Manchester United gati një ofertë marramëndëse për Carlo Ancelottin

29 Nëntor 2014, 16:52Sport TEMA

Manchester United po përgatit një ofertë marramëndëse për trajnerin Italian Carlo Anceloti.
Italiani që aktualisht drejton Realin e Madridit ka shprehur disa herë dëshirën për të rinovuar kontratën me madrilenët, edhe pse nga klubi nuk ka marrë akoma një ofertë zyrtare për rinovim.

E përditshmja spanjolle “El Mundo Deportive” ka shkruar se djajtë e kuq kanë gati një super ofertë prej 300 mijë stërlinash në javë për të joshur teknikun Italian.

Anglezët e kërkojnë me cdo kusht Ancelotin në ekipin e tyre që në sezonin e ardhshëm,edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë si tratativë për sa kohë të dyja palët si Reali dhe Ancelotti kërkojnë zgjatjen e kontratës.

Në rast së Ancelotti shkon tek Manchester United, ky do të jetë një rikthim në angli pasi në të kaluarën ka drejtuar londinezët e Chelsea./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje