Ekipi i Partizanit udhëton sot drejt Vlorës për t’u ndeshur me Flamurtarin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16 të Superligës shqiptare të futbollit.
Trajneri Shpëtim Duro e pranon se fitorja në derbin me Tiranën javën e kaluar nuk mund të harrohet lehtë, por pavarësisht kësaj “të kuqtë” do të bëjnë të pamundurën që të japin më të mirën edhe në Vlorë.
Duro kërkon që ekipi të marrë maksimumin nga tri ndeshjet e mbetura të fazës së dytë.
Mbrojtësi Arbror Fejzullahi mendon se transferta do të jetë e vështirë, pasi Flamurtari ka në organikë mjaft lojtarë cilësor.
“Nuk duhet të na pushtojë euforia. Synimi është të dalim me rezultat pozitiv nga kjo përballje dhe sigurisht edhe një barazim do të na kënaqë sidomos pa gola edhe për portierin Hoxha që është vetëm 37 minuta larg rekordit. Çdo ndeshje kërkon impenjim maksimal dhe ne vazhdojmë ti vlerësojmë të gjitha takimet . Rival direkt në luftën për titull shoh vetem Skënderbeun”, tha Fejzullahi.
Partizani, aktualisht është në krye të renditjes me 33 pikë dhe ndiqet nga Kukësi me 1 pikë më pak, por veriorët kanë një ndeshje më shumë.
Kjo mbetet një mundësi e mirë për “demat e kuq” të shkëputen sërish deri në 4 pikë, nëse dalin me fitore nga Vlora.
Ndeshja mes Flamurtarit dhe Partizanit, falë një bashkëpunimi me FK Partizani do të transmetohet direkt në TemA TV, mundësuar nga platforma Digitalb.
Të gjithë shikuesit e TemA TV do të kenë mundësi që nga ora 16:00, jo vetëm të ndjekin direkt ndeshjen, por edhe të japin komentet e tyre online.
Perpara Partizanë! Urra!
Fitore! ?