–Varfëria është dështimi ynë i përbashkët që duhet të na riorientojë politikat
-Kur përballesh me Ata, ndjehesh më shumë fajtorë se bamirës
-Beteja elektorale është një trofe që fitohet sa herë hynë në lojë. Nuk është një medalje që e mban përjetësisht një fitues. Ata që kanë këtë mendje, mund ta pësojnë!
Intervistoi: Jonida Hitoveizi
Një traditë e re për një biznesmene shqiptare është ngritja e një Fondacioni për njerëzit në nevojë. Keti Bazhdari, një nga gratë më të suksesëshme në biznes në Shqipëri, mendon se ngritja e një Fondacioni bamirës nuk është vetëm problem financiar, por më së shumti një iniciativë që të ndihmon të zbulosh rrënjët e varfërisë në Shqipëri dhe të përballesh me to.
“Cati Foundation”, Fondacioni që Keti ka themeluar i ka dhënë leksionet e para në këtë drejtim.
“ Ne kemi nisur duke ndihmuar integrimin në shoqëri të rreth 140 familjeve, me bindjen se përfaqësuesit e biznesit shkodran do tregojnë bujarinë dhe vullnetin e mirë për të marrë pjesë në këtë nismë. Në krahasim me 11.000 familjet në nevojë vetëm në veri, 140 familje janë shumë pak realisht” thotë Keti. Por ajo është e bindur se përballja me varfërinë dhe shkaqet e saj do të jenë një mekanizëm që do të ndihmojë në të ardhmen edhe biznesin, edhe politikat qeverisëse se ku të orientohen me politikat e zhvillimit. Varfëria dhe shkaqet është leksioni më i mirë për këdo biznemsen apo qeveritar që pretendon të zhvillojë një vend. Varfëria është dështimi ynë i përbashkët, që duhet të na riorientojë poltikat.
Si ndihesh si “bamirëse”?
Është një teprim të quhesh e tillë kur dhuron diçka. Ajo që më shtyn drejt njerëzve në nevojë është puna ime, biznesi që kam ndërtuar. Shikoj njerëz që kanë nevojë të punësohen, por që s’kanë kualifikimin e duhur. Të tjerë që s’kanë mundësi as për të gjetur një punë të përshtatshme. Rrënjët e varfërisë në Shqipëri nuk i shkul dot as bamirësia as politikat sociale dembele, që u dhurojnë njerëzve asistencë. Të ikësh nga varfëria është një akt i lartë personaliteti, pasi rifiton dinjitetin. Ndaj biznesi dhe politika duhet të përballen me varfërinë qoftë edhe si donatorë, për të kuptuar shkaqet. Beteja kundër saj pastaj, duhet të drejtohet nga politikat e zhvillimit. Ato i japin fund nevojës për bamirësi dhe e kthejnë këtë iniciativë në diçka më simbolike. Për këtë arsye askush nuk mund të ndjehet bamirës pse dhuron diçka nga vetja për njerëzit në nevojë. Kur përballesh me ta ndjehesh më shumë fajtorë se bamirës.
A ekziston një mirëkuptim tek komuniteti i biznesit rreth këtyre ideve. D.m.th a e shikojnë ata të tillë betejën me varfërinë?
Natyrisht që po. Por ka edhe probleme të përballjes me opinionin publik dhe komplekse që vijnë nga e kaluara e këtyre veprimtarive. Shpesh njerëzit identifikojnë me filantropi një milardierë të huaj një shoqatë ndërkombëtare ose qeverinë. Kur ai që kërkon të ndihmojë, është ai që ke afër në lagje, në qytet apo diku rrotull ka dhe paragjykime bezdisëse, që shpesh të lëshojnë nervat e të bën të thuash “shkoni në djall”. Por mendoj që Shkodra ka fuqi ta tejkalojë këtë mentalitet dhe ne ndihemi mirë. Po ashtu dhe plot miq të mi biznesmenë, që i bashkohen kësaj inciative.
E lidhët politikën e bamirësisë me nevojat e politikës së zhvillimit, a është kjo një paradhomë politike e kësaj veprimtarie?
Nëse qëllimi i bamirësisë është të lehtësojë dhimbjet e të varfërve, qëllimi dhe detyra e politikës është të shfarrosë varfërinë. Pra, nëse ne jemi si të thuash disa infermierë që mjekojmë plagët, politika duhet të jetë kirurgu që duhet të shkulë të keqen. Ndaj theksova, që varfëria është një leksion i hidhur për të gjithë ata që duan, dhe që kanë marrë përsipër diçka në këtë vend. Është dhe politikë, edhe menaxhim por mbi të gjitha politikë zhvillimi.
Ju nuk është se jeni larg politikës. Jeni e angazhuar politikisht në nivel qendror nga partia në pushtet. Sa e gatshme jeni të angazhoheni edhe në Shkodër, në politikë? (kam parasysh, që jemi para zgjedhjeve lokale)
Padiskutim që jam e angazhuar, ndaj dhe e ndjej më shumë këtë veprimtari si betejë edhe kundër varfërisë. Sa i përket kandidaturës për Bashkinë e Shkodrës, është një vendim që e merr Partia Socialiste. Qeveria e saj ka premtuar se do të ketë projekte të mëdha për Shkodrën dhe unë shpresoj që ky është mekanizmi i duhur i zhvillimit dhe betejës kundër varfërisë. Varfëria jonë është stukturore, kapilare, në çdo segement të jetës. Ne duhet të bëjmë që ekonomia të rigjallërojë skutat ku ajo është fshehur për t’i dhënë jetë njerëzve.
Dhe nëse ju do të jeni një kandidate?
Nëse do të jem një kandidate e shumicës, do të jetë një përgjegjësi e madhe për të bashkuar idetë dhe mundësitë individuale me ato të pushtetit. Dhe të hysh në këtë betejë kur e di çfarë të pret aty tek njerëzit e thjeshtë, është një përgjegjësi e dyfishtë. Armiku ynë i madh është i fshehur në skutat e varfërisë në çdo rrethinë, në çdo fshat të Shkodrës dhe në familjet qytetare të saj. Nga ato skuta pastaj lulëzon paligjshëmria, bota e krimit dhe fenomene të tjera të shëmtuara që i ndeshim dhe përpiqemi më kot t’i zhdukim duke u marrë me pasojat. Duhet të merremi me shkakun. Virusi është aty.Ai duhet luftuar.
Çfarë efekti ka mbi Shkodrën ndarja e re territoriale?
Mendoj se ka efekt pozitiv në të gjitha drejtimet. Së pari, ka efekt pozitiv sa i përket mundësisë për politika zhvillimi që lehtësojnë varfërinë. Ke më shumë mundësi të planfikosh buxhete që e mbajnë fshatarin në fshat të lidhur me tokën, biznesmenin në biznes, qytetarin në punën e tij dhe rrafshojnë diferencat e thella në nivelin e jetesës.
Është po ashtu pozitive, sa i përket diversitetit kulturor fetar dhe rajonal. Është një politikë që i ndëshkon të gjitha palët drejt bashkëjetesës dhe bashkëpunimit.
Nga pikëpmaja elektrale nuk jam e interesuar dhe s’e kam parë, por beteja elektorale është një trofe që fitohet sa herë hynë në lojë. Nuk është një medalje që e mban përjetësisht një fitues. Ata që kanë këtë mendje mund ta pësojnë.
Mos prit te ndryshoje gje,eshte sistemi qe pasuron te pasurit ne kuriz te te varferve.Me vjen keq qe ke ardhur nga sistemi socialist e nuk njeh Marksin.Mundohu te vjedhesh ndonje gje e te shpetosh nga varferia sepse biznes te ndershem nuk ka.Mer shembull nga Sala e Luli,protagonistet kriminele,model te ketij sistemi,qe jo vetem te mbijetosh por edhe te mbreterosh!
Haha..nuk e dinit qe Keti eshte mike e Meros??
Sa paguan ata Vipat qe hengren e pine..ne koktejin qe shtrove per bamiresi??Si nuk e pashe nje te varfer??
Ketin dashkan te na e bejne Jozefinen e Shkodres..nga biznesmene ne politikane!!
Shkodra nuk ka nevoje per bamiresi..por per pune…prandaj leri publicitetet qe cojne uje ne mullirin tend…duke perdorur emrin e Shkodres..se ne fyt do te te ngelin!!
Te qenit ne politike ka qen ne shqiperi profesioni i vetem qe te mbante ne pune pergjithmon dhe padyshim ku fitohej parja pa i dhene asgje shoqerise shqiptare ,madje duke i shkaterruar jeten e te ardhmen asaj ,per perfitime personale .
Duke qen e tille politika si i vetmi mjet fitimi e punesimi ne shqiperi brenda saj jane “stacionuar ne vathe” pjesa me injorante ,kriminale e jointeligjente , pjesa me e korruptuar e shqiptareve .
Pjesmarrja ne poltike e nji personi te suxsesshem ne jete ,ne biznes te themi si z. Keti Bazhdari ,shkodranja simpatike ,do ishte nji hap i nevojshme i konvertimit te asaj maskarade /kaste kriminale politike ,nga te tille personalitete shembull ne ate vend ,qe kane treguar se pervec se jane te suxsesshem ne jeten private ,jane te gatshem te japin experiencen e tyre edhe ne politike, gje e cila eshte me shume se kurr e nevojeshme ne Shqiperi . Rrespekt per kte zonje Shkodrane .Shume suxsese z.Keti Bazhdari .Vota ime eshte per te tille njerez ,qytetare te vertete te atij vendi .
Shembuj te tille pozitive ,qe vijne nga jeta shqiptare ,
pra experienca te tilla pozitive ,si kjo zonjushe e talentuar ,
te tilla frymezojn njeriun e motivojne ate ne jete .
sakte.psh kryebashkiaku i fierit…cfar pemet te krishtlinjesh…ai si me ken prej planetit [burg] sepse nji njeri normal nuk diskriminon tan qytetin edhe familjen e vet.apo ata i ka jasht vendit.ptu rrac e keqe.gjakprishun
Te pata thene o KETA!!!
MOS E SHAJ LULIN SE DO E HASH!!! U PERDORE MEDIATIKISHT ME SHPRESE SE DO TE TE AFRONIN KOMUNISTET NE PUSHTET, DUKE E DITUR SE VJEN NGA NJE SHTRESE E PERSEKUTUAR. TE PATA THENE MOS KRITIKO EMRA SE PAS NA VJEN HISTORIA JONE E PERBASHKET!!!
TANI KE HUMBUR KONTROLLIN DHE KE DALE NE NJE FOTO TE TILLE SA FLET PER 1000 000 FJALE.
MBIJETO E DASHUR! KJO ESHTE SOT BURRERI!!!
JE E FORTE KUR I REFUZON VETE PARATE E PUSHTETIN, KUR I QENDRON LARG JJOSHJES.
NESE JE SINGLE MARTOHU DHE DUAJE FAMILJEN TENDE!!! KESHTU DO JESH GJITHMONE E LUMTUR EDHE PSE E VARFER
ME SHUME DASHURI….
Artikull i forte,nga nje grua qe duket shume e mire dhe qe meriton me shume.
Artikull i forte,nga nje grua qe duket shume e mire e qe meriton me shume.Le ta lexojne politikanet dhe te shohin sa larg teje jane.
TE HAPEN DOSJET URGJENT!!! KY ESHTE ARMIKU YNE I PERBASHKET STRUKTURA E VJETER E SIGURIMIT TE SHTETIT DIKTATORIAL E SHPERNDARE NE MENYRE KAPILARE DERI NE BISNESIN TEND O KETIIIII???!!!
SISTEMI KOMUNIST ESHTE I TERI E I RIBERI DERI TEK TY O VAJZE E BUKUR E MENCUR DHE E QESHUR!!!
QENDROI LARG POLITIKES PER TE MBETUR E PASTUR, PSE JO EDHE E PA BURGOSUR NJE DITE TE BUKUR!!!
JU GRATE SHKODRANE VDISNI PER PUSHTET, CUDI!!! PO PSE MOJ GRA QE LINDI DHE RRISNI FEMIJE LODERTARE DHE JO PUNETORE, E DONI PUSHTETIN KAQ SHUME?
USHTROJENI NE FAMILJEN TUAJ DHE RRISNI BURRA TE DENJE PER KETE VEND KAKACESH
Je shume e sakte ne perkufizim !Ju pergezoj per punen dhe ndjenjat Tuaja fisnike
Artikull i forte,nga nje grua qe duket shume e mire dhe qe meriton me shume.Do ta vendosesh komentin apo jo
Znj bazhdari ka kohe qe merret me bamiresi
Te gjithe qytetaret e shkodres e njohin kete vecori te filantropes dhe biznesmenes se suksedhme
Politika shqiptare ka nevoje per njerez qe shohin pertej kontureve politike
nje nisme e tille eshte per tu pergezuar dhe ndjekur
Respekt per Keti Bazhdarin
Nje interviste me fjale te thjeshta por teper inkurajuese per Shqiperine e shqiptaret,aq me shume qe vjen nga nje grua e mencur!E quaj “Nje shkendi shprese dhe optimizmi qe vjen nga Shkodra” dhe thashe me vete “Ndodh edhe keshtu ne Shqiperi,sa mire!” dhe ndjeva kenaqesi.E falenderoj edhe gazeten “Tema” per botimin e kesaj interviste.Ja qe paskemi nevoje edhe per fjale te mira,per lajme te mira e ndjellese te te mires dhe ndryshimi e perparimi.Kemi nevoje per informacion te tille inkurajues qe te na largoje disi nga lajmet me krime,burgime,vrasje e vetvrasje,grabitje e sherrnaje ne politiken shqiptare.
Duhet te gjithe te rinjte e politikes te ndjekin shembullin e Keti Bazhdarit. Ti
dalesh gjerave ne krye me mend dhe jo me shitje shpirti
Respekte per z.Keti,njerez te till sote jane te pakte ne numur,por le te shpresoim se gjasat jane per mire me kte mazhorance,sidomos me kembenguljen e k/ministrit per te bere shtet.
Shkodra e don Keti Bazhdarin se eshte nje figure e nderuar, shume intelektuale ne qasje dhe debat publik dhe shume fisnike ne performance.
Hahaha,germo Keti germo,germo se do t’a gjesh!
Nuk mund te ndryshohet as te mbulohet me show mediatik ajo qe shumica jane. Shkodra fatmirsisht dhe fatkeqesisht eshte nje qytet i vogel ku tegjithe e njohin njeri tjetrin. Ajo qe thjesht do u. Thoja ketyre lexuesve eshte mos besoni cdo gje qe lexoni, besoj e kuptoni cfar dua te them. Gjithe te mirat !
Keti je e mrekullushme, je unike, je 1 dhe nuk behen 2. je pike referimi per te ardhmen e Shkodres! Apel per te gjithe: shikoni, mendoni dhe ndergjegjesohuni me vepra te mira!
Falenderoj KETI BAZHDARIN per ndihmen qe jep per te ndihmuar te varferit ne qytetin e Shkodres.
Por, nuk duhet harruar edhe “”BAMIRSIJA”” tjeter qe i dha nje zhvillim te shpejte e te pa parashikuar JOZEFINA COBA-TOPALLI. Nuk duhet me i ngrene hakun, gjate dimrit dhe permbytjeve e beri qytetin e Shkodres si VENECIA.
Pse pak eshte me hape FIRME per VARKA-GONDOLA me shetitor neper ujrat e qytetit te Shkodres, sa vete bene kurse dhe fillune pune ne profesionin e ri te GONDOLIERIT. Me QINDRA. Pra, duhet me thane ndonje fjale edhe per kete “”ZONJE te NDERUAR”” si JOZEFINA COBA-TOPALLI dhe jo me lane vetem KETI BAZHDARIT. Tung.
BRAVOOO KETI! Per kontributit tend per shpirtin e qendreses dhe te guximit per te ndryshuar jeten e komunitetit tend ne te mire te tyre. Lum Shkodra qe ju ka.
ti Keti ke vlera te vecanta, ndersa “ajo”, shoqja askush, mos te hiqet si misterioze se ia njohim shkrimin me mire se vehtes kur i thone. kjo buzeqeshje vlen sa 1 miliard fjale moj derdimene, c’lidhje ka show ketu. Vertete kjo vajze me pelqen, eshte ndryshe nga te tjeret. Une e kam enderr te jetoj ne nje bashki ku kryetare te jete Keti
Hajt mer shiks se do maresh nenji pallat orej kesaj, goces qe po te bi tfiket. Te njo mer derdimen.
Mjerimi nuk don meshire, por don vetem te drejte-keshtu thote Migjeni. Mund te besh bamiresi, vetem pasi paguan tatimet sipas ligjit, duke mos punuar me dy pale letra, duke paguar punetoret me rroga me te larta dhe jo me rroga sa per te mbajtur frymen gjalle, duke paguar per te gjithe dhe sipas ligjit, sigurimet shendetesore dhe per pension, duke mos bere kontrabande ne dogane. Ti zonje keto nuk i ben, prandaj bamiresia e jote eshte nje mashtrim dhe Z.Rama kam bindjen se ka informacioni e mjaftueshem per ty, sado qe shtypi po perpiqet qe te te beje person te rendesishem per qytetin e Shkodres.
per keshtu vajzash te denja ka nevoj kjo Shkodres. ka nevoj ky popull, ka nevoje kjo rini, ka nevoj gjithsecili prej nesh. Je Unike Keti Bazhdari.
laraska, trasta, blerta apo si do te quhesh vertete ti alma po te siguroj qe nese z.Rama ka informacionin e plote per Ketin e ka edhe per ty, prandaj keto shpifje te nivelit te ulet s’ta mbulojne boshllekun sa nje shpelle ne shpirt apo …. mos u lodh duke bere komente kudo se s’do fitosh asgje. Ata qe se duan Ketin numerohen me gishtat e njeres dore dhe ti je ai i mesit ngaqe e ke te vetmin promovues.
ketin e njohin te gjithe dhe e dine qe eshte shembull ne jete,pune,shoqeri. ndonje zhurmues qe futet te komentoje ketu eshte nga ata vemje qe nuk i vine as te kembet,ose ndonje nga ata qe i kane shkuar me servilizem sepse pritnin te perfitonin prej saj pas marrjes se ndonje posti publik. Eshte fat qe Keti po i njeh kete soj. Perpara Keti,per kryetare bashkie,shkodranet e mire i ke me vete. fitorja eshte jotja.
Hajt mi gru mos merni kot, se Ketin e njifshin perpara zgjedhjeve por ai i gati se boni deputete apo ministri, se nuk e len sigurimi i shtetit. hajt mer popull budall se po i duhet keti sot edhe gruja e vet Linda e i perdori me nji dite e pastaj sa kalo lumin t’dhifsha kalin..
Popull idiota. Nuk e keni njoft alah? kur i bi bytha n’uje te ftofte i di kush jane te miret, sa nrofet uji i perze.
i doli boja tani. e njoftem. Hajt se vjen Sala me Tosin se ky kaq e pat.
gjemon njerezit si sala ca thote ai e ca thote ajo ene ja fusin ato kuckat qe i man per ket pune. katunari
Nuk eshte meshira e bamiresija per njeriun,mbase mund te aplikohet per qente e rruges.Per njeriun duhet te interesohet shteti.Prandaj meshira e bamiresija hedhin poshte edhe Nene Terezen si nje sherbetore e perulur e vampireve kapitaliste.Njeri,jo kaq i dobet e i neneshtruar!
Ketit ka fillu me ju duk vedi si zhozepina
Suksesi rrit pergjegjesine dhe shton admiruesit, lum kush e arrin dhe e miremenaxhon ne vazhdim me pune te ndershme dhe perkushtim duke rritur kulturen dhe ruajtur modestine.
Keti pergezime per nismen dhe kontributin e vryer per vite me rradhe. Te falenderoj personalisht qe me ndihmen tende sme the kurr jo. Te shkrujta ketu per ata qe nuk e dine.qe une fale kesaj grua humane, sot zoteroj shendet te plote. Qofsh e bekur Keti.
Mentaliteti ne shqiperi eshte paksa ndryshe nga pjesa tjeter e botes, ku njerzit dhe fondacionet ndihmojne realisht njeri tjetrin…Me sa duket kjo fryme po vjen edhe ne shqiperi fale jush…Suksese zonja Bazhdari. Nje Bravo te merituar
Ne kete kohe te veshtira ku e gjith bota po perjeton nje krize e cila ndihet kudo, me vjen mire kur njerez te tille mundohen t’ia dalin dhe bejne te mundur qe te gjithe te gjejne sadopak mbeshtetje ne nje menyre ose ne nje tjeter. Urime te sinqerta!
Besoj se nisma te tilla duhen pergezuar nuk ka lidhje me akuza te pabaza dhe shpifje te ulta
keti ka punuar gjithmone per njerezit
ajo nuk e koncepton pasurine si vlere ne vetvete pa bamiresi dhe kjo verifikohet kollaj
Le ti respektojme vlerat
Kam njohur disa te aferm te Ketit, qe jetonin ne kohen e qofte largut ne Kucove. Ishin njerez te mrekullueshem, nuk e di sot ku ndodhen, Cesk Bazhdari bashke me 2 djemte e tij dhe te shoqen. Keti te uroj gjithe te mirat., uroj nje dite te behesh kryeministre e ketij vendi.
Shpirt luftarak,i sakrifices,krijuse,dhe e pa permbajteshme, shkurt shkodra ka fat qe ka nje zoje si ti. KOMPLIMETE
Forca, Keti! Shoqeria Civile e kultivuar do ta shpetoje vendin! Urime!
Po mire vetem Italianet e Greket marin pjese ne shpetimin e njerezve ? Autoritetet Shqiptare dredhin zinxhirin ?
Krenari e femres shqiptare dhe e bekume per ata njerez qe te njohin.Ne se Keti do te ishte kryebashkiake e Shkodres do te ishte sfida me e bukur per zgjedhjet e 2015. Kam besimin e plote se Keti ne krye te bashkise se Shkodres do bente shume me teper se ata qe e drejtuan 23 vjet dhe abuzuan me moton Shkodra e demokrateve qe e perdoren Shkodren per qellimet e tyre perfituese ku e lane qytetin e kultures mes fukarallikut dhe baltes.
Kjo femer po ju s’fidon…Ajo qe lexova ne komentet e artikullit ishte se pak e kane kuptuar se çafre ka thene kjo femer, imagjino tani ti thuash ketyre njerezve te mendojne ndryshe. Epo doni s’doni ju duhet te dalim nga llumi i mentalitetit te mrapshte te perandorise se kuqe. E kuptoni se ketu ku ndodhemi jemi ne fajtoret kryesore? – s’besoj se e kuptoni kete gje edhe pse eshte shume e thjesht por ku ka injoranc komplikohet kuptimi…
Cfar ben sevilizmi do thoja une vini komentoni ketu me emra e mbiemra vetem kur beni komplimenta e flisni nga ato fjalet e mira e madheshtore ne doza shume te larta sa te ngjallin neveri sepse kupton dhe fallcitetin. Qetesohu o shqiptar se servilizmin e paskeni patur ne gjak.
Sa per zonjen ne fjale nuk e njoh megjithate suksese ne rrugen e nisur nese eshte vertet ashtu sic thote, ka nevoje ky popull per perkujdesje e per njerez qe bejne mire sepse ke varferi sa te duash !
mjerselman i nenes ke te qash me pare gazetare apo intervistuesen, fluturaket e lales
ça don Keti Bazhdari me te majten ? Ajo asht prej nje familje te persekutumesh, katolike te djathte. Çudi. Ne Europe shume politikan qe i mbesin te majtes jane ata qe s’ia arrijne te futen te e djathta.. Cka hedh e djathta, e merr e majta.