Mançester Siti ka gati 30 milion euro për Mandzukiç

24 Dhjetor 2014, 13:54Sport TEMA

Mançester Siti kërkon që të përforcojë akoma edhe më shumë repartin e sulmit.

Pas dëmtimit që sulmuesi kryesor Serxhio Agurro ka pësuar, kampionët në fuqi të Anglisë, sipas mediave britanike, kanë gati një shifër prej 30 milion eurosh për sulmuesin e Atletiko Madrid, Mario Mandzukic.

Ish- sulmuesi i Bajernit është duke kaluar një sezon fantastik tek madrilenët, ku në shumë raste ka qënë deçiziv me golat e tij.

Mançester Siti nga ana tjetër është duke kaluar një formë të mirë këtë sezon, pavarësisht një nisje jo shumë të mirë, duke u renditur në vëndin e dytë në Premier Ligë, me 39 pikë, 3 më pak se Çelsi, që mban vëndin e parë./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje