Elseid Hysaj rinovon kontratën me Empolin

2 Dhjetor 2014, 15:55Sport TEMA

Elseid Hysaj do të vazhdojë të luajë në Serinë A.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën me skuadrën e tij Empolin deri në vitin 2018.

Në një intervistë për mediat italiane ai ka folur për zgjatjen e kontratës, duke u shprehur i lumtur.

“ Jam i lumtur për firmosjen e kontratës, së re edhe pse është simbolike, pasi unë kam lidhje të fortë me klubin dhe tifozët.

Tani duhet të bëj më të mirën për ekipin që të arrijmë objektivin për të qëndruar në Serinë A” deklaroi Hysaj./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje