Milani në sulm, kërkon shërbimet e Dani Alvesh dhe Uesli Shnajder

25 Nëntor 2014, 17:31Sport TEMA

Gazeta e përdithsme spanjole “El Mundo Deportive” ka shkruar se mbrojtësi I Barcelonës, Dani Alvesh do të largohet në fund të sezonit nga Katalanasit.

Sipas shtypit Spanjoll ekipi që kërkon shërbimet e Brazilianit është klubi I Milanit, të cilët janë futur në garë për shërbimet e tij.

Administratori I deleguar Adriano Galiani është futur në bisedime me menaxherin e lojtarit për ta bindur që klienti I tij të vij nw fund tw sezonit në milanelo.

Gjatë ndeshjes së fundit në derbi kundër Interit u vërejt shumë mungesa e një mbrojtësi krahu I cili ndihmon ekipin në sulm me avancime, dhe për drejtuesit e “djallit” Dani Alvesh I plotëson këto kritere.

Ndërkohë një tjetër emër përflitet në ambijetet kuq e zi për merkaton dhe ai është emir I hollandezit Uesli Shnajder I cili luan për ekipin e Gallatasarait.

Shnajder ka kërkuar largimin nga klubi turk dhe nuk përjashtohet mundësia qe ai ti bashkangjitet Milanit të cilët e kanë pasur një dëshirë te hershme futbollistin Hollandez./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje