Milani së shpejti do të ketë gati projektin për stadiumin e ri.
Sipas “Gazetta dello Sport” administratorja e deleguar Barbara Berluskoni, ka arritur marrëveshjen me fondacionin “Fiera”, për të nisur punimet për ndërtimin e impiantit të ri në vitin 2016.
Stadiumi do të ngrihet në zonën e Portellos, përballë shtëpisë së Milanit dhe do të ketë një kapacitet prej 42 mijë spektatorësh.
Fillimisht u mendua një stadium me një kapacitet prej 55 mijë vendesh, por pas studimit të projektit, u vendos për një kapacitet prej 42 mijë vendesh, projekt ku do të kontribuojë ekonomikisht edhe sponsori Emirates, që do të ketë të drejtën për të marrë emrin e stadiumit. /f.b