James Rodrigues futbollisti më i klikuar në Google

18 Dhjetor 2014, 16:06Sport TEMA

Përpara një viti James Rodriguez nuk është se njihej shumë pavarsisht se ishte transferuar nga Porto tek Monaco me një shifër prej 45milionë eurove.

Paraqitjet e tij të shkëlqyera ne kampionatin botëror të zhvilluar në Brazil dhe një transferim të bujshëm tek Real Madridi në merkaton e verës me shifrën e 80-milionë euro ka bërë që Rodriguez të bëhet futbollisti më i klikuar në Google.

Në klasifikimin e publikuar nga Google Kolumbiani është renditur në vëndin e parë duke lënë në vëndin e dytë rekordmenin e Formulan 1 ish-pilotin Michael Schumaker.

Pas gjermainit renditet lojtari i Baltimore Ravens në National Football League të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Ray Rice,ndërsa i katërti pozicionohet Luis Suarez,me kafshimin që i bëri Giorgio Chielinit në kupën e botës.

Goli që shënoi në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës që I dha kampionatin botëror Gjermanisë ka bërë që Mario Gotze të pozicionohet i pesti në këtë klasfikiml.

Ndërkohë që dy futbollistët më të mirë të momentin Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë mbetur jashtë 10-çesh më të klikuar në internet për vitin 2014 e publikuar nga Google./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje