Mesfushori kroat beson se bashkëkombasi i tij, Mateo Kovacic duhet të luajë në një klub më ambicioz se Interi, madje nuk ngurron të flasë edhe për destinacionin që duhet të ndjekë talenti ballkanas:
“Te Reali i Madridit më pyesin gjithmonë për të. Është një talent fenomenal dhe unë besoj se do të përfundojë në një klub të madh. Interi është një skuadër e madhe por ai meriton më shumë”.
Urimi i Modric është që një ditë të luajë përkrah bashkëkombasit te Reali i Madridit.
Një mesazh i qartë nga futbollisti më i mirë i vitit 2014 në Kroaci, i cili ndalet më pas te trajneri Ancelotti, duke rezervuar fjalë pozitive për italianin pasi sipas Modric, ai është tekniku më i mirë në qarkullim. Në fund ai flet për sezonin e suksesshëm të skuadrës “Merengues”:
“Suksesi në UEFA Champions League ishte një ëndërr e bërë realitet. KUr ngrita trofeun mendova për familjen dhe trajnerin e parë, Basic sepse pa të nuk do të isha këtu ku jam. Ndeshja më e bukur është ajo kundër Bayernit të Mynihut në Gjermani”.