Zyrtare/ Partizani-Tirana, të pranishëm në stadium edhe tifozët bardheblu

4 Dhjetor 2014, 16:27Sport TEMA

Është zyrtare: Klubi i Partizanit ka njoftur se derbi i kryeqyetit ndërmjet Partizanit dhe Tiranës që do të luhet ditën e hënë në orën 18:00 ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”, do të luhet me praninë e të dyja tifozerive.

Në këtë mënyrë derbit të shumëpritur të kryeqytetit nuk do ti mungojë rivaliteti mes dy tifozerive, që padyshim me entuziazmin që ato do të dhurojnë në shkallët e stadiumit do ti japin shumë spektakël këtij 90 minutëshi të shumpritur.

Klubi i Partizan thekson se në bashkpunim me FSHF-në dhe Policinë e Shtetit do të marrë të gjitha masat e duhura që kjo ndeshje të jetë reklama më e mirë për futbollit shqiptar./f.b

2 komente në “Zyrtare/ Partizani-Tirana, të pranishëm në stadium edhe tifozët bardheblu”

  1. eribcn says:

    uefa dhe fshf njelloj, nxites dhune ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje