Legjenda e Real Madridit, Raul, mendon se ish-ylli i Juventusit, Alesandro Del Piero, është futbollisti më i mirë italian në histori.
Raul, i cili kaloi 16 vite me “Los Blancos” para se të provojë karrierën jashtë vendit, ka lavdëruar ikonën tjetër të futbollit, Alesandro Del Piero, për karrierën e tij te Juventus.
“Ai është më i miri në historinë italiane të futbollit”, ka thënë ish-kapiteni i Spanjës për La Gazzetta dello Sport.
“Një person për të cilin ndjej jo vetëm respekt, por edhe një tërheqje të madhe për atë që ka bërë”, ka shtuar Raul.
E mira ska fund…une do thoja Roberto Baggio.
Jam i mendimit me Mirin. Roberto Baggio numer 1, numri 2 vjen Del Piero. Jane qe te dy nga Veneto. Roberto Baggio nga Vicenza dhe Del Piero nga Treviso.
E drejte lojtar klasi.
del piero eshte super lojtar ,por kurr nuk kishte ‘arra’te merte ne shpine ekipin si roberto bagio qe per fat te keq humbi nje penallti ne boteror qe nuk e lejoi te behej super legjend ne ate boteror gjera qe vetem maradona i bente.