FSHF kërcënon Partizanin: Kujdes me tifozët e Tiranës

2 Dhjetor 2014, 17:12Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka paralajmëruar klubin e Partizanit se duhet të ketë shumë kujdes në menaxhimin e derbit me Tiranën i pragramuar për t’u zhvilluar të hënën e ardhshme në stadiumin “Qemal Stafa”.

Shefi i garave në qeverinë e futbollit, Besnik Cela, në një takim që ka patur me drejtues të të kuqve ka këmbëngukur në faktin se në stadium nuk duhe të ketë asnjë tifoz të Tiranës, pasi në të kundërt, në rast të trazirave të mundshme, përgjegjës për cdo situatë të krijuar do të jetë klubi organizator, në këtë rast Partizani, raporton Sport News.

Pas paralajmërimit të marrë nga FSHF, drejtuesit e 15 herë kampionëve të Shqipërisë po studiojnë të gjitha mekanizmat për të shmangur hyrjen e tifozëve bardheblu në stadium, qoftë në mënyrë sporadike në sektorët ku do të jenë të vedosur me shumicë mbështetësit e Partizanit.

Klubi i kuq nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëri të ditur se ne treg do të hidhen bileta vetëm për tifozët e Partizanit, në respektim të vendimit të komisioneve juridike të FSHF-së, për të mos lejuar futjen në stadium të fansave të Tiranës.

“Në prag të derbit të kryeqytetit Partizani – Tirana i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore Klubi kërkon të sqarojë të gjithë opinionin publik dhe atë Mediatik në lidhje me organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

Përgjatë ditës së sotme përfaqësues të klubit kanë zhvilluar një takim me drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në këtë takim zyrtarëve të klubit tonë i është komunikuar që në stadiumin “Qemal Stafa” nuk do të lejohen të ndjekin derbin tifozët e skuadrës së Tiranës, por vetëm ata të Partizanit si dhe simpatizantë të kësaj skuadre.

Partizani si klubi organizator i kësaj ndeshje do të hedh në shitje bileta vetëm për tifozerinë e kuqe dhe njoftojmë se në stadium do ta ndjekin takimin vetëm tifozët e Partizanit. Klubi është i detyruar në këtë mënyrë të zbatojë vendimin e dhënë nga komisioni i disiplinës çka penalizon tifozerinë bardheblu për të qenë prezente në stadium. Si klubi organizator Partizani ka për detyrë të shmang çdo incident të mundshëm pasi në të kundërt do të jetë ai që do të penalizohet nga organet drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit”, thuhet në deklaratën e Partizanit.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë sesa do të funksionojnë masat e marra Partizani, në një kohë kur askush nuk mund ta ndalojë një tifoz të Tiranës të blejë biletë sikur të ishte mbështetës i formacionit të Shpëtim Duros.

3 komente në “FSHF kërcënon Partizanin: Kujdes me tifozët e Tiranës”

  1. Billy1 says:

    Nuk po ja fut kot federata? Ne se ne nje menyre apo nje tjeter tifozet e Tiranes hyjne ne stadium nuk penalizohet Partizani, apo Durresi, Shkodra, Korca, etj. Penalizohet skuadra e Tiranes. Nese ne takim ndegjohen thirrje ne kor nga grupe tifozesh ne mbeshtetje te Tiranes, atehere sido qe te perfundoje ndeshja, partizanit ijepen tre pike ne tavoline.
    Keshtu e eshte edhe ne Itali.

  2. ardi says:

    Ashtu si thua ti billy 1 i bje futen tifozet e partizanit bertasin ne kor tirana tirana dhe partizani mer tre piket ne tavolin lehte fare sa per informacionin tat zoti billy 1 ne itali nqf denojn Stadiumin e skuadres psh denojn olimpikun e romes e kur los roma ne rom sfutet asnj tifoz as vendas as i ftuar,kur loz roma jasht futen tifozat se ska menyr kontrolli por nuk mban pergjejsi asnj skuader,pra zoti billy denohet stadiumi i romes pa tifoz jo stadiumet e italis pse fusin tifoz Roman .

  3. Billy1 says:

    Po jo mor cun, se kuptohet regjia dhe thirrjet fallco dhe kjo shtirje ka pasojat e veta dhe denohet me rende. Pikerisht per kete gje federata dergon vezhguesit e saj, te cilet vezhgojne sjelljen e te dy paleve. Pyet pak, pyet dhe do te dale se eshte keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje