Bajerni i Mynihut e ka mbyllur vitin me një fitore në limitet e ndeshjes në transfertën kundër Mainzit.
Ekipi i drejtuar nga spanjolli Pep Guardiola fitoi rezultatin e ngushte 2-1, ku të parët që kaluan në avatazh ishin vendasit me ane te Elkin Soto që shenoi në minutën e 21, duke ia kaluar topin poshtë këmbëve portierit Manuel Nojerit.
Megjithatë reagimi i kampionëve të Gjermanisë nuk vonoi teksa vetëm 3 minuta më pas Bastian Shvainshtaiger ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi duke barazuar rezultatin.
Në pjesën e dytë të takimit kampionët e Gjermanisë u hodhën të gjithë në sulm për të kërkuar golin e fitores, të cilën e gjeti në fundin e ndeshjes me anë te lojtarit më të spikatur të këtij vitit, Arjen Robenm pas një asisti të marrë nga Myler.
Me këtë fitore bavarezët u shpallen kampionët e dimrit në Bundesligë duke arritur të sigurojnë 15 fitore dhe 3 barazime./f.b
https://www.youtube.com/watch?v=hRaS-G3W4v0
Bravo Tema,shkruani per Bayern,por jo edhe per kosovarin,Kampionin europian,Haxhi(Robin) Krasniqin qe mbrojti mbreme ne Mynih te Gjermanise dy trofete internacionale te boxit qe i hapen rrugen per Kampion bote ne kategorine
gjysem te rende.No coment!