Sokol Cikalleshi është drejt Serisë A.Për Sulmuesin e kombëtares sonë ka shfaqur interes skuadra Xhenoveze e Sampdorias.
Lajmi është bërë I dituar nga gazetari sportive I “Sky Calcio” Xhanluka Di Maricio I cili theksoi se drejtori sportive I Sampdorias ka qënë I pranishëm në derbin e Splitit për të ndekur nga afër bomberin kuq e zi.
Trajneri serb Sinisha Mihajlovic e cilëson Cikalleshin si pasardhësin e sulmuesit Manolo Gambiadini I cili do të largohet në merkaton e janarit tek skuadra e Napolit.
”Drejtori sportiv i Sampdorias, Carlo Osti ndoqi nga afër Cikalleshin në derbin Hajduk Split-RNK Split, i cili mund të zëvendësojë Gabiadinin edhe pse është një lojtar me karakteristika të ndryshme por shumë i ri. Ai mund të rrisë numrin e kolonisë së lojtarëve shqiptarë në Kampionatin Italian, mes të cilëve, Hysaj, i cili konsiderohet këtu në Tiranë si një nga produktet më të mira të futbollit shqiptar”. U shpreh Di Marzio.
Cikalleshi u transferua në merkaton e verës nga ekipi I Kuksit ku tek kroatët e RNK Splitit për vlerën e 100mijë eurove duke e shpërblyer më së miri besimin e klubit duke u bërë nja nga lojtarët më të rëndësishmë tek spliti./f.b