Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Manuel Nojer janë tre finalistët përfundimtar për çmimin e “Topit të Artë”, që do të jepet me datë 12 janar në Zyrih të Zvicrës.
FIFA zyrtarizoi tre kandidatët për trofeun më prestigjoz në planin individual, që këtë vit ka ndezur jo pak polemika, pasi ka shumë prej atyre që mendojnë se në këtë garë duhen marrë parasysh dhe trofetë e fituar nga një prej kandidatëve me klubin e tij ose përfaqësuesen e tij, raporton Sport News.
Manuel Nojer në këtë aspekt do të ishte i favorizuari absolut, pasi ka fituar Botërorin me Gjermaninë dhe Bundesligën e Kupën e Gjermanisë me Bajernin, ndërsa në krahun tjetër Ronaldo, përvecse u shpall “Këpuca e Artë” e Europës arriti të fitojë Champions League, duke qenë dhe golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni por gjithashtu dhe Kupën e Mbretit.
Ndërkohë, Mesi, që është mes tre më të mirëve për të tetin vit radhazi, me Barcelonën pati një vit të varfër në trofe, por me Argjentinën arriti në finalen e Botërorit dhe gjithashtu theu dy rekorde, atë të Raul në Champions dhe Zarrës në kampionat.
Sa i përket trajnerëve më të mirë, në garë do të jenë Karlo Anceloti i Realit të Madridit, Diego Pablo Simeone, kampion i Spanjës me Atletikon dhe Joakim Lëv që udhëhoqi Gjermaninë drejt titullit të katërt botëror.
Sa i përket kandidateve finaliste për femra, si zakonisht nuk mungon braziliania Marta, por dhe gjermania Kesler e amerikania Uambac.
Goli më i bukur ndërkohë do të zgjidhet mes tre kandidaturave, atij të realizuar nga Hames Rordriguez, Stefania Roce dhe Robie Van Persi, ku dy prej të cilëve u realizuan gjatë Botërorit brazilian.
Se kuptoj cfare do ne kete liste portieri i gjermanise???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Bota ka portiere me te mire se ky.
HAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHA ….KAR-nezis nje nder to !!!
LoooooooooooooL !!!
Neur gjat Boterorit kishte bere me shume pasime se Lionel Messi !
Kjo te tregon me cfare portieri ke te besh o bythzi etiopie !!!!
O Totila, o benevreks!
PO boll dhe keta, per mendimin tim nje lojtar qe mer topin e arte dhe kepucen sduhet te jete me pretendent sepse ka shume te tjere si shembulli i Xavit qe skane marr asnje cmim.
Futbolli eshte loje kolektive nojeri pervec se ka vite qe eshte nje nga portieret me te mire ne bote dhe rezultatet qe ka aritur si me bajerin dhe ne botror e justifikojne te fitoj ronaldo shkelqen me realin por eshte i zakonshem me portugalin pra ne rezultatet e ronaldos ka role edhe ekipi nojer fitoi kupen e botes dhe 7 – 1me brazilin jane te pa perseritshem po eshte kaq magjik ronaldo te fitoje kupen e botes se ka per ti ngelur ender sa lojtar te shkelqyer qe lozin me ekipe te zakonshem mund ta fitonin kete trofe po te kishin fate ne trasferta po sikur lenjani ose kukeli te loznin me realin mundet te ishin me te mire se pepe ose rodriges mundet duhet te kesh edhe fate qe te tregosh se kush je seshte puna sa izoti je por edhe sa fate ke ne jete
E sakte “sportdashesi”…ja keshtu sic shkrove ri desha te shkruaj une. E le ketu.ska kuptim….!
@spordashsi
Me vjen keq or mik po ja ke keput kot. Po te jete per topin e arte, edhe nja 3-4 vjet te tjera, ate top duhet ta marri vetem Messi dhe Ronaldo, askush tjeter. Ato jane dy yjet qe po I japin bukuri futbollit. Mund tja japin edhe Nojerit, se duan te prishin hegjemonine e ketyre te dyve, po do te jete turp.
Asnjehere, asnje ekip I madh nuk ka fituar trofe sepse ka pasur portierin e mire, akoma me teper nje boteror. Me llogjiken tende, I bie qe po te shkoje Nojer te luaj me Portugaline mund ta nxjerri kampion bote? Po jo or mik jo, se portugalin e rrafi dhe shqiperia, dhe jo me ta dali kampion bote. As Bajern dhe as gjermania nuk I ka fituar ato trofe prej Nojerit, se ai me ato lojtare qe ka perpara ne mbrojtje, me shume fle gjume sesa pret topa. Gjermania ishte vertet ekipi me I mire I Boterorit, por 3 rastet e pasterta per shenim me porte bosh I kishte Argjentina, dhe ne asnje nga ato raste nuk pati ndonje pritje nga Nojer. Po sikur nje nga ato raste te ishte gol, atehere Gjermania do kishte humbur se s’kishte protjer te mire?
Ik or burre se eshte turp qe ne futboll, ku te gjithe njerzit I kane syte te shofin gol, topin e arte ta marre nje portjer.
Shum i sakt topi i arte edhe un duha te shoh gola pra sulmust jan ne qendet te vemendjes. Po kete her e mer topin e art portieri gjerman per te vetmen arsyje se e kan vendosur platini dhe blater dhe do lobojn qe te marin sa me shum vota gjermani qe fitoj boterori. Dhe shum te tjer do votojn gjwrmanin se dhe u merziten vetem mesi ronaldo
MESSIT ja ka borxh Topin e Arte Blateri .
Pos kesaj MESSI e nxori ne finale Argjentinen dhe Theu 2 Rekorde ne Harkun e tre diteve .
Rruga qe e con MESSIN tek Goli eshte e papare deri me sot nga Opinioni Futbollisik boteror .
Por kam mendimin se qysh vitin e kaluar kur Ky Trofe shkoi ne drejtim te paditur edhe sivjet ky trofe do te jete nje RESTO POLITIKE !
topin e arte duhet ta marre bekim bala
Varet se cfare shikon dhe mbane mend nga ndeshja neqoftese mbani mende vetem kush bene golin eshte kendeveshtrimi juaj per futbollin dhe nuk ja vlen ta diskutoj por ne qofte se nje mbrojts ose portier ne 10 raste u iken nje fillojne dhe e shajne kurse nje sulmus humbet 9 raste ne 10 dhe bene nje gol eshte i madh dhe mbahet mente vetem emri i tij kjo eshte tjeter teme ku mbrojtsit dhe portieri quhen skllevrit e skuadres kurse sulmusit zotrinjt prandaj shume tifoze dine vetem emrat e sulmusve