Milani ka arritur marrëveshjen me sponsorin e ri arab “Fly Emirates”, që arkëtoi në arkat e klubit 100 milionë euro.
Me këto para kuqezinjtë janë gati të bëjni një merkato të fuqishme, dhe menjëherë emri i parë që po qarkullon është rikthimi i Tiago Silvës.
Ish- kapiteni i Milanit që luan tëk PSG-ja kushton 20 milion euro dhe nëse Milani i bën një ofertë, mbrojtësi është i gatshëm të sakrifikojë nga paga e tij për t’u rikthyer në Milano.
Braziliani e ka shprehur disa herë dëshirën e tij për një rikthim tek ish- skuadra e tij, ku u bë edhe i njohur në Europë./f.b