VIDEO/Totenhami kapitullon Chelsean

2 Janar 2015, 11:10Sport TEMA

Kryesuesja e kampionatit anglez, Chelsea, është mposhtur në derbin e Londres kundër , Totenhemit me rezultat 5:3.

Miqtë e filluan shumë mirë ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh në minutën e 18-të me golin e shënuar nga sulmuesi spanjoll, Diego Costa. Mirëpo, në vazhdim Totenhemi arriti te reagonte shumë mire duke  përmbysur rezultatin, për të marrë një fitore të merituar. Harry Kane në minutën e 30 shënoi për barazimin 1:1, ndërsa Danny Rose dhe Andros shënuan në harkun e 2 minutave duke e kaluar Totenhemin në avatazhin e dyfishtë, rezultat me të cilin mbaroi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë pas shtatë minutash lojë,  Kane shënoi golin e sytë personal dhe të katërtin për skuadrën e tij, ndërsa në listën e golashënuesve u gjend edhe Chadli , i cili realizoi në minutën e 78-të.

Skuadra e Jose Mourinhos në pjesën e dytë shënoi  dy herë, me anë të Eden Hazard dhe John Terry , por golat e tyre nuk mjaftuan për ta evituar humbjen. Kjo ishte humbja e dytë për Chelsean në këtë kampionat duke u barazuar edhe me pikë nga City, ndërsa Tottehami pas kësaj fitoreje gjendet në vendin e pestë me 34 pikë./f.b

https://www.youtube.com/watch?v=iXIgqUhGTSA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje