Pol Pogba: Dua të ndjek rrugën e Zidane

24 Nëntor 2014, 16:50Sport TEMA

Masimiliano Alegrit iu desh pak kohë të ndryshonte sistemin e lojës së Antonio Kontes, duke kaluar në rreshtimin 4-3-1-2 ose në 4-3-2-1, që u përshtatet më shumë futbollistëve të mesit të fushës.

Nuk është e rastësishme që në 3 takimet e fundit Pol Pogba e ka gjetur 3 herë rrugën e rrjetës.

21-vjecari e pranon se me skemat e reja të aplikuara nga Alegri, mund ta godasë më shpesh portën:

“Tani luaj më pranë portës dhe për mua ky ndryshim është pozitiv.

Sulmojmë me më shumë forca si dhe jemi më efikasë në kundërsulm.

Ne mesfushorët luajmë më afër sulmuesve dhe kjo është një ndihmë e madhe për ata që janë përpara.

Krahasuar me sezonin e kaluar, jemi më të fortë, kemi më shumë cilësi dhe suadra është në kompleks më mirë.”

Sapo ka rinovuar kontratën me Juventusin deri në viti 2019, një firmë që ka qetësuar të gjithë ambientin bardhezi, sidomos pas sinjaleve të fundit të Realit të Madridit.

“Reali i Madridit është një klub i madh, por i tillë është edhe Juventusi.

Unë isha më parë pjesë e Mançester Junaited, por zgjodha Torinon.

Për momentin mendoj vetëm të përmirësohem, shpresoj të ndjek rrugën e Zidan.

Ndihem shumë mirë në Torino, në Vinovo i kam të gjithë vëllezër.”

Pogba u transferua me verë të 2012 te Juventusi nga radhët e Mançester Junaited me parametër zero.

Brenda një kohe të shkurtër francezi u konfirmua në formacionin titullar, duke qenë ndër më të kërkuarit në merkato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje