Këpuca e lojtarit Gjerman Mario Gece që I dhuroi Gjermanisë kupën e botës në botërorin e Brazilit është shitur për vlerën e dy million eurove.
Gëce shënoi golin e vetëm të takimit kundër argjentinës në kohën shtesë ku pancerat fituan me rezultatin 1-0 për ti dhënë Gjermanisë botërorin e shumë pritur.
Ai e kishte nxjerrë në ankand këpucën e këmbës së majtë ku është shitur mënjëherë me vlerën e dy milionë eurovë. Pak ditë më parë Gece kishte deklauruar se do ta shiste në ankand dhe të ardhurat do tia dhuronte për bamirsi shoqatës së femijeve me sindromen “daun” “Një zemër për fëmijët” .
Ylli i Bajernit vendosi që këpuca të shërbente për diçka vërtet të mire, në vend që ta mbante për gjithë kohën në shtëpi duke treguar nje gjest fantastik .
Per mua, kjo eshte cmenduria e rradhes se kohes ku jetojme. Viktor Hygoi i madh thote: “Pasuria prerallore eshte krim, kur ne kete bote ka qofte dhe nje te varfer”. Konkluzionin e nxjerr kushdo vete!