Gëzim Shalaj ka marrë një shpërblim modest nga Liga e Futbollit e Zvicrës (SFL).
24-vjeçari nuk është vlerësuar për paraqitje në fushë, por pse ka kontribuar që futbolli të jetë sa më korrekt.
Mesfushori Shalaj aktualisht luan për skuadrën rumune Pandurii Targu Jiu, ndërsa deri në verë ishte pjesë e skuadrës zvicerane të kategorisë së dytë, Lugano.
Derisa luante për Luganon edicionin e kaluar, Shalajt dhe bashkëlojtarit të tij, Jonathan Sabbatini i është bërë ofertë që të trukonin një ndeshje.
Oferta iu ishte bërë në Facebook nga një i huaj.
Ai iu ishte ofruar një shumë të mirë parash, por dy lojtarët nuk u futën në këtë lojë dhe njoftuan për këtë drejtuesit e klubit, raporton Telegraf.
Drejtuesit e klubit më pas njoftuan drejtuesit e Ligës, që vlerësuan lart veprimin e lojtarëve.
“Veprimi i Sabbatinit dhe i Shalajt ishte shembullor. Ky është fair play”, ka thënë shefi ekzekutivi i Ligës zvicerane, Claudius Schafer.