Luis Van Gal: Për Bejl do të flas vetëm me drejtuesit e ekipit

24 Dhjetor 2014, 12:37Sport TEMA

Trajneri i Mançester Junaited, Luis Van Gal, në një konferencë për shtyp për mediat është shprehur se për cështjen e mesfushorit Garet Bejl, do të flasë vetëm me drejtuesit e klubit.

Numri një i “Djajve të Kuq” ka theksuar se nuk do të diskutojë me mediat lidhur me transferimin në ‘Old Traford’.

Sipas mediave britanike, ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm t’i ofrojnë 150 milionë euro Realit për blerjen e ish- yllit të Totenhemit.

“Unë nuk mund të bisedojë me mediat lidhur më këtë çështje.

Unë do të flas vetëm me drejtuesit e klubit”, theksoi Van Gal, i cili nuk e mohoi dëshirën për të transferuar uellsianin në ekipin e tij./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje