Alesio Çerçi pranon ofertën e Milanit

27 Dhjetor 2014, 15:42Sport TEMA

Alesio Çerçi duket se ka pranuar ofertën e Milanit.

Kështu raportojnë mediat italiane.

Italiani do të shkëmbehet kokë më kokë me sulmuesin spanjoll Fernado Torres, i cili do të rikthehet tek Atletiko Madrid.

Çerçi pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Filipo Inzaghi menjëherë në muajin janar.

Administratori i Milanit, Adriano Galiani, pasi arriti të gjente akordin me madrilenët, bindi edhe 28-vjecarin, i cili ishte i pavendosur se për kë ekip do të luante, pasi kishte edhe një ofertë nga klubi i Interit.

Klubet kanë arritur gjithashtu akordet që Milani do të paguajë pagën e Torresit, ndërsa Atletiko pagën e Çerçit deri në fund të sezonit.

Me këtë levizje ekipi i “Djallit” përforcon akoma edhe më shumë repartin e sulmit, në të cilën bëjnë pjesë edhe El Sharaui, Menez dhe Pacini./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje