Lorente: Mesi dhe Ronaldo do të dështonin në Itali

9 Dhjetor 2014, 15:38Sport TEMA

Sulmuesi i Juventusit, Fernando Lorente, mendon se Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo do të ishin sulmues më të dobët, nëse do të luanin në Serie A.

Mesi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në La Liga muajin e kaluar, kurse Ronaldo ka shënuar plot 31 gola në 21 ndeshje për këtë sezon.

Por lorente, i cili u largua nga Atletik Bilbao për të kaluar në Juventus, beson se dy super-sulmuesit do të kishin probleme po të kalonin nga Spanja në Itali, për shkak se shumica e skuadrave në kampionatin italian fokusohen në mbrojtje.

“Mesi dhe Ronaldo janë lojtarë nga një planet tjetër. Por do doja të i shihja duke luajtur në Serie A ”, deklaroi 29-vjeçari për Cope, transmeton Koha Ditore.

“Skuadrat këtu fokusohen aq shumë në fazën mbrojtëse, saqë besoj se ata do e kishin shumë më të vështirë që të shënonin gola”, ka shtuar spanjolli.

2 komente në “Lorente: Mesi dhe Ronaldo do të dështonin në Itali”

  1. Tashkepi says:

    Ik ore ku mer vesh ti,a e pyete njehere totilen para se te flasesh ?!

  2. Mateo says:

    dua me shm informacion per ronaldon se jam nje fasn i madh i tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje