Johan Krujf: "Topin e Artë" duhet ta marrë një gjerman

25 Nëntor 2014, 15:33Sport TEMA

Johan Krujf është gjithmonë befasueses dhe i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij.

Legjenda holandeze duke folur për cmimin e “Topit të Artë” tha se këtë trofe nuk e meriton as Kristiano Ronaldo dhe as Lionel Mesi, por cdo lojtar i përfaqësueses së Gjermanisë që triumfoi në Brazil 2014, raporton Sport News.

“Topin e Artë do t’ia jepja cdo lojtari të Gjermanisë.

Lahm më pëlqen shumë.

Sigurisht jo nga pamja, por për faktin se është i aftë të luajë thuasje në cdo pozicion.

Ai ka bërë një punë fantastike për shumë vite.

Pastaj edhe Nojer është një portier i shkëlqyer, që e meriton këtë çmim.”

Kohët e fundit janë përhapur zëra se presidenca aktuale po planifikon shitjen e Lionel Mesit nëse i fiton zgjedhjet e 2016, por Krujf është i bindur se ylli argjentinas askund nuk do të ndihej më mirë se te Barca:

“I vetmi që mund të marrë vendime është vetë Mesi.

Mund të ketë klube që janë të gatshëm të paguajnë 200 milionë euro për kartonin e tij, por nuk mendoj se Mesi do të largohej për para, sepse këtu te Barcelona nuk ka asnjë problem përsa i përket anës ekonomike.

Ai duhet të luajë futboll i qetë, sipas mënyrës së tij, dhe besoj se te Barcelona, Leo e ka këtë komoditet”.

Pyetjes nëse do të ishte i gatshëm të rikthehej në strukturat drejtuese të klubit, holandezi iu përgjigj:

“Unë kam bërë gjithcka në këtë klub, kam qenë lojtar, trajner, president nderi… të shohim cfarë do të ndodhë. Nuk e kam idenë nëse mund të kthehem dhe tani nuk e mendoj këtë gjë”.

Në lidhje me rikandidimin e mundshëm të Joan Laportës për postin e presidentit të Barcelonës, Krujf tha se kjo është një cështje personale e ish-drejtuesit më të lartë të klubit katalanas, ndaj nuk mund të komentojë asgjë më tepër.

3 komente në “Johan Krujf: “Topin e Artë” duhet ta marrë një gjerman”

  1. Kur te shikoj ne ate surrat se si eshte transformuar mer taj ,qe me mgjan tamom si Klluf-i, kam pershtypjen se Topin e Art e ngatarro me Kryqin e Art NZ, kohes bushtres Hito ne Gjermani qe ta shkerdheu Hollanden per nji nate . A thu ti me qen noj dobic i perdhunimeve naziste te asaj kohe ?
    breeeeeeeeeeeeeeeee Klluf.

    1. Grenzschutzgruppe 9 (GSG9) says:

      sa trap qe je pz.po clidhje ka lufta me futbollin o fshatar?

  2. enter says:

    Po cfare gjermani oooooooooo.
    Topin e arte e meritojne vetem dy veta: Ronaldo dhe Mesi.

    Gjermanet ta mbajne me leng edhe kupen e botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje