfie për Instagram me Zenin, kurse Doktori instiktivisht pyeti Princ Lekën, a i ka akoma pronat, apo ja mori banka.

I vetmi që po qëndronte serioz ishte Sandri. Ai dukej i mërzitur.

-Çfarë ke, e pyeti Fullani? Presidenti të respektoi, të përmendi dhe emrin.

-Po mo po, tha Sandri, ndaj jam i mërzitur. Më futi në një thes me ju, me ty, me Zenin, me Doktorin, me këta…Ç’punë kam unë me ju vëlla? Unë jam me Ramën. Ju keni shkuar për lesh të gjithë, pse doni të më merrni dhe mua me vete.

7 komente në “Detaje nga ballua e Nishanit”

  1. andromeda says:

    Ku e kam Arvizunë që e kishte shumë për zemër Jarin? Si tha,si tha. Pak a shumë kështu,-“Nëse prekni presidentin ju si qeveri do të bini brënda ditës.”

    1. Romeoja i Odetes says:

      Hahaha, a e dini or miq qe keta te ftuarit, pasi hengren nga taksat e te varferve, ja futen me te pira e te q…ira, dhe asnje koker lek nuk hodhen per te varferit. Odeta mori nje 30% nga kompania qe organizoi ballon, dhe ushqim per nje vit per Jarin, Carin dhe te tjeret ne familje.

  2. basilius says:

    Mesoni gjuhen shqipe, te dashur intelektuale. Nuk shkruhet “ballua”, “Aldua”, por “balloja”, “Aldoja”. Gjuha nuk shkruhet si ju pelqen juve, se ashtu e flet katundi i juaj, por si e percaktojne rregullat e drejtshkrimit.

  3. nexho says:

    Mero,
    Po ndonje dekorate nuk ju dha jari ketyre hallexhinjve te ftuar ne ballo?

    Ky jari nuk eshte president po eshte bashkeshorti i Zonjes se Pare.

  4. coli says:

    Ndonje dekorate per “varfanjaket” nuk dha ky burri i zonjes se pare?

  5. Alma Mile says:

    Hahahaaa e bukur kjo, por kam nje kuriozitet se si do te jete ndjere Fevziu kur e bente me Zhyljenin si ish-aksioner i Tv Klanit?

  6. ivani i madh says:

    kjo ballo u be per invalitet dhe njerzit ne nevoje dmth dhe Jari k… pasaka pjese me qe dhe vete eshte sakat .Bravo Jari dhe nje ballo per vete te mbledhe ndonje leke e se hallexhi e sakat njeri eshte .Urime per ne boten tjeter kemben mire e zvarit mere pas dhe ustane tend Saline .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje