Hashim Thaçi asnjë ditë deri më tani nuk ka shkuar në zyrën e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme, aty ku ka qëndruar paraardhësi i tij Enver Hoxhaj, por vazhdon të qëndrojë afër kryeministrit, Isa Mustafa, në ndërtesën kryesore të Qeverisë.
Thaçi është ministri i parë që qëndron me zyrë larg stafit të tij, duke u arsyetuar se është zëvendëskryeministër i parë, por edhe gjatë mandatit sa ai ka qenë kryeministër, zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi, i cili njëherësh ka qenë edhe ministër i Drejtësisë, nuk ka qëndruar me zyrë afër kryeministrit, por në objektin e Ministrisë, te “Rilindja”, raporton Zeri.
Mos-zhvendosja e Thaçit në zyrat e MPJ-së, te ish-ndërtesa e UNMIK-ut, është konfirmuar për gazetën “Zëri” nga sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi. Sipas tij, kjo është një e drejtë që i takon atij, pasi që Thaçi mban edhe pozitën e zëvendëskryeministrit.
edhe sikur mi te behesh ‘historia’ te vjen nga pas e nuk do te futesh veten dot askund pervec ne ‘vrimen’ e atyre qe do te ta presin e bashkepunimin ne aktgjykim. kriminel e bukeshkele par excellance qe kosoves krahas kriimit ekonomik i ke bere krimin kultures politike. e ke pasur mundesine e mire, por ke njollosur veten dhe historine e pavaresise se kosoves qe mua p.sh. me irriton keq kur shoh videot e shpalljes se pavaresise.
Nuk ka problem.
Me ceshtjet e ministrise merret koketuli Nurellar nga Shqiperia…