FOTOT/ Tjetër "anije fantazmë" me 400 emigrantë të braktisur në brigjet italiane

2 Janar 2015, 11:09Politika TEMA
FOTOT/ Tjetër "anije fantazmë" me 400 emigrantë të

Një anije tjetër me 400 emigrantë  është braktisur në brigjet italiane, ndërsa emigrantët kërkuan ndihmë, pasi anija “Ezadeen” është pa ekuipazh.

Autoritetet italiane thanë se shpëtimi i njerëzve mund të bëhet vetëm nga ajri për shkak të kushteve të këqija te detit.

Anija “Ezadeen”, e cila lundronte me një flamur të Sierra Leone humbi kontrollin, teksa po lundronte drejt brigjeve juglindore të Italisë.

Ndërkohë thuajse 1000 emigrantë u shpëtuan vetëm dy ditë më parë nga anija Bly Sky M që dha alarmin SOS në brigjet e Korfuzit.

Trafikatët duket se kanë bërë rrugë braktijsen e anijeve në det, pasi në to udhëtojnë qindra emigrantë, që vijnë kryesisht nga vendet e përshira në konflikte.

Komandanti i Skuadriljes së rojeve bregdetare Filippo Marini tha se në anije ka edhe gra shtatzëna dhe fëmijë.

Ai shtoi se anija 73 metra e gjatë, besohet se është nisur nga Turqia, teksa anija tashmë po tërhiqet drejt brigjeve italiane.

Më shumë se 170.000 njerëz janë shpëtuar nga Italia 14 muajt e fundit dhe qindra emigrantë të tjerë, ndoshta mijëra kanë vdekur në përpjekje për të kaluar mesdheun./j.h

 

3 komente në “FOTOT/ Tjetër “anije fantazmë” me 400 emigrantë të braktisur në brigjet italiane”

  1. tfgs says:

    Mqnse jane nisur nga Turqia,te zbresin ne byrazeret e Zikes ne Durres e te festojne Ramazanin se bashku………….

  2. Ilir says:

    Eshte politika è turkifagosve qe udheheqin s
    Greqin kujtojne sikur trembin Europen po QE se Nuk i kushton me vemendje me ndihmat ekonomike

  3. Leone-53 says:

    Perderisa ne Itali do te jete ne qeverisje E MAJTA ajo do “te mbytet” nga emmigrantet sepse e majta italiane eshte ME E SEMURA e Europes qe ka lene popullin e saj ne varferi çdo dite e ka hapur kufijt per te huajt me dinak qe do tja bejne GROPEN pastaj pak e nga pak nje dite!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje