Laveci, dhurata e Tohir për Mançinin?

25 Nëntor 2014, 16:06Sport TEMA

Prej kohësh flitet për interesimin e Interit për Ezekiel Lavecin, por ndoshta dëshira e zikaltërve mund të bëhet realitet me mbërrijen në stol të Roberto Mançinit.

Mundësitë që transferimi të kryhet me sukses janë më të mëdha për në merkaton e verës së ardhshme se sa për dritaren dimërore.

Megjithatë, nuk përjashtohet edhe një tjetër variant ai i një dhurate të presidentit Erik Tohir, që në janarin e 2015, një goditje si ajo e një viti më parë me Hernanes.

Nga ana e tij Robero Mançini është shprehur qartë, i duhet një sulmues krahu dhe me deklaratat e tij la të kuptohet se deri në janar do t’i adaptohet mundësive aktuale, por në merkato duhen afruar protagonistë të këtij roli.

Ezekiel Laveci është i pari në listë, edhe për shkak të dëshirës së tij për t’u rikthyer në Itali, edhe pse përjeton një situatë të qetë në Paris.

Kontrata me PSG i skadon në 2016 dhe në bazë të saj 29 vjecari fiton 4.5 milionë euro në sezon, ndërsa hipoteza intersiste, të paktën ajo që u hodh në treg verën e kaluar ishte për një pagë që nisej nga 3.5 milionë euro plus bonuset dhe rritej në mënyrë progresive cdo sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje