Kampionë e Italisë, Juventusi morën një fitore me shumë vlera në transfertën kundër suedezëve të Malomos.
Skuadra e drejtuar nga Masimiliano Alegri fitoi me rezultatin 0-2 falë golave të shënuar nga Fernando Lorente dhe Carlos Tevez, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.
“Zonja e Vjetër” në ndeshjen e fundit do të përballet me Atletiko Madridin dhe do ti mjaftoje edhe një pikë për të kaluar në fazën tjetër.
Italianët renditen në vëndin e dytë në grupin A me 9 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër ndërmjet Arsenalit dhe Dortmundit anglzët kanë triumfuar në “Emirates Stadium” me shifrat 2-0.
Për topcinjtë e londrës Sanogo në minutën e dytë dhe Aleksis Sanchez në minutën e 57 shënuan nga një gol pë të siguruar trepikët. Me këtë fitore londinezet e Arsen Venger ngjiten në kuotën e 10 pikëve, dy më pak se Dortmundi që mban vëndin e parë në grupin D me 12 pikë/f.b
http://www.youtube.com/watch?v=r7cwwOkVqzQ
Juventusi ,eshte pasqyra ku me se shumti tregohet kriza e futbollit Italian ,pavaresisht fitores ne terrenin kundershtar 2-0 .
kurse per Arsenalin koha e mbajtjes se Wengerit ne krye te bankines ka skaduar qe perpara 12-13 vjetesh !