Interi gjen akordin me Arsenalin për transferimin e Podolskit

24 Dhjetor 2014, 11:06Sport TEMA

Gazeta italiane “ Corriero Dello Sport” ka shkruar se skuadra e Interit ka gjetur akordin me sulmuesin gjerman Lukas Podolski.

Trajneri i zikaltërve Roberto Mancini i ka kërkuar presidentit Erik Tohir që të transferojë në Milano sulmuesin e Arsenalit, pasi sipas trajnerit italian, Podolski i përshtatet skemave që ai përdor, si dhe do të formonte një dyshe të frikshme në sulm bashkë me Mauro Ikardin.

Gjermani luan sezonin e dytë tek Arsenali pas trasferimit nga Këlni me shifrën e 12.5 milionë eurove, por për trajnerin Venger, lojtari i përfaqësueses gjermane nuk ka bindur me lojën e tij, duke mos e aktivizuar shumë minuta.

Shuma e ofruar nga klubi I Interit në drejtim të anglezëve për transferimin e Podolskit është rreth 10 milion euro dhe pritet që ky operacion të kryhet në merkaton e janarit./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje