Ja situata e rrugëve në vend/ Në Shkodër trashësia e borës shkon në 40 cm

29 Dhjetor 2014, 10:21Sociale TEMA

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paraqitur situatën e krijuar nga reshjet e borës.

Mësohet se ka problem në qarkullim në disa pjesë të vendit, kryesisht në veri dhe në juglindje.

Mësohet se trashësia e borës në Shkodër ka arritur deri në 40 centimetra.

Më poshtë, situate e përmbledhur e qarkullimit në rrugët e vendit:

Ne Rajonin Verior Shkoder: 

Ne akset e ketij rajoni ka trashesi te bores nga 20 – 40 cm.

Ne akset e Pukes, Kukesit dhe Dibres, ka ngrica dhe po vazhdon puna me pastrimin e rruges dhe hedhjen e kripes. Qarkullimi kryhet me zinxhire.

Ne Rajonin Qendror Tirane: 

Gjendja vazhdon te jete me probleme ne aksin Elbasan – Qafe Thane, ku po vazhdon puna per hapjen e rruges dhe kriposjen e aksit.

Ne aksin K/Dajt – Antena, K/Dajt – Bize, dhe Qafe Priske – Shkalle – Shengjergj, trashesia ne rruge ka arritur mbi 30cm.

Vazhdon puna per hapjen e rrugeve dhe kriposjen e akseve. Qarkullimi ne keto akse behet me zinxhire.

Probleme per qarkullimin ka edhe ne Stebleve , ku trashesia e bores eshte mbi 30 cm. Fadroma eshte duke punuar per pastrimin e aksit. Qarkullimi per momentin eshte i bllokuar.

Ne Rajonin Jugor Gjirokaster: 

Ne aksin Vlore – Palase , ne Qafen e Llogorase ka rene 5 cm bore. Kalimi kryhet pa probleme. Vazhdon puna per kriposjen e aksit.Barepatruesja po punon per pastrimin e aksit.

Qarku Korce:

Te gjitha akset e ketij Qarku jane te kalueshme me zinxhire.

Ne Dardhe, Qafe Qarri, Qafe Thane trashesia  e debores deri ne 30 cm. Po punohet per pastrimin dhe kriposjen e akseve nga kontraktoret.

Ne aksin Korçe-Kapshtice, Korce-Petrushe ,trashesia deri ne 15 cm.  Firmat po punojne per pastrimin e debores.  Vazhdon puna edhe per kriposjen e akseve.

Qarku Fier, Berat, Gjirokaster, pa probleme ne Qarkullim./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje