Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë ndeshjes, por për fat mbijeton

10 Dhjetor 2014, 15:48Sport TEMA

Një futbollist  është goditur nga rrufeja në fushë, gjatë një ndeshjeje futbolli.

Ngjarja e pabesueshme ndodhi në Peru, ku një lojtar i Sport Aguila, Joao Contreras e zuri rrufeja në fillimin e pjesës së dytë të gjysmëfinales së Kupës së Perusë, kundër skuadrës Fuerzo Minera.

Videoja e shkarkimit të jashtëzakonshëm elektrik është me të vërtetë rrënqethëse.

Futbollisti bie në tokë pa ndjenja dhe menjëherë të gjithë patën frikë për më të keqen, madje lajmet e para dhe vetë klubi folën për vdekjen e 21-vjecarit.

Për fat të mirë gjithcka u përgënjeshtrua më pas nga spitali i Huancayos, ku ishte shtruar Contreras.

Pas disa orëve ankthi gjendja e tij u gjykua e rëndë, por e qëndrueshme.

Doktorët menjëherë deklaruan se fakti që futbollisti shpëtoi gjallë ishte një mrekulli.

Si pasojë e impaktit të shkarkimit të rrufesë, u dëmtua lehtë edhe një nga arbitrat anësorë.

Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 1-1.

2 komente në “Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë ndeshjes, por për fat mbijeton”

  1. marlind says:

    O shyqyr o dial qe ke shpetuar. TE RUAJT ZOTI

  2. Maryland, says:

    Shyqyr i madh.
    Me fat ai, me fat familja e tij ,me fat te gjithe te dashurit e tij.
    Best wishes now.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje