Vazhdojn edhe ditën e sotme ndeshjet e grupeve A, B, C dhe D të Uefa Champions League.
Në ndeshjen e grupit A kryesuesja Atl Madrid (9pikë) do të presë në shtëpi grekët e Olimpiakosit të cilët renditen në vëndin e dytë (6pikë) dhe pritet një ndeshje e bukur ndërmjet të dyja skuadrave.
Po me të njëjtat pikë është edhe “Zonja e Vjetër” (6pikë) ku do të përballet në “Juventus Stadium” me skuadrën më të dobët të grupit Malmon (3pikë).
Skuadra e Masimiliano Alegrit duhet të fitojë me patjetër ndeshjen e sotme kundër suedezëve, pasi Olimpiakosi ka një golavarazh më të mirë se italianët.
Në grupin B ekipi i Carlo Ancelotit do të përballet kundër Bazelit të vëndit të dytë. Madrilenët kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër, por më shumë kjo ndeshje do ti vlejë Cristiano Ronaldos I cili ka (70) gola dhe i duhet të shënojë për të kaluar Raulit (71) dhe për t’iu afruar rekordit të Lionel Messit (74).
Supersfida e kësaj mbrëmje do të jetë ajo ndërmjet Arsenalit dhe Dortmundit. Të dyja skuadrat janë të kualifikuara por gjermanëve u duhet konfirmimi për të siguruar vëndin e parë.
Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klop kanë (12 pikë) dhe ndiqen nga anglezët me (7 pikë) te cilët do të tentojnë deri në ndeshjen e fundit për të rrëmbyer vëndin e parë./f.b
Shpresoj te eliminohet juventusi.Skuadra me e PISTE e europes!
JUVJA eshte ekipi qe kur ne permendim JUVE nenkuptojme 4 KUPAT e BOTES qe ka marre ITALIA dhe anasjelltas .
Shpirti i JUVES eshte i jashtezakonshem deri ne ekstrem .
Vetem Shpirti BAVAREZ i afrohet atij JUVENTIN.
17 Nentori i dikurshem sado qe une asnjehere nuk e kam pelqyer per te mos thene ndonje fjale tjeter ,perfaqesonte Shpirtin Shqiptar .
Asnje skuader tjeter nuk i afrohej atij ekipi per nga ajo se ata jepnin jeten ne fushe .
Milani ? thjesht ekip me gjak mercenaresh dhe ekip PORDHALECERISH .
Te lutem ,shiko dhe hidh nje sy kush e ka trajnuar JUVEN per te gjitha koherat dhe atehere do ta kuptosh madheshtine e saj .
juvja e soteshme ?
E them ,eshte bere per te ardhur keq dhe turp ,mu per faktin se ka humbur ate qe eka patur te shtrenjte :SHPIRTIN dhe ate tjetren se ITALIA po vuan semundjen e SPANJES qe per 44 vjet prej 1964 -2008 nuk mori asgje ne Europe dhe Bote sepse mbeshtetej mbi Mercenaret dh ehoqi dore nga Ekipet zinxhir .
E riperseris ,qe ,mbas ITALISE eshte radha e Gjermanise pas 4-5 vjetesh te pesoje te njejten gje sido qe disa mundohen qe t’ma pergenjeshtrojne ,por keshtu do te ndodhe .
Milani?Thjesht nje ekip me 7 kupa europe 5 me shume se juventusi!
Une kur komentoj nuk pyes ke kam perballe ,por pyes VEHTEN time dhe te ve perpara FAKTEVE qe as ti dhe as ndonje tjeter nuk ke nga te levizesh .
Por c’ti besh demokracise qe na perzieu ketu bashke te LARE dhe KOKE- e GOJE pa LARE !