Mediat greke kanë aluduar dje se mesfushori Ergys Kaçe ka refuzuar të luajë për Shqipërinë në dy miqësoret e luksit me Francën e Italinë.
Mirëpo, burime pranë stafit të Kombëtares mohojnë gjithçka, teksa tregojnë se lojtari ka qenë i dëmtuar dhe është rënë dakord mes palëve që të mos grumbullohet, raporton “Panorama Sport”.
Në fakt, dje uebsajti “sportdog.gr” shkruante se Kaçe tregoi burrëri me vendimin që mori dhe te PAOK-u janë të lumtur.
“Është dikush, i cili vendosi PAOK-un dhe të mirën e vet mbi Kombëtaren e tij. Bëhet fjalë për Ergys Kaçen, i cili çmendi drejtuesit e PAOK-ut me vendimin që mori para një jave.
Mesfushori preferoi që të qëndronte në Selanik për të kaluar dëmtimin e tij, duke humbur dy ndeshjet e Shqipërisë me Francën dhe Italinë. Edhe pse ai mund të shkonte në këto dy ndeshje, pasi dëmtimi i tij nuk ishte kaq serioz, preferoi të qëndronte në Selanik, duke humbur këto miqësore të mëdha dhe të punonte fort, për të qenë i gatshëm kur të riniste kampionati.
Ky veprim i Kaçes sigurisht që entuziazmoi drejtuesit e PAOK-ut dhe trajnerin Angelo Anastasiadhi”, citohej ndër të tjera në shkrimin për Kaçen në ueb-faqen greke.
Ju Greket, sa me shume ju beni presion Lojtareve Shqiptare, aq me shume patriot behen ata.
Edhe ai djali i vogel e tregoi kete gje ne ndeshjen me vellezerit tuaj Serb.
Shqiponja Shqiptare fluturon lart, jo neper mocalet e djallezise Greke.
FILLUAN EDHE PEDOFILAT E GREQISE TE ALUDOJN DHE TE SPEKULLOJN PER TE KRIJUAR PERCARJE…
ERGYSI ESHTE DHE MBETET SHQIPTARE ME ZEMER.
Ne fillim te viteve ’90 kam punuar ne Greqi ,por burrat Greke kur donin qe te dilnin jashte naten ,kishin frike dhe merrnin grate e tyre per dore .
Ellada pethanus !
Thjeshte komike, por na vjen mire, derisa kane arritur dhe ne kete pike dmth qe po i dridhen kembet, sado ne prapseprapi kemi nje anti-shtet, imagjino te kishim njerez te afte cbehej ne cdo hallke politike e ekonomike.