Kombëtarja shqiptare ka humbur dy pozicione në renditjen e publikuar nga FIFA për muajin nëntor.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi, kanë zbritur nga vëndi i 48 në vëndin e 50, me 577 pikë të grumbulluara.
Pavarsisht ndeshjeve të shkëlqyera që ka zhvilluar në miqësoret kundër Francës dhe Italisë ku ka marrë një barazim dhe nje humbje, kuqezinjtë kanë humbur dy pozicione në klasifikim.
Ndërsa për skuadrat e tjera të grupit I ku bëjme pjese edhe ne, Porugalia është ngjitur dy pozicione duke u renditur në vëndin e shtatë, kurse Danimarka renditet në vëndin e 30-të, Serbia në të 46-tin, ndërsa Armenia në vëndin e 77-të.
Ndërkohë, vëndin e pare në renditjen e përgjithshme të FIFA-s e mban kampionia e Botës, Gjermania, e ndjekuar nga Argjentina dhe Kolumbia./f.b
Do te doja qe te shkruani per trainerin Besnik Hasi,I pari dhe i vetmi trajner shqiptar ne champions league! Ky eshte sukses per sportin shqiptar!